Basha dhe opozita përballë Juntës politike të

Basha dhe opozita përballë Juntës politike të
Basha dhe opozita përballë Juntës politike të

Skender Kapiti

  • 24 June 2019 - 15:27

Publikimi i përgjimeve skandaloze të gazetës gjermane “Bild” verteton faktin dhe realitetin në Shqipëri, të asaj se Shqipërinë e sundon dhe e ka kapur një juntë politike, junta e Rilindjes Socialiste.

Kjo juntë e një grupi interesi njerëzish kanë bërë krimin e paimagjinueshëm elektoral, atë të vjedhjes së vullnetit të popullit duke blerë votën e qytetarëve. Kjo juntë politike është vertetuar jo vetëm nga opozita politike dhe populli shqiptar, por është vertetuar tashmë edhe ndërkombëtarisht se ka bashkëpunuar me mafien e krimit dhe me atë të drogës për të mbajtur pushtetin si dhe për ta “rifituar ”atë.

Lakuriqësinë e kësaj junte e nxorën në dritë përgjimet e ekspozuara mediatikisht nga gazeta më e madhe ne Europë, “Bild”. Kundër kësaj Junte të Rilindjes ka muaj që proteston Partia Demokratike dhe aleatët e saj, në rezistencë dhe në mbrojtje të vlerave të larta të lirisë, të dinjitetit njerëzor dhe atij kombëtar, në emër të vlerave dhe standarteve demokratike europiane dhe të integrimit.

Dhe nisur nga ky skanal i kësaj Junte politike dhe kriminalo-policore Opozita e drejtuar nga Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke mos pasur më pikë besimi te ky kryeministër dhe te kjo Juntë politike, opozita nuk shkon në zgjedhjet farsë dhe fasadë të 30 Qershorit 2019 me një pushtet dhe me një qeverisje të tillë e cila tashmë është provuar se pushtetin e ka marrë në rrugë antiligjore dhe kriminale, me presion politik dhe me blerje votash.

Përgjimet e “Bild”vertetuan të drejtën morale, demokratike dhe kombëtare të opozitës e cila dogji mandatet e deputetit dhe ka muaj që ushtron të drejtën demokratike me protesta paqësore për një qeveri teknike për t’a qeverisur vëndin dhe për zgjedhje të parakohshme parlamentare të cilat do ta ruanin demoktracinë dhe do të shmangnin destabilitetin e vëndit.

Gjykuar dhe në këtë vështrim edhe Presidenti i Republikës ç’dekretoi zgjedhjet vendore të 30 Qershorit 2019, pasi nuk mund të zhvillohen zgjedhje normale në një situatë krize të rëndë jo vetëm politike, por një krizë të thellë demokratike dhe krize parlamentare, konstiticionale dhe morale.

Gjithçka çfarë mund të ndodhë, të rezultojë e të precipitojë si e keqe dhe e paparashikuar nga arroganca e kësaj junte e cila injoron këtë realitet të rëndë të krijuar nga vetë ajo, përgjegjësia do të bjerë mbi këtë qeverisje që tashmë njihet si rilindja e së keqes.

(Kosova Sot Online)