Bujqësia e "plagosur"!

Bujqësia e
  • 24 June 2019 - 10:12

Dikur sektori i bujqësis në Kosovë, ishte pjesë dominante e zhvillimit të gjithmbarshëm ekonomik.

Bujku edhe pse nuk kishte mjete të përsosura agro teknike, me punën e ti të pa lodhshme arriti ta siguroj kafshatën e bukës për familje dhe tepricat e drithrave i plasoj në treg dhe arriti të fitoj edhe mjete materiale.

Pas luftës në Kosovë, sipërfaqet e tokës bujqësore filluan të degradohen dhe të shëndrrohen në shtëpia dhe ndërtesa betoni pa plan rregullativ dhe pa mëshirën e askujt.

Bujku i Kosovës, po përballet me probleme të përditshme për ta punuar tokën për shkak të mungesës, mjeteve teknike, përkrahjes materiale nga ana e shtetit, mungesa e donacioneve si dhe problemi më shqetësues, mungesa e barnave-herbicideve për mbrojtjen e bimëve dhe kulturave tjera bujqësore.

Një numër i njerzëve prodhues bujqësor këto ditë i dëgjova duke u ankuar se për shkak të herbicideve të cilat kanë hyr në Kosovë, të cilat janë me afat të skaduar dhe të cilat nuk kanë sjell asnjë efekt pozitiv në mbrojtjen e bimëve një numër i bujqëve janë detyruar që ti lavrojnë sipërfaqet e mbjella për shkak të dështimit të barnave-herbicideve të falsifikuara.

Avuku si Agjension i Qeveris-i shtetit të Kosovës, është shëndrruar në një Shoqat të mbyllur të karakterit (pensional apo invalidor), e cila ka dështuar në kryrjen e misionit të vetë.

Në këtë agjension viteve të fundit pati lajme dhe afera shqetësuese që nga hyrja e mishit të prishur në Kosovë, e të produkteve tjera siq ishte gruri nga Serbia e deri te importi i barnave për mbrojtjen e bimëve.

Në këtë Agjension përkatësisht në krye të ti punon një klan i njerzëve të cilët ka kohë që është dashurë të largohen nga aty.

Të gjitha këto e kanë sjellë në pozit të pa lakmushme bujkun, prodhuesin, fshatarin, njeriun e tokës, të cilët me përkushtim janë marrur me prodhimin e drithrave në Kosovë.

Këto pasoja e kanë sjell Kosovën në pozit të pa lakmushme në sigurimin e nevojshëm të grurit përkatsisht të bukës për qytetarët.

Sot Kosova i përmbush vetëm 50% të nevojave me drithra, ndërsa pjesa tjetër sigurohet nga importi me qmime dhe me kosto shumë më të lartë.

Duhet theksuar se pas 20 vitesh, Kosova ende nuk e ka organizuar sistemin e mbrojtjes kundër breshrit, me mijëra hektar për qdo vitë, drithra dhe kultura tjera bujqësore shkatërrohen nga breshri dhe askush nuk qanë kokën që më në fund të zgjidhet ky problem imediat i kohës.

Këtë gjendje në bujqësin e Kosovës padyshim e kanë sjell institutcionet e papërgjegjshme dhe të padishme(jo profesionale), të cilat e kanë lënë bujqësin e Kosovës në gjendje të "plagosur".

(Kosova Sot Online)