Ruajtja e kishave serbe me polici në Kosovë, mohon ligjin, kushtetutën dhe demokracinë

Ruajtja e kishave serbe me polici në Kosovë, mohon ligjin, kushtetutën dhe demokracinë
Ruajtja e kishave serbe me polici në Kosovë, mohon ligjin, kushtetutën dhe demokracinë

Mehdi Hyseni

  • 22 qershor 2019 - 08:37

*** Zgjohuni nga gjumi, mos lini konflikte  të hapura, sepse mjaft e keni lënë konfliktin e hapur në Kosovën Veriore, i cili do t’u kushtojë shumë shtrenjtë, jo vetëm politikës dhe diplomacisë, por mbarë popullit shqiptar në Kosovë.

*** Derisa shqiptarët t’i ruajnë me polici kishat dhe manastiret serbe, konflikti kolonial mbetet i hapur me serbët!

Në këtë rast, nuk mund të ndihmojë as Amerika, as Evropa Perëndimore, por vetëm ligji dhe kushtetuta e Kosovës, që nëse thyhen gurët e varrezave apo atakohen dhe shkatërrohen objektet fetare jo vetëm të serbëve, por të të gjitha grupeve etnike, që jetojnë në Kosovë, atëherë duhet të reagojë shteti me mekanizmat e tij përkatës, që në bazë të veprës së kryer, të dënohet me ligj çdo vandalist dhe abuzues i tyre. Kështu veprohet në tërë botën e civilizuar dhe të përparuar ku sundon ligji dhe demokracia, jo të vihet në gjendje gatishmërie policia ose ushtria, si dhe të ngrihen barriakada dhe rrethoja teli me gjemba përpara kishave dhe manastireve serbe, që sinjalizojnë se ato “vërtet janë në rrezik” prej shumicës dërrmuese shqiptare në Kosovë. Ky është një absurd i papranueshëm ngase tërësisht është në shpërputhje me realitetin e krijuar në Kosovë.

Të mbrohen institucionet shtetërore dhe pavarësia e Kosovës, sepse ende janë në rrezik nga Serbia (pavarësisht nga prania e faktorëve ndërkombëtarë në Kosovë), jo kishat dhe varrezat serbe me armë në dorë, sepse në Kosovë nuk ka gjendje të jashtëzakonshme, anarkike, as luftarake, por paqe, siguri dhe demokraci të plotë, ku çdo qytetar është i lirë, i barabartë dhe i mbrojtur me ligj, me kushtetutë, si dhe me ligjet ndërkombëtare. Kjo është pasqyra e së vërtetës së bashkëjetesës së qytetarëve të Kosovës(qershor 1999 – 2019).

Prandaj, duke marrë për bazë këtë gjendje faktike dhe  reale në Kosovë (2000-2019), nuk janë të obliguar moralisht dhe ligjërësht as shqiptarët, as KFOR-i, as UNMIK-u e as EULEX-i, që me polici dhe me ushtri, t’i mbrojnë kishat dhe manastiret serbe në Kosovë, por vetë serbët janë ata, që duhet t’i kenë ruajtur  varrezat, monumentet dhe objketet e tyre religjioze, JO me pushkë, jo me forcë, por me ligj, ashtu sikurse të gjithë pjesëtarët e tjerë të bashkësisë multietnike dhe pluraliste në Kosovë. Në këtë kontekst, nuk duhet bërë asnjë përjashtim, sepse do të vinte në shprehje diskriminimi dhe diferencimi midis grupeve etnike të shoqërisë kosovare.

Pse të ruhen kishat dhe manastiret serbe vetëm në Kosovë? Kush i ruan kishat dhe manastiret e pakicës serbe në Kroaci, në Slloveni, në Maqedoni, në Evropë dhe në vendet e tjera të botës?

-Askush, sepse ato janë të mbrojtura me ligj, jo me polici, as me ushtri, ashtu sikundër po ngjet në Kosovë, pavarësisht se çfarë thotë Plani i Marti Ahtisarit.

Në vendet e sipërtheksuara, forca-policia-ushtria kroate, sllovene, maqedone apo ndonjë forcë e huaj (sikurse që është rasti në Kosovë), nuk janë në funksion të mbrojtjes së kishave dhe manastireve serbe, por vetëm ligji, askush tjetër. Pra, logjikisht dhe ligjërisht, do të duhej të vlente i njëjti standard dhe, i njëjti trajtim i statusit të sigurisë dhe të mbrojtjes së kishave dhe të manastireve serbe në Kosovë, ashtu sikurse në Kroaci, në Slloveni, në Maqedoni etj.

Pavarësisht nga provokimet, nga akuzat dhe nga shpifjet e politikës dhe të propagandës shtetërore dhe kishtare të Serbisë se gjoja në Kosovë “janë të rrezikuara kishat dhe sakralet” e tyre religjioze, gjë që kjo nënkupton edhe diskriminimin dhe rrezikimin e të drejtave dhe lirive të minoritetit serb në Kosovë, shqiptarët  dhe partnerët e tyre ndërkombëtarë, nuk duhet të bijnë viktimë e një politike dhe propagande të këtillë serbe, sepse, tanimë ka perënduar “koha e artë” për invaduesit serbë dhe për kishat e manastiret e tyre, të falsifikuara dhe të ndërtuara mbi gërmadhat dhe mbi truallin e kishave dhe të manastireve shqiptare, kur ato dikur shqiptarët i ruanin dhe  i mbronin me pushkë, si rrjedhim i sundimit të  shtypjes dhe të robërisë kolonialiste serbomadhe gjatë shekujve të kaluar (XIX dhe XX).

Nuk janë në kurrfarë rreziku nga shqiptarët, as minoriteti serb, as kishat e as manastiret e tyre në Kosovën e pavarur, por është e kundërta, shqiptarët dhe Kosova ende janë të rrezikuara nga serbët dhe Serbia. Këtë e provon gjendja faktike e statusit të Kosovës Veriore (1999-2019), minoriteti serb , i drejtuar dhe i komanduar drejtpërdrejt nga Beogradi, në forma të ndryshme sabotuese, subversive dhe të padëgjueshmërisë ndaj shtetit të ri të pavarur të Kosovës, po tentojnë që me çdo kusht ta copëtojnë Kosovën Veriore  nga trupi i Shqipërisë Etnike.

Ky është problemi i krijuar nga vetë minoriteti serb, nga Beogradi dhe nga Kisha Ortodokse Serbe, jo hakmarrja e shqiptarëve ndaj serbëve të mbetur në Kosovë, për shkak të hipotekës së tyre, si rrjedhojë e ushtrimit të terrorit dhe të gjenocidit serb mbi shqiptarët gjatë viteve 1989-1999.

Mirëpo, derisa Beogardi dhe Kisha Ortodokse Serbe, t’ua imponojnë qeverisë së Kosovës dhe partnerëve të saj ndërkombëtarë(KFOR, EULEX, UNMIK), që me armë t’ua mbrojnë kishat dhe manastiret serbe në Kosovë, ky fenomen, në sy të botës së civilizuar, mund të mirret, jo vetëm si pretekst i Beogradit dhe i Kishës Ortodokse Serbe, që në çdo kohë ta destabilizojnë Kosovën, por edhe si argument i pranueshëm se, kinëse minoriteti serb në Kosovë “është i rrezikuar dhe i diskriminuar-jashtë ligji” si nga  shqiptarët, ashtu edhe nga qarqet mbikëqyrëse të bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë.

Derisa në një shtet demokratik dhe të lirë, siç është Kosova, mbrohen me pushkë monumentet historike (fetare apo jofetare) dhe varrezat e ndonjë grupi etnik në kuadrin e tërësisë së një shoqërie multietnike, siç është rasti me minoritetin serb të Kosovës, atëherë, ky është një mesazh shumë i keq për botën e qytetëruar dhe demokratike, sepse krijohet dyshimi se, aty nuk funksionon ligji, nuk funksionin demokracia, nuk funksionin liria, nuk funksionin rendi dhe siguria, nuk funksionon bashkëpunimi, mirëkuptimi, toleranca, barazia, drejtësia  dhe mirëbesimi ndëretnik.

Pa marrë parasysh se, gjendja e sigurisë në Kosovë, sidomos pas pavarësimit të Kosovës (17.02.2008), është stabile dhe e sigurt për të gjithë shtetasit e saj, vënia nën mbrojtjen e armatosur të kishave dhe të manastireve serbe në Kosovë, bie në kundërshtim flagrant me deklaratat dhe me raportet pozitive zyrtare të organeve dhe të institucioneve të Kosovës, si dhe të KFOR-it, të EULEX-it, të UNMIK-ut dhe të OSBE-së, të paraqitura OKB-së, BE-së, NATO-s etj., sepse të gjitha ato flasin  se, në Kosovë gjendja e rendit, e sigurisë dhe e paqes është plotësisht në stadin e duhur dhe të kërkuar sipas standardeve vendore dhe ndërkombëtare.

Pra, defakto dhe de jure, derisa në Kosovë sundon  ligji, qetësia dhe siguria në kohë paqeje, logjikisht, nuk ekziston kurrfarë nevoje, që me armë e me roje të armatosura deri në dhëmbë, të mbrohen kishat dhe manastiret serbe qoftë nga policia e Kosovës, apo qoftë nga KFOR-i  etj.

Një mbrojtje e tillë, e imponuar nga shteti dhe nga kisha serbe, sinjalizon botën civilizuese se, nuk mund të flitet për sundimin e  ligjit, të demokracisë, as për kurrfarë sigurie e stabiliteti në Kosovë, derisa kishat, manastiret, apo xhamiat dhe teqet mbrohen me polici dhe me ushtri.Për më tepër, kjo do të nënkuptonte sundimin e gjendjes së jashtëzakonshme dhe anarkike në sy të bashkësisë ndërkombëtare.

Në paqe, të drejtat dhe liritë e njeriut mbrohen me ligj,  në mënyrë demokratike dhe  paqësore, jo me pushkë në krah dhe me tanke!

Pse, dhe kush, duhet t’i mbrojë kishat dhe manastiret e pakicës serbe në Kosovë, kur ato asnjë herë në historinë e derisotme të tyre nuk kanë qenë të rrezikuara nga shqiptarët, përkundrazi kanë qenë të mbrojtura. Madje, që abusrdi të arrinte epilogun tragjik (si rrjedhim i intrigave dhe i mashtrimeve të klerkëve serbë), disa shqiptarë të pavetëdijshëm dhe të verbër, edhe janë vrarë mes veti, se kush do të ishin “bajraktarë”  të mbrojtjes së Patrikanës së Pejsë dhe të Manastirit të Deçanit!?

Përgjigjja është shumë e thjeshtë dhe transparente, ato duhet t’i kenë ruajtur vetë serbët, ashtu siç i kanë ruajtur deri në vitet e 90-ta të shekullit XX, askush tjetër. Si? – Shumë leht, serbët, së pari, duhet që Kosovën ta pranojnë si shtet të vetin; të krijojnë marrëdhënie mirëbesimi dhe të sinqerta me shqiptarët, në frymën e përbashkësisë së vërtetë, duke e respektuar njëri-tjetrin në mënyrë të ndërsjellë; së dyti, të heshtin akuzat dhe anatemat e tyre të pathemelta (të projektuara dhe të përgatitura në forma të ndryshme të nëndheshme dhe në detaje nga shteti dhe nga kisha serbe, edhe pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore), duke i etiketuar dhe akuzuar shqiptarët dhe UÇK-në si “organizëm terrorist”; të heqin dorë nga pretndimet e tyre territoriale ndaj Kosovës; të braktisin propagandën  dhe praktikën e deritashme shekullore me përmbajtje të urrjetjes raciste, nacionaliste dhe shoviniste, se kinëse shqiptarët “janë ardhacakë” në Kosovë; të pajtohen me shqiptarët, duke iu kërkuar falje për të gjitha krimet e gjenocidit dhe të shkatërrimeve materiale të Kosovës nga ana forcave paramilitare, militare dhe policore etj., si dhe  t’ua shtrijnë dorën popullit shqiptar se, do të  koekzistojnë në paqe dhe në mirëbesim të plotë.

Pra, vetëm serbët me sjelljet, me marrëdhëniet dhe me veprimet e tyre konkrete pozitive ndaj shqiptarëve, do të jenë garancia e sigurt dhe afatgjatë për mbrojtjen e kishave dhe të manastireve të tyre, jo policia ose ushtria e Kosovës..

Patriarku serb Irinej i ofendon, i shpif dhe i fajëson shqiptarët në Kosovë, duke kërkuar vetëm mbrojtjen ndërkombëtare të kishave dhe të manastireve serbe në Kosovë (!)

Shovinisti serbomadh, Irinej ka deklaruar se  “Do të bëjmë çmos që ta ruajmë identitetin e shenjtë serb në Kosovë...Mbrojtja e kishave dhe e manastireve serbe, vështirë është t’u besohet atyre që i kanë djegur dhe shkatërruar ato. Kjo është absurde dhe e panatyrshme...” (http://www..politika.rs/rubrike/Drustvo/Patrijarh-srpski-Ucinicemo-sve-da-zastitimo-svetinje.sr.html/29/08/2010//).

Kërëcënimi i patriarkut Irinej, pse  ai  së bashku me kishën dhe me  shtetin e tij, me çdo kusht po kërkon që, Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare, t’ua imponojë mbrojtjen e përherhshme të kishave dhe të manastireve serbe me  ushtri ndërkombëtare, jo me policinë shqiptare të Kosovës, do të thotë: (1) Mosnjohjen  e shtetit të pavarur nga Kisha Ortodokse Serbe, (2) Ndërrimin e tezave serbomdha se shqiptarët “ janë terroristë dhe vandalistë, që rrënojnë dhe djegin kishat e manastiret serbe”, jo barbarët dhe terroristët e dëshmuar serbë, të cilët që nga viti 1878  e deri më 1999 kanë djegur jo vetëm kisha, xhamia, teqe, shkolla, shtëpi... etj., por i kanë vrarë, masakruar dhe djegur për së gjalli edhe shqiptarët e pafajshëm në shtëpitë dhe në vendbanimet e tyre, si shkak dhe pasojë e krijimit të Serbisë së Madhe me luftë, me agresion, me terror dhe me gjenocid. Kështu, si shteti, ashtu edhe kisha serbe veproi edhe në kryerjen dhe në rrumbullakësimin e gjenocidit të fundit në Kosovë (1981-1999).

Kjo tezë nuk mund të ndryshohet, e aq më pak, t’u atribuohet shqiptarëve si kolektivitet as si shtet, as kur ishte fajala për disa raste të izoluara në vitin 2004,  të cilat nuk kishin karakter të përgjigjejes së retorsionit të ligjshëm ngase vandalizmi, terrorizmi dhe gjenocidi serb ka historinë e gjatë më se njëshekullore mbi shqiptarët, mbi Kosovën, mbi Anamoravën, mbi Iliridën etj.; (3) Nxitjen e mosbesimit dhe të urrjetjes armiqësore mbi bazën nacionale, fetare dhe etnike; (4) Rrezikimin e ekzistnecës jo vetëm të kishave dhe të xhamiave, por edhe të vetë minoritetit serb në Kosovë, që patjetër, në mënyrë permanente, do të impononte mbrojtjen dhe përkujdesin e bashkësisë ndërkombëtare; (5) Autonominë politike dhe eksterritoriale të kishave dhe të manastireve serbe (ashtu siç parashikon fatkeqësisht edhe Plani Marti Ahtisarit për Kosovën); (6) Ushqimin dhe mbajtjen gjallë të nacionalizmit autodestruktiv dhe autoritar etnocentrist, rikthimin e sovranitetit kolonial serb mbi Kosovën; (7) Justifikimin e së drejtës historike të serbëve, të shtetit dhe të kishës ortodokose serbe mbi Kosovën etj.

Këto janë disa nga rreziqet  më kryesore që mund të lindin, nëse edhe më tej vazhdohet me praktikën e gabuar të deritashme të mbrojtjes së kishave dhe të manastireve serbe  me polici dhe me ushtri në kohë paqeje dhe sigurie të plotë në Kosovë. Kësi shembulli absurd dhe drastik improvizues, njeriu nuk mund ta gjejë në asnjë shtet në botë, sepse çdokund në globin tokësor, kishat, manastiret, xhamiat, tempujt etj., mbrohen me ligj, jo me polici apo me ushtri, ashtu sikurse në rastin e Kosovës.

Shumë thejsht, nëse serbët atakojnë varrezat, xhamiat, teqet, etj. të shqiptarëve, ata  duhet të japin llogari para gjykatave kompetente, dhe regirozisht të dënohen sipas ligjit. E njëjta gjë, do të duhej të vlente edhe për shqiptarët, si dhe për minoritetet e tjera në Kosovë.

Pra të gjithë ata aktorë vandalistë që thyejnë gurë varresh, objekte kishash, manastiresh, xhamish, teqeve etj., duhet të nxirren përpara gjykatave përkatëse, dhe të dënohen sipas veprës së kryer.

Derisa kisha serbe kërkon që me armë të mbrohen kishat dhe manastiret e tyre qe 19 vjet (1999-2019) ngase sipas raporteve  falsifikuese të saj, ato “janë në rrezik” nga shqiptarët, kjo aletrantivë anitligjore, antikushtetuese, antidemokratike dhe antipaqësore tregon të kundërtën-hipotekën dhe mëkatet e saj ndaj shqiptarëve, të bëra, edhe  gjatë viteve 1989-1999 në kuadrin e regjimit pushtues të Slobodan Milosheviqit, ashtu sikurse në vijimësinë e historisë dhe të politikës së saj antishqiptare historike (1878-1999).

Ndonëse nuk ekziston asnjë bazë ligjore që vetëm kishat dhe manastiret e pakicës serbe të vihen nën mbrojtjen e armatosur të policisë vendore  apo të asaj ndërkombëtare në Kosovë, kjo paradigmë dhe  praktikë negative që vetëm manastiret dhe kishtat serbe të vihen nën mbrojtjen policore(vendore) dhe nën policinë dhe ushtrin ndërkombëtare, do të duhej të ndërpritej, sepse ky është provokimi, dhe pasqyra më e përthyer e imazhit të shtetit të ri të pavarur të Kosovës.

Sa më sipër, duhet të marrim parasysh edhe faktin se, derisa shqiptarët (me polici, apo pa polici) t’i ruajnë dhe t’i mbrojnë kishat dhe manastiret serbe, KONFLIKTI KOLONIAL  mbetet i hapur me serbët!

Duke qenë se Kosova me realitetin e saj të ri ka dëshmuar se është shtet i lirë, demokratik, multietnik, pluralist dhe paqësor, andaj shtrohet pyetja: - Pse vetëm Kosova dhe shqiptarët të jenë përjashtim, kur është fjala për mbrojtjen e kishave dhe të manastireve serbe me polici vendore apo të huaj?!

Ky standard i dyfishtë ndaj Kosovës, do të duhej të eliminohej sa më parë të jetë e mundur nga praktika e derisotme ngaqë është në dëm të interesave vitale të Kosovës dhe të atyre të bashkësisë ndërkombëtare, të pranishme në Kosovë.

Historia e derisotme e Gadishullit Ballkanik ka provuar se, shqiptarët nuk janë racistë, vandalistë, terroristë, vrasës, piratë, as grabitës të tokave dhe të pasurive të fqinjëve të tyre, ashtu sikurse me shekuj dhe me dekada janë dëshmuar kolonialistët dhe imperialistët serbë, malazezë, maqedonë dhe grekë, por janë një popull paqësor dhe liridashës. Mirëpo, sa ia vlen, kur këto tradtia, virtyte dhe vlera të paçmueshme të shenjta dhe demokratike dhe paqësore të tij, gjithmonë i kanë keqpërdorur serbët, malazezët, “maqedonët” dhe grekët për qëllime të tyre “të larta”-shfarosjen-spastrimin etnik të shqiptarëve dhe pushtimin me gjenocid dhe me agresion të teritoreve dhe të shtëpive të tyre. Ky është motivi kryesor pse, edhe  sot, pas pavarësimit të Kosovës, serbët pa të drejtë po kërkojnë që kishat dhe manastiret e tyre, të jenë nën mbrojtjen e përherhshme dhe hekurt të KFOR-it, jo të policisë së Kosovës, të cilën jo vetëm se nuk e njohin si polici të vetën (edhe pse në të ka policë  e komandatë serbë, madje kanë edhe ministra në qeverinë e Kosovës, gjithashtu, kanë deputetë në kuvendin e Kosovës, kanë këshillëtarë në Presidencën e Hashim Thaçit (për çfarë opinion publik nuk ka qenë i njohtuar derisa është zbuluar se, këshillëtari i tij,Branislav Nikoliq kishe qenë spiun sekret i BIA-së, të cilin menjëherë e shkarkoi presidenti Hashim Thaçi, si rrjedhim i reagimit publik të mediave në Kosovë,qershor 2019), si dhe në institucionet dhe organet e ndryshme  shtetërore të Kosovës, siç është Gjykata Kushtetuese e Kosovës etj.)., por së bashku me shqiptarët i quajnë “vandalistë” dhe “zjarrvënës” dhe “ rrënimtarë” të kishave dhe manastireve të tyre (!)

Këtë ndërrim të tezave dhe, këtë politikë dhe propagandë etiketuese serbomadhe të Kishës Ortodokse Serbe, e dëshmon, edhe kjo deklaratë kërëcënuese, ofenduese dhe shpifëse e kryepatriarkut të saj, Irinej, ku thuhet se: “Mbrojtja e kishave dhe e manastireve serbe në Kosovë, është vështirë t’u besohet atyre që i kanë djegur dhe shkatërruar ato. Kjo është absurde dhe e panatyrshme...” (http://www.politika.rs/rubrike/Drustvo/Patrijarh-srpski-Ucinicemo-sve-da-zastitimo-svetinje.sr.html/29/08/2010//).

Përkundrazi, rikolonizimi dhe pushtimi gjenocidal i Kosovës më 1989-1999, dëshmoi të kundërtën, serbët ishin ata zjarrvënës, shkatërrimtarë, vrastarë, vandalistë dhe terroristë, që bombarduan dhe shkatërruan deri në themel, jo vetëm “219 xhamia dhe objekte fetare”, por edhe monumentet historike dhe kombëtare shqiptare siç ishte nëdr to, edhe Shtëpia Muze e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Me gjithë akuzat dhe shpifjet ndaj shtetit të ri të Kosovës, ndaj bashkësisë ndërkombëtare (në veçanti ndaj Amerikës dhe aleatëve të saj evroperëndimorë, që kanë shpëtuar dhe e kanë njohur subjektivitetin juridik ndërkombëtar të Kosovës) dhe ndaj shqiptarëve, serbët  në Kosovë nuk kanë asnjë arsye pse të frikësohen për  statusin dhe për fatin e kishave dhe manastiret të tyre, ato lirisht mund t’i kenë lënë dyerë hapura, ashtu sikurse këtu e 100 vjet më parë, sepse askush nga shqiptarët nuk do t’i rrezikojë as nuk do t’i dëmtojë ato. Pavarësisht nga ndonjë “incident” i izoluar, që mund të ndodhë çdokund në botë, jo vetëm në Kosovë, historia e derisotme ka dëshmuar se shqiptarët nuk merren me dhunimin e gurëve të varreve dhe të varrezave, dhe manastieve dhe të kishave serbe në Kosovë, por me luftën e tyre çlirimtare kombëtare dhe antikolonialiste 100-vjeçare për t’i ritkhyer territoret e veta, të copëtuara dhe të kolonizuara me forcë, me agresion, me terror dhe me gjenocid nga serbët, nga malazezët, nga grekët dhe, së fundi edhe nga “maqedonët”(1990-2019).

Pra, preokupimi strategjik afatgjat i shqiptarëve në të gjitha trevat indigjene të Shqipërisë Etnike, është shkolonizimi dhe ribashkimi i tyre në një shtet të natyrshëm kombëtar dhe demokratik, ashtu sikurse shtetet e tjera kombëtare në Ballkan, jo lufta me varret, me kishat dhe me manastiret serbe, ashtu siç ka shpifur me shekuj politika propagandistike e shteteve ekspansioniste sllave në Ballkan, në kurriz të vetëvendosjes dhe të së drejtës  historike dhe natyrrore të idenitetit kombëtar, territorial dhe shtetëror të shqiptarëve dhe të Shqipërrisë Etnike në Ballkan.

(Kosova Sot Online)