Dështimi i samitit të Parisit

Dështimi i samitit të Parisit
Dështimi i samitit të Parisit

Ismail Muçiqi

  • 22 June 2019 - 11:15

Rrëmuja e skenës politike shqiptare!

Shtetësia e Kosovës po sfidohet përditë e më shumë, qoftë nga kundërshtarët e jashtëm siç janë Rusia dhe Serbia, të cilat me aleancën e tyre shekullore kanë qenë dhe janë gjithmonë kundër stabilizimit të Ballkanit përkatësisht kundër rritjes dhe zhvillimit të shqiptarve në Ballkan.

U bënë 20 vite, që shteti i Kosovës për shkak të interesave të faktorve global të cilët kanë ndikim në politikën botërore po e shantazhojn shtetësinë e Kosovës, duke bllokuar në mekanizmat dhe integrimet qoftë europiane apo në forumet tjera me karakter botëror.

Nuk mund ta fajësojmë Serbinë, Rusinë, Kinën apo dikon tjetër, por fajtor kryesor i të gjitha këtyre dështimeve që po ndodhin kohëve të fundit qoftë në Shqipëri, Kosovë apo gjetiu, janë shqiptarët përkatësisht elitat politike të cillat po i mbajnë shqiptarët peng, duke ja reduktuar perspektivën.

Kjo po shihet edhe këto ditë, Shqipëria si shtet i pavarauar mbi 100 vite ka mbetur peng i së kaluarës, e zhytur në krim dhe korrupsion dhe është katandisur me probleme negative të më të ndryshme.

Për shkak të kësaj mendësie të luftës për pushtet, përqarjet ndërmjet liderëve institutcional dhe partive politike kanë arritur kulminacionin dhe paraqesin një rrezik shumë serioz për ndonjë luftë qytetare.

Po thuajse e njëjta gjendje ekziston edhe në Republikën e Kosovës, e cila përpos që ballafaqohet me problemin historik në raport me Serbin, klasa politike është e përqar dhe ja ka zënë frymën përspektivës së këti vendi.

Kjo rrëmuj po tregon edhe me rastin e pritjes të organizimit të Samitit të Parisit, i cili dështoi të mbahet. Edhe në këtë rast kalkulimet të cilat po bëhen në skenën politike të Kosovës, duke u mbajtur takime të fshehta me Serbin, nga individët pa mandat, pa transparenc, pa dijen e Parlamentit dhe përkrahjen e spektrit politik, e kanë sjell Kosovën dhe politikën e saj në qorrsokak.

Askush nuk din ti tregoj popullit se qka po ndodh në bisedimet me Serbin, dhe cilat janë porosit dhe sygjerimet serioze dhe miqësore të shteteve mike të Kosovës.

Nga aplikimi i taksës kundër mallrave serbe dhe boshnjake, e pamë se Kosova foli me 3 zëra, do të thotë Kosova nuk ka politik të ndërtuar në harmoni me vizionin strategjik të interesit dhe ndërtimit të shtetit.

Për shkak të këtyre edhe në këtë vit nuk ka liberalizim të vizave.

Parlamenti i Kosovës është pasqyra më e mirë që tregon se interesat e partive politike dhe të subjekteve tjera, e kanë bllokuar punën e institutcionit më të lartë dhe përmes obstruksioneve dhe formave tjera kanë mbetur afër 70 projektligje të pa miratuara për shkak të mungesës së korumit dhe pjesëmarrjes në mbledhje.

Nepotizmi dhe familjarizmi kanë arritur në shoqërin kosovare në kulminacion, partit politike i kanë okupuar të gjitha agjensit dhe ndërmarrjet publike të shtetit duke i mbushur me militant partiak dhe me familjar të tyre.

Si ti thuhet ndryshe kësaj rrëmuje dhe maskarade në skenën politike qoftë të Kosovës dhe të Shqipërisë?

Vetëm Zoti mund ti ndihmoj dhe ti nxjerr këto vende nga ky kaos.

(Kosova Sot Online)