Me kriminelët serbomedhenj nuk bisedohet

Me kriminelët serbomedhenj nuk bisedohet
Me kriminelët serbomedhenj nuk bisedohet

Muhamet Kelmendi

  • 24 June 2019 - 18:39

Shqiptarët e dine se me shtetin fashist serb nuk ka bisedime. Kjo për faktin se Serbia vetëm dhune dhe terror, gjenocid ka bere mbi shqiptarët.

Serbia e do Kosovën e serbizuar.

Me deklaratën e kriminelit Vucic se "Serbia kurrë nuk do te njohim shtetin e pavarur dhe sovran te Kosovës", as qe duhet biseduar shteti i Kosovës. Kjo tregon se Serbia i do bisedimet ne Kosovën si territor serb.

Përkundër kësaj, z. Thaçi e vazhdon avazin e vete.

Ai tha:

" Vendimet dhe qëndrimet e shtetit te Kosovës janë "fakt" për mos realizimin e marrëveshjes me shtetin kriminal serb".

Mu këtë qëndrim te z. Thaçi e përkrahi krimineli Dacic. Duke folur ne Beograd mbi Kosovën, k.Dacic tha:

"Lidhur me bisedimet dhe te ardhmen e tyre tregon z Thaçi. Ai tregoi se Kosova është shkaktare për mos zhvillimin e bisedimeve ne Paris".

Lidhja e tille midis këtyre dy subjekteve (sh. Thaçi e Dacic), tregon se plani për marrëveshje kryesisht qëndron ne ndarje te vendit tone.

Këtë e tha krimineli Vucic.

Nëse nuk bisedohet për njohje te shtetit, pra, nëse Serbia nuk e njeh shtetin e Kosovës, pse duhet biseduar?

Faktet flasin se ketu atëherë është çështja e ndarjes se Kosores dhe shteti i Kosovës këtë ndarje dhe copëtim nuk duhet me asnjë çmim për te pranuar.

Vetëm me bazën e shtetit kunrdo duhet te ecet ne rrugën e zgjidhjeve te ceshtjeve tjera shqiptaro - serbe. Pa njohje te shtetit nuk krijohen raportet per bisedime mbi ceshtjet ekonomike, politike dhe juridike.

Serbia duhet te japi llogari për vrasjet, për përdhunimet, për demet materiale dhe për dëbimet e plaçkitjet e bëra mbi popullin shqiptar.

Por, baze e tere zgjidhjes se çështjes është njohja e shtetit. Mbi këtë futet ne veprim parimi

i reciprocitetit ne zgjidhjen e çështjeve nacionale, asaj shqiptare nen Serbi dhe serbe ne Kosove.

Asnjë zgjidhje tjetër nuk duhet pranuar.

Thuhet se status-quoa është e dëmshme për Kosovën.

Enver Hixhaj deklaroi:

"Për Kosovën statys-quoa është armiku me i madh".

Si te iket nga kjo?

Me ndarje z.Hoxha te territorit te Kosoves!

Me ripushtim apo me atë qe tha krimineli Vucic se nuk do te njohë kurrë shteti sovran i Kosovës.

Z.Hoxhaj mos vjedhni. Je ne pushtet tash ec15 vite. Dërgoni kriminelët ne burg. Ndaleni z. Thaçi dhe Xhavitat nga krimi dhe Kosova e merr te mbaren.

Status-quoa lëvizë nga vendi me luftën kundër krimit dhe korrupsionit Pa pune kembengulese ne luftimin e ekonomisë informale dhe te mafisë kriminale nuk lëvizë vendi.

Po Kosova ka perspektive me shtet te zhvilluar dhe te ligjshëm, pa krim dhe pa korrupsion, pa veglat shoviniste ne pushtet ,me punësim dhe me te ardhura qe garantojnë zhvillimin. Nuk ka perspektive vendi me krimet qe janë aktualisht.

Mjafte z.Hoxhaj

Perspektiva z.Hoxhaj nuk vjen nga marrëveshja me shtetin serb. Kjo kërkon respekt dhe vullnet te dyanshëm për paqe. E Serbia e krimineleve te Milloshevicit, si Vucic e Dacic, kurrë nuk do te këtë paqe.

Vendi ynë dhe populli shqiptar ece përpara vetëm me zhvillim dhe pajtim kombëtar te kombit.

Ka mundësi politike e juridike te realizohet edhe bashkimi kombëtar, si forme e mënyrë shume e forte e zhvillimit te vendit dhe te kombit.

Këtu është perspektiva.

(Kosova Sot Online)