Lulzim Basha dhe opozita- misioni dhe beteja për fundin e regjimit të tranzicionit

Lulzim Basha dhe opozita- misioni dhe beteja për fundin  e regjimit të  tranzicionit
Lulzim Basha dhe opozita- misioni dhe beteja për fundin  e regjimit të  tranzicionit

Skender Kapiti

  • 20 June 2019 - 13:04

Politika e tranzicionit afro 30 vjecar në Shqipëri, si politikë e dëmshme, antipublike dhe antikombëtare e reformave dështake që vetëm sa kanë përkeqësuar duke e renditur Shqipërinë vazhdimisht në krye të shteteve jo vetëm në Europë për rekorde negative. Sistemet e regjimeve politike autokratike, drejtësia dhe keqqeverisjet në Shqipëri kanë hipotekuar dhe kataloguar rekorde të denja për Librin e Rekordeve Gines.

Së pari po paraqesim Çudirat dhe specifikat shqiptare të regjimit komunist të PPSH-së që gjatë regjimit komunist në Shqipëri, Shqipëria u shqua si:

1- vëndi i vetëm në botë i cili shkaterroi edhe xhamitë dhe kishat, që ndaloi fenë me ligj, pra si i vetmi vënd ateist në botë.

2- si vëndi i cili u vetizolua dhe u armiqësua me gjithë pjesën tjetër e botës.

3- Si vëndi i cili shtetëzoi dhe koperativizoi gjithçka; njerëzit, tokat, shtëpitë e katanditë,delet, lopët e deri edhe pulat e rosat. Si vëndi që e proletarizoi dhe e xhveshi njeriun nga prona, personaliteti, dinjiteti e patriotizmi .

4-si një shtetburg për lirinë, për jetën, për të vërtetën, për ndërgjegjen njerëzore dhe i ligjit të ndalimit të lëvizjes së lirë edhe brënda shtetit shqiptar,që njihet si ligji i pashaportizimit.

Këto janë disa “rekorde të denja” për Librin Gines që vendosi komunizmi.

Por, ja edhe rekordet demokracisë shqiptare të paskomunizmit në Shqipëri që kulmuan me regjimin e Rilindjes Socialiste të vitit 2013 e në vazhdim:

1-Rekordi i batërdive të krimeve ligjore me drejtësinë, me shtetin, me ligjin dhe me pronat.

2- Instalimi i regjimit të drogës dhe ngritja e Republikës së kanabisit e të bixhozit, Republikës së mafies e krimit.

3- Rekordi europian e më gjërë për korrupsionin, drogën dhe eksodin.

4-Vetëm në Shqipëri ndodhi ajo që gjatë ketij tranzicioni paskomunist: e paligjshmja u bë“ligji” që gjykon dhe ndëshkon të ligjshmen , ku uzurpatori i pronës dhe i tokës së tjetrit ligjërohet dhe ku pronarit të ligjshën i grabitet prona dhe ndëshkohet; dhe ku prej padrejtësive Europa nuk na pranon në BE, dhe ku prej padrejtësive shqiptarët vetëm sa largohen nga atdheu.

5-Shqipëria si rezultat i regjimeve politike, dhe sidomos i këtij regjimi më të fundit, të regjimit të Rilindjes dhe kryeministrit Edi Rama është vëndi më i varfër, më i papunë dhe me krimin e korrupsionin më të stërmadh të paparë kurrë më parë.

Ky tranzicion do të mbahet mend dhe do shënohet në memorien historike si epoka kur demokracia dhe drejtësia e korruptuar bënë kërdinë me amoralitetin, krimin e korrupsionin politik dhe me paligjshmërinë e drejtësisë. Tashmë Regjimi i Rilindjes Socialiste ka precipituar në fundërri dhe nuk ka më ku të shkojë më keq, përvecse po e dërgoi vëndin në greminë nga arroganca dhe nga papërgjegjshmëria, verbëria, krimi, korrupsioni dhe nga hajdutëria e tij.

Është koha për shëmbjen e këtij Regjimi. Dhe këtë mision e ka marrë përsipër Lulzim Basha dhe opozita e populli shqiptar tashmë. Kjo është e pashmangshme. Është i pashmangshëm konsolidimi i demokracisë dhe ndarja me regjimin e Rilindjes dhe me tranzicionin 30 vjecar në Shqipëri. Ky është misioni i Lulzim Bashës, opozitës demokratike dhe e popullit shqiptar.

(Kosova Sot Online)