Mjaftë me duartrokitje?!

Mjaftë me duartrokitje?!

Skender Mulliqi

  • 19 qershor 2019 - 21:19

Në pa lumturinë njerëzore ndikojnë shumë faktorë objektiv dhe subjektiv. Asgjë në këtë botë nuk mund ti bëjë të vuajtur fëmijët sa prindërit e pa lumtur. Kjo ndikon në gjendjën emocionale të tyre, në disponimin e tyre. Fëmijët shohin gjithçka, dinë dhe përjetojnë. Dhe, asgjë nuk i bën më shumë që ata të mos kan disponim të mirë, sa gjendja  ekonomike në familje. Sado që prindërit mundohen të gjejnë fjalë ngushëlluese të fëmijët kjo nuk kalon, nuk ka mundësi të mashtrohen .Fëmijët janë të lumtur kur prindërit janë të lumtur. Lumturinë e tyre nuk e zëvëndësojnë as dhuratat e mira, as dalja në sheti dhe as koncertet …

Në Kosovë shumë prindër më fëmjët e tyre janë duke përjetuar gjendje të rënd shpirtërore, psikologjike, morale , materjale... Nuk po kan përjetime të mira së shumica nuk po i kanë gjerat elementare për jetë. Ku ta marrin disponimin e mirë prindërit e fëmijëve të cilët po jetojnë në gjendje të veshtirë materjale ? Ku të gjejnë ngushëllim dhe si kan të bëhën të lumtur fëmijët kur i shohin prindërit duke u rropatur që t’i sugurojnë ushqimin edhe për një ditë të vetme? Shumë kush këtë gjendje depresionuese është duke e paguar edhe më vdekje të para kohshme …

Profiterët  e caktuar të grupeve të partive politike të cilët  ishin ne pushtet për 20 vite, janë mësuar me iu bë duartrokitje e paten mirë ose jo. Të gjithë ata që po marrin guximin qytetarë t’i kundershtojnë po i paraqesin si kusling e çka mos tjetër. Këta po mendojnë së janë njerëz gjenial, e që tash e një kohë të gjatë Kosovën  e kan futur në rrugë të rrezikshme , duke u pru në pyetje edhe kapitulimin e shtetit te ri të Kosovës.

Kapitulimi është nocion politik e ushtarakë, kur shteti apo formacionet ushtarake në kohë të luftës ose në rast të konfliktit apo edhe pas luftës, pranojnë kapitulimin para palës kundërshtare,  duke u dorëzuar më njerëz dhe të gjithë pregaditjën ushtarake armikut në rrethana të caktuara. E vura këtë paralele edhe pse Kosova nuk është në luftë më Serbinë fizikisht, por së luftën e fituar kunder Serbisë më miqët tanë  në botë, jemi duke e vu seriozisht në pëshore . Po na ndodhin ndryshime negative të karakterit tektonik, ti quaj ashtu.

Thënë shkurt po jetojmë në një shoqëri e cila pakica autoritare po e drejton shumicën. Ky rreshtim totalitarë, ka mbrapa edhe rreshtimin ideologjik. Kjo doktrinë  na ka futur në telashe të mëdha. Vetëm ata që janë në shërbim të qytetarëve janë patriotët e mirëfilltë. Shërbimi karshi popullit bëhët kur gjerat vihen në rrugën e mbarë, e jo më fiksione te ndryshme negative …Koha nuk na pret...

(Kosova Sot Online)