Dështim pas dështimi!

Dështim pas dështimi!
Dështim pas dështimi!

Ismail Muçiqi

  • 19 June 2019 - 13:18

Nuk ka viza për kosovarët?

-Bashkimi Europian, në raportin e djeshëm për Kosovën konfirmoj edhe një here se edhe në këtë vit për qytetarët e Kosovës nuk do të ketë levizje të lirë, për shkak të institutcioneve dhe qeverive të njëpasnjëshme të cilat dështuan në përmbushjen e kërkesave dhe standardeve demokratike e në rend të parë për shkak të mos luftimit të korrupsionit, nepotizmit dhe të dukurive tjera negative.

Për shkak të kësaj gjendje vite me radhë qytetarët e Kosovës, të rinjët dhe të rejat shpresuan dhe pritën gjatë për të lëvizur lirshëm për tu shkolluar dhe punësuar në shtetet e zhvilluara të Europës, por të gjitha këto shpresa edhe kësaj here u shuan.

Anomalia më e madhe është kur klasa politike e dështuar dhe institutcionet të cilat i udhëheqin nuk ndjejnë asnjë përgjegjësi për dështimet e tyre, dhe nuk mendojn të lëshojnë rrugë gjeneratave të pa korruptuara të cilat janë të gatshme ta ndryshojnë gjendjen në shtetin e Kosovës.

Deklarata e djeshme që erdhi nga Brukseli, po shkakton revolt dhe pa knaqësi tek të gjitha shtresat e popullsis në Kosovë, të cilat kanë antar të familjeve të punsuar në botën e jashtme, dhe për shkak të mos liberalizimit të vizave për kosovarët, nuk po mund ti vizitojn të afërmit e tyre.

Katandisja e skenës politike në Kosovë, nuk don koment.

Pothuajse në të gjitha agjensionet e pavarura, dhe mekanizmat tjerë të shtetit, ka depërtuar politika e cila po ja zë frymën zhvillimit dhe progresit në Kosovë.

(Kosova Sot Online)