Kosova nuk eshte multinacionale-po shqiptare

Kosova nuk eshte multinacionale-po shqiptare
Kosova nuk eshte multinacionale-po shqiptare

Muhamet Kelmendi

  • 17 June 2019 - 08:12

Ne Kushtetuten e Kosoves theksohet se Kosova eshte shtet "multinacional".


Ky perkufizim vjen nga Plani i Presidentit Ahtisari dhe eshte  futur pa asnje kriter juridiko-politik dhe etniko-nacional ne dokumentin e shtetit te Kosoves.
Mbi kete u ndertua nje shtet "multietnike" i Kosoves, por duke mos qene aspak multietnike, por thjeshte i nje etnie, asaj shqiptare.
Pra?
Shteti i Kosoves e ka nje perkatesi nacionale shume me te theksuar se shume shtetet tjera te UE dhe jashte ketij bashkimi, po qe ne kushteturat e tyre, jane shtete nacionale dhe edhe emertimin e kane te tille. Me kete nuk eshte krijuar pabarazia midis kombit dhe pakicave nacionale, sepse me ligj eshte e garantuar kjo barazi e tille.
Duke e futur ne Kosove multinacionalitetin eshte shnderruar vendi ne nje shtet jo funksional dhe ka rreziqe edhe te ndarjes e te copetimit te vendit tone.
Keshtu kemi pabarazi ne qeveri, Kuvend dhe ne ndertimin e pushtetit lokal, ku ka nje disproporcion te madh midis popullit dhe pjesemarrjes se pakicave ne qeveri.
Ti shohim keto:


1. Kosova eshte mbi 95% shqiptare, po ne organizim, edhe pse kemi 3-4 % te minoritetit serb, ai ka pushtuar mbi 15% te territorit te Kosoves;
2. Teritori i pushtuar eshte spastruar teresisht nga shqiptatet dhe keta me dhune dhe me tolerim te shtetit te Kosoves nuk po lejohen te kthehen ne shtepite e veta;
3. Eshte lejuar qe mbi 30% e perfaqesuesve neper organe te jene te minoritetit serbe etj., te cileve duke ua rezervuar vendet ne shtet, eshte bere vete shteti jo funksional. Keshtu e kemi  Kuvendin e Kosoves dhe shume organe te tjera te shtetit. Sidomos policia ne Veri te Kosoves etj., nuk i nenshtrohet qendres po urdherave te Serbise. 
4. Organizimi mbi baza nacionale ka krijuar komuna serbe  brenda vendit, te cilat nuk i nenshtrohen ligjeve dhe shtetit te Kosoves, por keto komuna veprojne sipas  ligjit dhe shteti serb;
5. Eshte bere jo funksional gjyqesori dhe prokuroria e vendit, administrata, arsimi etj., sepse ne Veri te Kosoves funksionojne vetem ato te shtetit serb;
6. Eshte ndare vendi edhe ne fushen ekonomike, te marredhenieve nderkombetare dhe te sigurise, sepse ai eshte vendosur nen kontrollin e Serbise;
7. Veriu dhe komunat serbe po serbizohen me kolonizim dhe
8.Po krijohet nje shtet i ri serb.
Faktet e tilla tregojne se UE ka punuar dhe po punon ne krijimin e nje shteti te ri ne Ballkan. Krejte kjo mbi gjoja interesin e nje politike gjeostrategjike ndaj shtetit serb, duke leshuar kundruall kercenimit rus ne Ballkan ne drejtim te shkaterrimit de-fakto dhe de-jure te shtetit te Kosoves.
Ketu duhet te theksojme se shtetet e UE kane me shume pakica nacionale se sa Kosova. Franca i ka mbi 30% arabe. Anglia dhe RF. Gjermanise etj., kane perberje te madhe te te huajeve. Po ato jane shtete tipike nje nacionale.
Kjo eshte keshtu edhe ne Serbi dhe ne Maqedoni; ne Mal te Zi e ne Greqi. Ne keto vende kemi mbi 30-40% shqiptare dhe ato vende nuk jane multinacionale. Vetem Kosova me nje perbereje prej 7-10 % te perkatesise nacionale jo shqiptare eshte multinacionale!
Kjo flete vete.
Dhe, jo vetem kjo, por UE ka lejuar ndarjen e vendit dhe serbizimin  e 20% te territorit te Kosoves, duke i debuar nen kujdesin e KFOR-te te Frances  mbi 12 mije shqiptar nga Mitrovica e  veriut.
Kjo nuk lejohet!
Kosova eshte e shqiptareve. Ne kete territor qe nga viti 4 mije para eres sone te RE  kane jetuar iliret dhe pasardhesit e tyre shqiptaret.
Mjafte eshte humbur territor. Ne 100 vjeteshin e fundit ka serbizuar Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia rrethe 20 mije km. katrore te tokes Dardane. Nuk ka ku shkone me tragjedi. 
Mjafte me tolerim!

(Kosova Sot Online)