Ngritja mbi vetën e Ramës? Dhe vdekja e shpresës së Thaçit në Paris

Ngritja mbi vetën e Ramës? Dhe vdekja e shpresës së Thaçit në Paris
Ngritja mbi vetën e Ramës? Dhe vdekja e shpresës së Thaçit në Paris

Haki Abazi

  • 18 June 2019 - 15:27

Në vitet e shpërbërjes së Jugosllavisë si krijesë artificiale e cila as një ditë pas rënies së murit të Berlinit nuk arriti të qëndrojë në këmbë, shqiptarët e Kosovës dhe në gjithë ish -Jugosllavinë panë dritën e lirisë dhe daljes nga robërimi. Kjo nuk është aspak spektakuare sikur të mos vendosej në plan të parë vizioni shtetformues dhe kalimi nga imagjinata e individëve dhe një shtrese të hollë në një imagjinatë dhe vizion të gjithë popullit anekënd territoreve të copëtuara padrejtësisht.

Vitet e 90ta shikuar retrospektivë, janë vitet më të arta të farkimit të idesë për shtetin e shqiptarëve në Kosovë dhe potencialit për të nxjerrur nga margjinat shqiptarët e Serbisë Jugore përfshirë Luginën e Preshevës dhe Sanxhakun, ngritjen e Shqiptarëve të Maqedonisë nga skllavëria dhe përdorimi i tyre si krah i punës. Sigurisht që kalimi nëpër faza ka qenë me shumë vështirësi dhe me sakrifica të jashtëzakonshme, por, ajo që është karakteristike është uniteti i pathyeshëm dhe ruajtja e dimensionit të qëllimit dhe anës pozitive të solidaritetit dhe kohezionit shoqëror e kombëtar.

Ky parakusht ka mundësuar që në udhëheqje të gjitha resorëve të lëvizjes dhe proceseve të jenë njerëz me mendje, shpirt e qenie të pastër e pa përtesë në realizimin i idealit të qytetarëve për liri dhe pavarësi pa urrejtje dhe pa negativitet qoftë edhe ndaj të tjerëve qe kane qene armiqësore ndaj idesë për shtetin.

Por, këtij udhëtimi të vështirë, por, brilant të organizimit të paqes dhe luftës, të sistemit të solidaritetit dhe përkrahjes të gjitha formave, ngritjes së vetëdijes qytetare, ngitjës së artit dhe kulturës, lidhjes dhe lartësimit të diasporës, sofistikimit të komunikimit me botën dhe artikulimit të drejtave si komb para kancelarive e diplomacisë ndërkombëtare prapë i doli në rrugë një rrymë po e njëjta që i doli në përfundim të luftës së dytë botërore por edhe disa herë më herët.

Kjo rrymë që sot po meton ta ndajë Kosovën, që ka vonuar shtetformimin, që ka gërryer themelet e shtetësisë së brishtë, që ka eliminuar fizikisht patriotë, gazetarë e aktivistë, që ka instaluar korrupsionin dhe krimin dhe që ka shitur interesat e vendit duke u pasuruar për individët. Mbi të gjitha kjo rrymë e certifikatave dhe vetëmburrjes me sukses e ka sabotuar hallkën e drejtësisë së pavarur që do ta lejonte shoqërinë shqiptare të Kosovës të shihej e denjë dhe barabartë në mesin e familjes së kombeve për të mbajtur shtet. Ky skenar i rrymës së ligë po vazhdon të tentojë që ta mbajë gjallë idenë e ndarjes së Kosovës në Paris, e po mbështetet nga Rama i cili e konsideron ndarjen e Kosovës normale ashtu siç Enver Hoxhaj kishte konsideruar normale tradhtinë ndaj shqiptarëve me 1945 për të konsoliduar pushtetin e tij në Shqipëri dhe për ta mbajtur Shqipërinë larg vendeve demokratike në botë.

Dallimi është që nga izolimi dhe terri informativ janë dashur 5 dekada për të parë djallëzinë dhe krimin politik që ka bërë Enveri dhe klika e tij, për të sakrifikuar fatin e shqiptarëve jashtë Shqipërisë dhe për ta terrorizuar Shqipërinë e izoluar. Sot kërkohet shumë pak kohë dhe mund për të kuptuar që për interesin e Thaçit dhe Ramës duan të sakrifikojnë shqiptarët gjithandej duke i venë në lojë dhe duan që ta ruajnë pushtetin e tyre në perandorinë prej letrës. Ky qëllim dhe kjo shpresë do të vdesë në Paris dhe do të varrosët në Kosovën që ka të drejtë të flas vet për të ardhmën e saj.

Pyetja është nëse Rama mund te dal mbi veten dhe te kuptoje qe ne histori mund te shkohet edhe duke qene i perafert me Enverin i cili përdori analfabetet e Kosovës për te arritur qëllimin e vet por tani është 2019 dhe do te duhej Rama te jete shume me kolorit ne mendimin dhe diversitetin e qasjes ndaj çështjes dhe fatine kombit. Fitorja e Rames ne kurriz te Shqiptareve te Kosovës e Presheves dhe fitorja ndaj nje Salihu dhe Luli te dobet eshte fitore e Pirruas dhe me bisht te gjate mbrapa qe do te t'i kushtoje Rames por edhe Shqiptarëve.

(Kosova Sot Online)