Arsyet pse “Rilindja” Socialiste duhet të ndëshkohet me 25 Qershor 2017

Arsyet pse “Rilindja” Socialiste duhet të ndëshkohet me 25 Qershor 2017

Skender Kapiti

  • 18 qershor 2019 - 11:30

(Botuar me 20 Qershor 2017 në “Kosova Sot”)

(Ato arsye të cilat i pata parashikuar para 2 vitesh, që Rilindja nuk duhej që të votohej, po ato arsye janë aktuale edhe sot pas dy vitesh, me të cilat proteston opozita dhe populli shqiptar kundër Ramës dhe Rilindjes, kundër manipulkimit dhe blerjes së votave).

Ja se çfarë pata shkruar te Gazeta “Kosova Sot “ dy vite më parë m e 21 Qershor 2017, në prag të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017:

Argumentimin për këtë shkrim po e bëj në formë pyetësori

Për 50 vite komunistët instaluan në Shqipëri Republikën Socialiste, ndërsa sot, Rilindja dhe rilindasit socialistë, pasardhësit dhe pinjollët e ishregjimit kanë instaluar Republikën e narko-shtetit.

Si ndjehen sot shqiptarët nga politika dhe nga pushteti Edi Ramës:

1- I dështimit të luftës kundër korrupsionit, i mosintegrimit dhe i mosçeljes së bisedimeve për antarësimin e Shqipërisë për në BE, pra i izolimit.

2- Si ndjehen votuesit dhe opinioni publik tani e 4 vite prej rritjes së eksodit dhe prej politikës së pushtetit që e vendosi rininë shqiptare në krye të listës botërore që kërkon largimin nga atdheu, dhe Shqipërinë në vëndin e dytë në botë pas Siera Leones ku 56% e shqiptarëve kërkojnë të largohen prej pasigurisë dhe prej palumturisë që u ofrohet atyre në Shqipëri.

3- si ndjeheni nga pushteti dhe qeverisja që instaluan në Shqipëri Republikën e drogës, që ngriti narko-shtetin, i cili po kërcënon rëndë demokracinë, shtetin ligjor, sovranitetin kombëtar dhe ka bllokuar integrimin .

4- si ndjeheni nga qeverisja dhe nga pushteti i genjeshtrave, i mashtrimeve dhe i papunësisë, i varfërisë dhe i korrupsionit më të lartë në rajon dhe në Europë.

5 – si ndjeheni nga pushteti i vazhdimësisë dhe i thellimit të politikës së kriminalizuar, të pandëshkuar dhe si pushteti i sistemit të drejtësisë së padrejtësisë, të korrupsionit dhe të antiligjit.

6-Si ndjehet vetë antarësia e PS nga tradhëtia, nga aventurizmi, nga kapja dhe monopilizimi e privatizimi që i është bërë demokracisë dhe Partisë Socialiste prej klanit i të ashtuquajturës “Rilindje” dhe prej “rilindasve” të saj .

Dhe po për shoqërinë kisha edhe një pyetje shtesë:

Si ndjehet dhe a është e mundur ta durojë dhe të pajtohet shoqëria shqiptare me këtë realitet të cilin ja ka imponuar asaj politika, ky pushtet I stëm të cilin ajo e ka votuar e zgjedhur në vitin 2013?

Dhe, a do ta bëjë shoqëria dhe votuesi shqiptar ndëshkimin e kësaj politike qeverisëse parazitare dhe hajdute të demokracisë me votë me 25 Qershor 2017, apo do t’i votojë përsëri po këta politikanë dhe po këtë lloj qeverisje e pushteti sidomos këtë të sotmin?

Demokracia ia mundëson popullit të drejtën e zgjedhjes, por nëse shoqëria manipulohet, por ndoshta mund të thuhet edhe se; nëse shoqëria e pranon dhe pajtohet me korrupsionin, mashtrimet dhe gënjeshtrat dhe e zgjedh të paduhurën, të gabuarën, të kriminalizuarit, mashtrimin, korrupsionin, pra, të keqen, dhe i pranon e duron pasojat e tyre, atëhere ajo, pra shoqëria, me meritë vuan prej gabimit të vet, prej zgjedhjes së gabuar të bërë prej vetë saj.

Dhe po e mbyll përsëri më pyetjen e titullit të këtij shkrimi se: A do ta ndëshkojnë apo jo shqiptarët elitën politike të dalë boje dhe jashtëmode dhe që ngriti dhe instaloi në Shqipëri Republikën e drogës?

A do ta ndëshkojnë shqiptarët republikën e kanabisit të ngritur nga Rama dhe Rilindja e tij, dhe a do ta marrë në konsideratë populli shqiptar dëmin e madhe dhe të jashtëzakonshëm të këtij fakti të cituar edhe nga Gazeta më prestigjoze në Botë, Neë York Times, se:

“Dëmi që Edi Rama i ka bërë Shqipërisë në këto katër vite është i pariparueshëm. Shqipëria është kthyer në Kolumbinë e Europës”.

dhe vazhdon më tej duke kërkuar që:

“Shqipëria të izolohet nëse vazhdon me këto praktika”.

Kjo a nuk është një thirrje e pastër për ta ndëshkuar me votë me 25 Qershor 2017 Ramën dhe Rilindjen e tij, në mënyrë që të mos izolohet Shqipëria, pasi këto praktika nuk i ndëshkon dhe as nuk i pengon dot ai i cili i ka krijuar dhe zbatuar ato, e që është Rama, ky si shkaktar dhe autor i këtij dëmi të pariparueshëm nuk mundet pra, për t’i riparuar ato.

Tani lidershipi i PS-së dhe pushteti i saj, do të duhet të ndëshkohet ashpër prej reagimit dhe gjykimit popullor me votë kundër politikës së saj të dështuar, të shterpëzuar dhe démodé; politikë e cila i ka konsumuar të gjitha: patriotizmin dhe demokracinë false, korrupsionin, kultivimin e trafikimin e drogës, ligjin, mashtrimet e gënjeshtrat publike e politike, spekulimet, manipulimet, skenarët e xhambazllëqet e çdo lloji.

(Kosova Sot Online)