Shih, shih, bashkimi kombëtar “çështje e tejkaluar” !?

Shih, shih, bashkimi kombëtar “çështje e tejkaluar” !?
Shih, shih, bashkimi kombëtar “çështje e tejkaluar” !?

Mehdi Hyseni

  • 25 June 2019 - 09:52

Gabimet në politikë janë të pariparueshme, pavarësisht se kush dhe, kur  i bën ato, dhe për çfarë qëllimesh dhe interesash. Gjithashtu, çdo opinion,  reagim apo vendim i vonuar, në politikë nuk ia vlen për hiq gjë, sepse nesër, në politikë, gjithmonë është vonë, pa kurrëfarë efekti politik qoftë në sfondin kombëtar a shtetëror.

 Në kuptimin e politikës së stome dekadente, nepotiste, korrupcioniste, karrieriste, burokratike, despotike dhe latifundiste të copëtimit të shoqërisë në klasa, Jahjaga ka pasur të drejtë që çshtjen e bashkimit kombëtar e ka quajtur të “tejkaluar”, sepse, vërtet, që nga viti 1990 e deri më sot 2019, “elitat politike” drejtuese të shqiptarëve janë të preokupuara me  luftën për pushtet, për pasuri, për plaçkë, për lavdi, për tradhti dhe për shitje të interesit të përgjithshëm të kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike, JO për bashkimin, begatimin, zhvillimin dhe përparimin e tyre, në asnjë formë, pavarësisht nga e drejta historike dhe ajo ndërkombëtare, që është në favoirin e tyre.

 Dikur, derisa  ish-presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga ishte në krye të Presidencës së Kosovës ( “7 prill 2011-7 prill 2016”) pati deklaruar se  ”Çështja e bashkimit kombëtar i përket shekullit të kaluar dhe është koncept i shekullit të kaluar. Shqiptarët nuk arritën të krijojnë shtetin kombëtar në baza etnike. Tanimë ne jemi duke jetuar në shekullin e integrimeve, në politikat e integrimeve dhe në politikat ndërtimit të bashkëpunimit dhe raportit të barabartë në mes të shteteve dhe në mes të popujve”.http://www.botasot.info/kosova/211247/jahjaga-ideja-e-bashkimit-kombetar-i-takon-shekullit-te-kaluar/).

Mirëpo,  ish-presidentja  Jahjaga kishte harruar maksimën historike  se,  pa të kaluarën, nuk do të kishte as të sotme dhe, pa të sotmen, nuk do të ketë as të nesërme. Ky është kuptimi dialektik i ndërlidhurisë së epokave dhe i shekjuve të kaluar dhe i shekullit të sotëm (XXI).

-Një popull që nuk ka historinë e së kaluarës dhe territorin e vet etnik, ai nuk është popull, por vetëm një krijesë nomade, e përbuzur nga shekujt si rrjedhim i zhveshjes së elementit historik, etnik, kombëtar, territorial dhe shtetëror.

 Ky konstatim nuk është i pranueshëm as historikisht e as kombëtarisht, sepse ideja e bashkimit kombëtar, logjikisht nuk u përket vetëm shekujve të kaluar, por historisë së popullit, përkatësisht kombit shqiptar, që identifikohet me kohën e kaluar, me të sotmen dhe me të nesërmen.

 Me kalimin e epokave dhe të shekujve, nuk shuhet historia e asnjë populli, por vetëm kalendari kohor i tyre, këtë duhet ta mbajnë parasyh shtetarët dhe kryeliderët e sotëm shqiptarë. Shekujt kanë kaluar, por historia së bashku me popullin kanë mbetur dhe, do të jetojnë derisa të ketë popuj mbi dhê mbase populli është i pavdekshëm së bashku me historinë e tij.

Pra, shekujt, dekadat, vitet, mujat, ditët dhe stinët kalojnë, por historia nuk vyshket me kohën e tretur të shekjuve, ajo ngelë e gjallë brez pas brezi në gjithë popujt e botës, jo vetëm në popullin shqiptar në Ballkan.

 Ideja e bashkimit kombëtar nuk është mall konsumi i skaduar, por vlerë historike dhe shpirtërore gjithëkombëtare, e trashëguar brez pas brezi (1444-2019!

 Ideja e bashkimit kombëtar nuk i përket vetëm shekullit të kaluar (XX), por daton që nga ‘ 2 marsi i vitit 1444’, kur për herë të parë në Kuvendin e Lezhës, Skënderbeu bëri bashkimin e princërëve shqiptarë.

 Kështu thotë edhe Preambula e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë: “me aspiratën shekullore të popullit shqiptar për identitetin dhe bashkimin kombëtar”.(Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, 1998, “Pegi”, Tiranë, 2002, f.5).

Edhe sipas kësaj Kushtetute moderne (të miratuar me Referendum në vitin 1998, do të thotë se IDEJA e bashkimit kombëtar nuk ka vdekuar, as nuk është “ tejkaluar”, ashtu siç ka deklaruar ish-presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga.

Vërtet, shekujt kanë kaluar, por historia e tye ka mbetur e shkruar dhe jeton edhe sot në kujtesën dhe në mndjen e gjithë kombit shqiptar. Pra, ka kaluar koha e shekujve të mëparshëm , atë askush prej shqiptarëve nuk po kërkon ta kthejë prapa, por historia e tyre ka ngelur e pashlyerë në kujtesën e djeshme dhe të sotme. Kjo vlen jo vetëm për historinë e kombit shqiptar, por për gjithë historinë botërore të kombeve të tjera.

 Në mënyrë që mos binte ndesh me historinë kombëtare shqiptare, ish-presidentja Atifete Jahjaga, do të duhej të deklaronte se nuk e mbështet bashkimin kombëtar, për shkak se ia ndalon Kushtetuta e Republikës së Kosovës (15 qershor 2008) e jo HISTORIA e “idesë së skadauar”, që i përket “shekullit XX”.

 Pra, jo HISTORIA e kombit shqiptar, por KUSHTETUTA (15.06.2008) e Marti Ahtisarëve, e Hashimë Thaçëve, e Arsim Bajramëve … etj., e ndalon bashkimin kombëtar, përkatësisht bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.

Vetëm mbi këtë bazë kushtetuese, Jahjaga ka të drejtë të deklarohet kundër bashkimit kombëtar. Ndryshe JO, në asnjë kontekst tjetër, sepse nuk ekzistojnë fakte dhe argumente të qëndrueshme historike e as politike.

 Nëse ideja e bashkimit kombëtar shqiptar, është e dëmshme, e konsumuar, steretipe dhe e vjetëruar, që sipas presidentës së Kosovës i përket “shekullit të kaluar” , do të thotë shekullit XX, atëherë pse kjo ide figuron në Kushtetutën më të re moderne (1998) të Republikës së Shqipërisë?

Jo, ideja nuk është vjetëruar, as nuk është moshuar, por ajo është e gjallë dhe jeton me popullin, sepse populli është i pavdekshëm. Kjo është arsyeja, që populli, edhe e ka shtruar këtë ide-kërkesë, që të bashkohet, sepse kjo është e drejtë e tij historike me kohëzgjatje shumëshekullore, e cila, do të jetojë si e tillë derisa të jetësohet dhe të plotësohet tërësisht në të gjitha hapësirat e Shqipërisë Etnike, pavarësisht nga ndërrimi i shekujve dhe i garniturave politike shtetërore në Ballkan. Bashkimi i kombit shqiptar dhe i Shqipërisë Etnike është i pashmangshëm, u pëlqeu apo jo, kastave të ndryshme politike shqiptare( feudale, kapitaliste, socialiste apo demokratike).

 Sa më sipër, Bashkimi kombëtar shqiptar nuk është produkt, as artikull konsumi privat i politikës ditore të ish-presidentes së Republikës se Kosoves, Atifete Jahjaga, as të ish-kryeministrit të qeverisë, Hashim Thaçi(sot president i Kosovës), as i ish-kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi, por është AMANETI DHE IDEJA SHEKULLORE HISTORIKE GJITHËKOMBËTARE E SKENDERBEUT, E VASO PASHË SHKODRANIT,  E ABDYL, SAMI DHE NAIM FRASHERIT, E ISMAIL QEMALIT, E HASAN PRISHTINËS, E LUIGJ GURAKUQIT, E AT GJERGJ FISHTËS, E PETRO NINI LUARASIT … etj. se “pa bashkim nuk ka Shqiperi”!!!

 Së fundi, duhet të jemi të vetëdijshëm dhe autokritikë, që të kuptojmë se përrallëzimi politik i historisë nuk quhet as histori, as politikë, as dimplomaci e as drejtësi e mirëfilltë kombëtare e as bashkëkohore, por vetëm një përrallë e keqe e politikanëve-nasradinëve “modernë” (që me çdo kusht synon realizimin e synimeve karrieriste dhe despotike të tyre, pa ndërhyrjen e votës së ligjshme, të lirë dhe demokratike të popullit), që ka për qëllim vënien në gjumë të popullit, që të qëndrojë sa më larg kuptimit të realiteteve të sotme demokratike dhe integruese, të krijuara në Ballkan dhe në Evropë, pas përfundimit të luftës së ftohtë (1990).

(Kosova Sot Online)