Me humbjen e Stambollit, a po rrezikohet politika e Erdoganit?

Me humbjen e Stambollit, a po rrezikohet politika e Erdoganit?
Me humbjen e Stambollit, a po rrezikohet politika e Erdoganit?

Ragip Guraziu

  • 26 June 2019 - 14:43

Në paraqitjen e tij të parë në publik pas humbjes së partisë së tij në zgjedhjet e përsëritura për Kryetarin e Bashkisë së Stambollit, Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan u zotua të martën se do të nxjerrë mësime dhe do të bëjë disa rregullime bazuar në “mesazhin e dhënë nga populli”.

Duke ju drejtuar ligjvënësve të partisë së tij në Parlament, zoti Erdogan e uroi përsëri kandidatin e opozitës Ekrem Imamoglu i cili fitoi 54.21% të votave në zgjedhjet e së dielës për Kryetarin e Bashkisë së Stambollit, që na le të kuptojë se Erdogan i është dorëzuar kandidatit të opozitës, Ekrem Imamoglu,dhe çështja e politikës së Erdoganit kogja thellë u fundosë me humbjen e Stambollit për herën e dutë.

Rezultatet e zgjedhjeve të së dielës shënuan një humbje të rrallë elektorale për zotin Erdogan dhe partinë me prirje islamike që udhëhiqte prej vitesh Bashkinë e Stambollit, qyteti më i rëndësishëm i Turqisë. Kjo ishte gjithashtu një goditje personale ndaj zotit Erdogan, fuqizimi i të cilit në politikën turke filloi me zgjedhjen e tij si kryetar bashkie, 25 vjet më parë.

Erdogani i dy fytyrave, njërën myslimane tjetrën sllave?!

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, shokoi me deklaratat e tij; Kosova nuk është shtet edhe pse e kanë njohur 114 shtete, nuk mundeni as ju, ishte mesazhi i presidentit turk për kurdët e Irakut që organizuan referendum për pavarësinë.

Gjurmave të një shkrimit për Erdoganin....

Ai që na njohu i pari si shtet, tani po del i dyshimtë për Kosovën, dhe kombin shqiptar

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, në një fjalim në ceremoninë e hapjes së vitit akademik 2017 në lidhje me referendumin kontestues kurd në Irak tha se “Kosova është pranuar nga 114 shtete dhe ende nuk është bërë një shtet, ka probleme. Çfarë do të përfitojë Administrata rajonale kurde në veri të Irakut me një Izrael?”.

“Në të vërtetë ky referendum nuk ka asnjë vlerë ligjore nga pikëpamja e kushtetutës aktuale të Irakut. Kjo iniciativë përveç Izraelit nuk është mbështetur nga asnjë vend dhe asnjë organizatë ndërkombëtare. Kjo iniciativë e ndërmarrë nga një grup i vetëm, ndërkohë që veriu i Irakut ka një strukturë shumëngjyrëshe përsa i përket besimi dhe rrënjëve nuk asgjë tjetër përveçse lajmëtar i konflikteve dhe dhimbjeve të reja. Thonë se ky referendum është miratuar me 90-92 për qind. Çfarë vlere ka kjo? Kush do ta pranojë pavarësinë? Bota nuk përbëhet vetëm nga Izraeli”, thekson Erdogan.

Në rast se lexohet me vëmendje deklarata e tij, i bie se kështu paska vepruar edhe me Serbinë dhe Rusinë, që nuk po ju shkoqet asnjëherë, dhe kur është në pyetje Kosova, Erdogan, gjithnjë anon nga Serbia e Rusia, kjo është dëshmuar disa herë, dhe ka shkrime të freskëta për këtë sjellje jo morale ndaj qytetarëve të Kosovës.

Si iu nënshtrua Hashim Thaçi Erdoganit në luftën kundër Gylenit

Recep Tayyip Erdogan është treguar mjaftë efektiv me homologun e tij nga Kosova. Nga pritja që i kishte rezervuar në fund të vitit të kaluar homologut kosovar, Presidenti turk ka nxjerrë rezultate konkrete: shteti turk do të hapë shkolla në përpjekje për t’i zëvendësuar ato me shkollat e Fetullah Gylen, klerikut që Turqia e ka shpallur terrorist. Fondacioni “Maarif”, nën të cilën do të operojnë këto mejtepe, përvec Kosovës ka shtrirë tentakulat e tij edhe në pjesë tjera të Ballkanit. Lexo në Express se ku është Kosova në këtë plan të ekspansionit të ri turk? Dhe, a po ia përmbush Thaçi si-vëllait të tij Erdogan dëshirën për ta zhdukur lëvizjen e Gylen nga Kosova, në shkollat e të cilit u arsmiua edhe i biri i tij.

Në dhjetorin e viti 2016 Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi u prit ngrohtë nga si-vëllai i tij, Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan. Shefi i shtetit turk e Thaçi folën për shumë tema, por më së shumti për organizatën e imamit që jeton në Amerikë, Fetollah Gylen, organizatën e të cilit, Turqia tashmë e njeh si “organizata terroriste FETO”, e që bëhet fjalë për lëvizjen “Hizmet”.

Turqia kërkon ndryshimin e librave të historisë në Kosovë

Ministri i Arsimit të Turqisë, Omer Dinçer i ka kërkuar gjatë një takimi ministrit të Arsimit të Kosovës, Ramë Buja, që të largohen paragrafët nga librat e historisë së Kosovës, të cilat përmbajnë fyerje për Turqinë dhe personalitetet historike të këtij vendi. Ministri Buja dhe homologu i tij nga Turqia, Dinçer gjatë një konference për media kanë deklaruar se këto dy vende, përveç në aspektin politik, duhet të avancojnë bashkëpunimin edhe në fusha të tjera, sidomos në arsim. Më specifikisht ka qenë kërkesa që ka shtruar ministri turk, Omer Dinçer, i cili tha se ka disa paragrafe nëpër librat e historisë së Kosovës që fyejnë Turqinë.

Ministri Dinçer theksoi faktin se Turqia i ka ndihmuar Kosovës në faza të ndryshme të saj, duke përfshirë edhe periudhën e paraluftës, ndërkaq shtoi se Kosova është lokacion strategjik i rëndësishëm në Ballkan. Kurse ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja duke u përgjigjur për gazetarët e interesuar për të kuptuar se çfarë ndryshimesh do të bëhen në histori, ka sqaruar se do të ketë vetëm disa korrigjime.

Shqiptarët në Turqi nuk gëzojnë plotësisht të drejtën e mësimit në gjuhën amtare,këtë nuk e tha skush,as nga ne shqipatrët por as nga turqit.

Vetëm këtë e tha Ramë Buja;'' Në këtë rast, ministri Ramë Buja tha se Kosova mund t’i plotësojë nevojat me literaturën e domosdoshme për të mësuar gjuhën shqipe për të gjithë ata shqiptarë që jetojnë në Turqi''.

Historia eshte qe Osmallinjte erdhen si pushtues, dhe pushtimi osman i Shqiperise nga kronikat e periudhes mbahet si nje pushtim jashtezakonisht i dhunshem, gati shfarroses. Historia gjithashtu thote qe tokat shqiptare u lanë me të prapambeturat në perandori. Historia gjithashtu thotë, pashallaret por edhe zyrtaret me të medhenjë shqiptar i janë kundervënë çdo ngjarjeve historike që shkonin në dëm të tyre.

Një prej intelektualëve më të shquar shqiptarë, Arben Xhaferi, në një intervistë për Express flet në lidhje me kërkesën e shtetit turk për Kosovën që ta korrigjojë historinë e saj - në pjesën ku flitet për turqit. Xhaferi thotë se kjo nuk guxon të ndodhë. “Me këtë bëhen përpjekje që jo vetëm ta ndryshojnë të vërtetën historike, por edhe imazhin e turqve”, thotë ai.

''Fjalët e urta popullore kanë konotacione të shumëfishta dhe vlejnë për situata të ndryshme. Populli thotë “ujku qimen e ndërron, por vesin jo”.

Kemal Ataturku, Presidenti i parë i Republikës së Turqisë, e ndërroi karakterin e rendit shoqëror politik të Turqisë, por nuk arriti ta ndryshojë mendësinë e popullit, apo thënë më saktë të një elite që mendonte me kategori imperiale''.

Politika e Ataturkut, i cili e kuptonte mirë katandisjen e Turqisë për shkaqe, ambicie joreale politike, filloi të praktikojë një variant të izolacionizmit. Mirëpo, pas tij erdhën politikanë që sërish shfaqnin tendencën për ringjallje të politikës së dikurshme imperiale. I pari që kishte ambicie të këtilla ishte Presidenti Turgut Ozall (1989-1993), pastaj presidenti Demirel (1993-2000) dhe tani këtë mision e vazhdon me shumë energji, Presidenti aktual, Abdulla Gyl, sidomos kryeministri Erdogan, i këshilluar orë e çast nga Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, z. Davutogllu.

Këto tendenca, ambicie imperiale si moto kryesore e kanë tezën se periudha osmane ka qenë një rrëfim i suksesshëm (success story) dhe jo një okupim i egër. Me këtë bëhen përpjekje që jo vetëm ta ndryshojnë të vërtetën historike, por edhe imazhin e turqve. Kjo tezë fillon nga konstatimi se Perandoria Osmane nuk ishte okupatore e jashtme, por erdhi në një hapësirë gjeografike të pasunduar, ngjashëm si popujt evropianë që krijuan shtetet e tyre të reja në Amerikë. Krahas kësaj, ata gjithnjë në kuadër të tendencës së shlyerjes së kujtesës historike, sundimin osman dëshirojnë ta paraqesin si bashkëqeverisje (condominium) duke përmendur me këtë rast pashallarët, vezirët dhe zyrtarë të tjerë shqiptarë, serbë, boshnjakë etj.

Natyrisht se këto pohime janë një pjesë e së vërtetës. Pjesa tjetër e vërtetës janë: kryengritjet e shqiptarëve, katandisja tragjike e figurave historike shqiptare, si Pjetër Bogdani, ose ndalesa e përdorimit të gjuhës shqipe, ose mosdhënia e statusit “milet” për shqiptarët. Natyrisht se ka edhe shumë fakte dëshpëruese, të cilat nuk mund të eliminohen në librat e historisë, ngaqë, nëse ndodh kështu, atëherë ne vetë do ta shlyenim historinë tonë.

Kjo kërkesë e Ministrit të Arsimit, Omer Dinxher (Dincer), është vetëm një segment i kontestimit të politikës së mençur të babait të kombit turk, Ataturkut, përkatësisht maksimës së tij “Paqe në vend -paqe në botë”. Me rrënimin e këtij parimi do të krijohen probleme të panumërta, sidomos me shtetet ortodokse, me Greqinë, Serbinë, Bullgarinë dhe sidomos me Rusinë.

Tendenca për korrigjim post festum të historisë u manifestua me përmirësimin e marrëdhënieve me Armeninë. Mirëpo, Turqia nuk do të arrijë, pikërisht për shkak të përvojave të hidhura historike të armenëve, të krijojë marrëdhënie të ngushta me këtë popull, por gjithsesi do të ndodhë ajo që ndodhi: prishja me një shtet dhe popull turqishtfolës, me Azerbajxhanin dhe me azerët.

Presidenti i Turqisë,Rexhep Taip Erdogan,shokoi me deklaratat e tij; Kosova nuk është shtet edhe pse e kanë njohur 114 shtete,nuk mundeni as ju, ishte mesazhi i presidentit turk për kurdët e Irakut që organizuan referendum për pavarësinë.

Ndryshe, Turqia e ka njohur e para pavarësinë e Kosovës, dhe ka ndihmuar në gjitha aspektet Kosovën pas shpalljes se pavarësisë, tani edhe në ushtri, por mos na prek në historinë tonë kombëtare dhe gjuhen tonë amtare, dhe ne ti kujtojnë shqiptarët ne Turqi se çfarë standarde kanë ata atje, dhe falënderim për gjithë këto Turqisë, ama mos na prekni në identitetin tonë kombëtar.

Çuruditjet e presidenti turk Recep Taip Erdogan

Presidenti turk,Taip Erdogan, dita -ditës është ka e dërgonë shtetin Turk drejt sllave, Rusisë dhe Serbinë, dhe jo ka përendimi,dhe fare, nga Amerika?! Po ky president turk,që për Kosovën ka patur pretendime të mira dhe Turkia na ka njoftë e para si shtet dhe na ka nduhmuar shumë sfera,ajo më kryesorja edhe në armatimin e FSK-së,kjo nuk ka dyshim,por pastaj deshi të na ndrroj Historinë tonë kombëtare,por nuk ja doli...

Putin: Turqia partneri më i rëndësishëm

Rusia dhe Turqia kanë normalizuar marrëdhëniet e tyre, pas një krize të rëndë diplomatike, deklaruan krerët e dy vendeve, këdo ditë, duke nxitur përforcimin e bashkëpunimit të më tejmë.

“Me këtë takim në Moskë, ne kemi përfunduar procesin e normalizimit. Ne nuk duam të përdorim më këtë fjalë”, deklaroi Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan gjatë një konference të përbashkët me homologun rus, Vladimir Putin në Kremlin.

“Mund të themi se marrëdhëniet tona janë bërë ato të një partneriteti të vërtetë, me një bashkëpunim shumëformësh”, deklaroi nga ana e tij presidenti rus, Vladimir Putin.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka pritur të premten homologun e tij turk Recep Taip Erdogan, me të cilin ka biseduar për situatën në Siri, ku është në rrjedhë aksioni i përbashkët ushtarak i të dyja shteteve.

Ndryshe, Rusia dhe Turqia në dhjetor të vitit të kaluar janë marrë vesh për armëpushim, pas të cilit erdhi deri te rënia e përleshjeve ndërmjet forcave të presidentit sirian Bashar Al-Asad dhe opozitës.

Po shfletojmë pak histori ....

Më pas për gati pesëdhjetë vjet, me përjashtim të Greqisë në shtetet e tjera të gadishullit të quajtur Ballkan, u vendos rendi që vinte nga Moska. “Urë” apo “udhëkryq” midis Evropës dhe Azisë, “fuçi baruti” apo “fushë dyluftimi”, të gjitha këto janë të vërteta, e nuk e shterojnë larminë e hatashme të viseve dhe të njerëzve të këtij gadishulli, ku janë përjetuar makthet e pushtimit nga pesë perandoritë: presiane, romake, bizantine, otomane, dhe ruse.

Deri në vitin 1815 harta e Ballkanit ishte ende njëngjyrëshe, njollat me ngjyra të ndryshme, që u shtrinë mbi gadishull gjatë shekullit XIX, ilustronin fitoren e nacionalizmave dhe tërheqjen e “njeriut të sëmurë të Evropës”. Modeli i shteteve të reja ishte ai i kujdestarëve të tyre, koha më vonë provoi që, kopjet përfunduan në karikatura. Irredentizmat territoriale degjeneruan në konflikte me armë, ndërsa klientelizmi, korrupsioni, vrasjet politike, grushtet e shtetit, nuk mund t’i bindnin kujdestarët, ndaj Rusia, Anglia, Franca, Austro-Hungaria, Gjermania, Italia, luajtën lojën e shahut duke lëvizur gurët e tyre që quheshin Serbi, Greqi, Bullgari, Shqipëri, etj.

Popujt e shtypur të Ballkanit të inkurajuar nga anglo-saksonët dhe të stimuluar nga partitë komuniste që ishin të lidhura Moskën, organizuan lëvizjet e rezistencës. Ushtria e Kuqe mbërriti në Bukuresht, Sofje e në Beograd, ndërsa shqiptarët e çliruan vetë Tiranën, ndërkohë në Athinë zbarkuan ushtarët britanikë. Gadishulli u kthye përsëri njëngjyrësh nga pikëpamja politike, sociale dhe ideologjike, përjashtim bënte vetëm Greqia, ku u vendosën bazat ushtarake amerikane.

Me fundin e Luftës së Ftohtë dhe rënien e Murit të Berlinit, ngjarje të jashtëzakonshme historike, shpresëdhënëse dhe me ndikim mbarëbotëror, Ballkani ironikisht u mbërthye në spiralen e dhunës.

Evropa e pasviteve të 90-ta të shekullit të kaluar, njohu një përshpejtim të integrimit të saj të brendshëm dhe të jashtëm, e sigurisht mbreslënës për ish-vendet komuniste, të cilat u bënë partnerë me Perëndimin, ku të gjitha u anëtarësuan në OSBE, depozituan kërkesa për anëtarësim në NATO dhe BE, proçes ky që ende vazhdon.

Në kundërshtim me këtë panoramë bashkëpunuese dhe integrimi, Ballkani përjetoi katër luftëra si rezultat i shpërbërjes së ish-Jugosllavisë. Një dekadë pas rënies së Murit të Berlinit, Ballkani iu paraqit Perëndimit si një sfidë e madhe strategjike, në të cilën u përfshi dhe NATO.

Në thelb marrëveshjet e tilla si ajo e Dejtonit pe?r Bosnje?-Hercegovine?n, ajo e Ohrit pe?r Maqedonine?, Rezoluta 1244 pe?r Kosove?n, etj, nuk janë implementuar sa e si duhet për shkaqe nga më të ndryshmet, e të ditura botërisht. Kjo klimë e mosimplementimit të marrëveshjeve të cituara, ka nxitur jo pak dialog dhe tryeza të ndërmjëtësuara, konkluzionet e të cilave i nënshtrohen ekspertizës së institucioneve ndërkombëtare, ku këto të fundit i kanë të “tepruara” qasjet burokratike, teksa duhet theksuar se ndikohen dhe nga lobe të interesave të caktuara.

Në Serbi, Aleksandar Vuçiq, ish-ministër i qeverisë së Millosheviqit në 1999, gjatë luftës në Kosovë, është kryeministër që para dy vitesh dhe shanset janë të tilla, që dhe pas zgjedhjeve të këtij viti Vuçiq t merr postin e president serb. Vuçiq përgjatë drejtimit të tij, herë duket evropianist, e herë i dashuruar me Moskën. Në Serbi pothuaj i gjithë spektri politik promovon ambiciet për një dominim serb të Ballkanit, e këtë përpiqet t’a bëjë duke u afruar shumë me Rusinë, teksa përpiqet të ruajë mardhënie jo të ftohta me Brukselin.

Turqia një ekonomi e zhvilluar ka investuar dhe ende po investon fuqishëm në Kosovë dhe Shqipëri. Në Kosovë investimet areportuale, në energjitikë dhe autostrada, janë tërësisht investime turke, teksa dhe në Shqipëri, invesitorët nga Turqia, po fitojnë terren çdo ditë dhe më tepër.

Modeli i ekonomive në tranzicion, i ekspozon dukshëm shtetet e Ballkanit përkundrejt investimeve të haja. Aktualisht, Rusia është ajo, e cila pothuaj e ka joshur Serbinë nëpërmjet marrëveshjeve në këtë fushë, ndërkohë që edhe Mali i Zi nuk mbetet pas, po të kihet parasysh, që 1/3 e investimeve në këtë vend janë të investitorëve nga Rusia. Shpërbërja e ish-BRSS-së i dha mundësi krijimit të rrugëve të reja të tranzitimit të gazit nga Lindja drejt Perëndimit, dhe vende të tilla si Bullgaria, Rumania, Greqia, Maqedonia dhe Shqipëria, janë pika kyçe.

Konfigurimi i ri gjeopolitik e gjeoekonomik i Ballkanit, i ardhur për shkaqe historike, politike, ekonomike e ushtarake, bëri që faktori ndërkombëtar të ndërhyjë aktivisht në Ballkan, respektivisht nga koha e konfliktit në Bosnjë-Hercegovinë, në Kosovë dhe Maqedoni, ç’ka ka bërë në realitet një Ballkan dymbëdhjetë shtetesh, nga gjashtë që kish dikur. Ky konfiguracion në vazhdimësi ka rritur rolin e mekanizmave diplomatike, Rusia në veçanti është më e interesuara sot për sot në lidhje me Ballkanin.

Sanksionet e ndërkombëtarëve, rënia e çmimeve të naftës dhe rritja e nevojave për shpenzime ushtarake, me siguri do t’a ekspozojnë Rusinë përballë krizës. Mbasi ka fuqizuar dhe modernizuar Forcat e Armatosura, Rusia do të kërkojë të vë në provë aftësitë ushtarake si shtet. Një gjë të tillë po e demonstron në luftën kundër Shtetit Islamik të Sirisë dhe Irakut.

Mbi këtë frymë Rusia e ka joshur Serbinë për të ngritur në zemër të Ballkanit, aty në Luginën e Preshevës një grup bazash ushtarake, ku kanë filluar të instalohen raketat e blera në Rusi pas vizitës së kryeministrit serb Vuçiq në Moskë. Sipas vendimit, në marsin e vtit 2016 duhet të miratohet plani ushtarak i funksionimit të bazave dhe nisja e punës. Bëhet fjalë për një bazë ushtarake shumë afër asaj amerikane të Bonstill-it në Ferizaj. Shumë analistë e kanë cilësuar dhe Bonstill-in rus. Pra, që do të thotë se do t`i bëjë karshillëk atij amerikan pak kilometra larg.

Ndonëse duket e pamundur, por gjithësesi nuk duhet nënvlerësuar kërcënimi që mund t’i vijë Kosovës nga një prezencë e tillë ushtarake në kufijtë e saj. Po të kihen parasysh platformat politike të shtetit serb dhe interesesat hemogjioniste në Ballkan, nuk është çudi që të frymëzuar nga Rusia, serbët mund të provokojnë një luftë të armatosur, efektet e të cilës do të shtriheshin dhe në shtetet tjera si Maqedonia, pse jo dhe Shqipëria dhe Mali i Zi, ky i fundit pritet të jetë shteti i 29-të në NATO.

Rusia, kjo fuqi ushtarake në rritje ka zgjuar interesat e saj, duke u deklaruar hapur në mbështetje të shteteve si Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia. Duke mos qenë si “modeli i shtetit” për t’u konsideruar roli i Rusisë në rajon shihet me shumë rezerva, si nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ashtu dhe nga vendet e Bashkimit Evropian.

Bashkimi Evropian tashmë pa Anglinë, e ka shprehur ambicien për të marrë nën sqetull rajonin, siç është cituar më lart nëpërmjet mekanizmave të tij Unioni këshillon dhe monitoron qeveritë ballkanike, ndërsa kur bëhet fjalë për çështjet e sigurisë, topi lihet në fushën e amerikanëve dhe rolit të NATO-s.

Në këtë tollovi, Erdogan deshi të përfitoi ndaj shqiptarëve,me shtrembim të historisë kombëtare

Një ligj kundra gjuhës dhe kulturës shqipe kishte lëshuar sulltani i Perandorise Osmane më 31-5-1779, Abdul Hamiti II, ku përcaktohej saktë marrja në mbrojtje nga ana e turqëve kultura dhe gjuha greke, dhe lufta kundër gjuhës shqipe. Ky dokument është nxjerrë nga arkivat greke dhe është botuar në gazetën THESALONIKI më 14-8-1999

Shkolla e parë e dokumentuar në gjuhën shqipe u hap në Veljet të Mirditës më 1632. Më pas në Pllanë, një fshat afër lumit Mat, më 1638, në

Troshan më 1639 dhe në qytetin e Shkodrës më 1698. Si mësues në to ishin Gjon Shqiptari, Filip Shkodrani dhe Dhimitër Dhërmiu.

Teodhor Kavalioti (1718-1797) nga Voskopoja, në vitin 1770 botoi Fjalori i gjuhës sllave-greke-shqipe, si dhe një studim shkencor të veçantë të shqipes. Ai ishte drejtor i AKADEMISË SË RE. Teodhor Kavalioti u vra nga të dërguarit e Fanarit (të kristerët ortodoksë të Stambollit), rrugës për të sjellë shkronjat latine shqipe të bëra prej plumbi, për shtypshkronjën ku do shtypeshin libra në gjuhën shqipe;

Vërshimi i letërsisë kombëtare shqipe në vend sigurisht që inatosi qeverinë turke dhe kishën ortodokse greke. Patriarku ortodoks grek lëshoi një mallkim mbi letërsinë shqipe dhe kërcënoi me shkishërim të gjithë ata besimtarë që do të guxonin të mësonin dhe lexonin në gjuhën shqipe. Sulltani urdhëroi të gjitha postat doganore që të mos lejohej asnjë libër në gjuhën shqipe të futej në Shqipni. Dy armiqtë historike kundra njëri-tjetrit tani po bashkëpunonin me zell për përndekjen dhe burgosjen e gjithkujt që kapej me libra të gjuhës shqipe. Kështu kleri musliman në rrugë fetare ndalonte besimtarët të ndiqnin shkollat shqipe bashkë me të krishterët, me pretekstin absurd se PRISHIN BESËN. Nga ana tjetër priftër e dhespotë grekë thonin se vetëm greqishtja është gjuha e perëndisë, kurse shqipja është gjuhë SHEJTANI.

Nje nga qëllimet kryesore te Lidhjes se Prizrenit ishte çelja e shkollës shqipe. Me vone, në Shkodër qytetarët mësonin në shkollat e klerit katolik, të cilat në sy të qeveritarëve turq paraqiteshin si shkolla fetare. Faik Konica pat mësuar në shkollën e jezuitëve të Shkodrës.

Papa Kristo Negovani, një prift ortodoks i cili punoi për përhapjen e gjuhës shqipe, në moshën 30 vjeçare, më 12 Shkurt 1909 u masakrua me sëpatë e thika nga të dërguarit e vetë peshkopit ortodoksë grek.

Prifti ortodoks kapedan Stathi Melani, vraponte me librat shqip në gji dhe me pushkën në krah fshat më fshat në Shqipërinë e Jugut për përhapjen e shkollës shqipe dhe kishën shqiptare. Veprimtaria e At Stath Melanit ra në sy të autoriteteve osmane dhe Fanarioteve të Stambollit. Tri herë osmanllinjtë ia dogji shtëpinë dhe librat shqip, por At Melani nuk pyeti. Më 24 dhjetor 1917, At Stathit i kishte zënë pritë banda e kusarëve të Josif Suropullos, te cilet e vranë, i prenë kokën At Stath Melanit dhe ia çuan në Athinë tek paguesit e vrasjes.

Më 1909, qeveria osmane në bashkëpunim me kishën greke dhe sllavët, mbylli të gjitha shkollat shqipe dhe dha urdhër të prerë të shuhen në zjarr të gjutha librat, dokumentat dhe letërsia shqipe.

Në fillim te shek.XX, dolën në dritë rreth 90 gazeta dhe revista shqipe që botoheshin në Shqipëri dhe në kolonitë shqiptare jashtë vendit. Xhonturqit me kryetarin e tyre Ferit pashën, të friksuar nga ky shpërthim i shpejtë i arsimit shqip, reaguan ashpër duke ndaluar shoqëritë, shkollat dhe botimet në shqip.

Në Vlonë atdhetarët e ndershëm arrestoheshin dhe internoheshin, shkolla e Vlonës u mbyll, kurse drejtori i saj Loni Naçi u largua nga Shqipëria nga frika e vrasjes.

Në Gjirokastër pionieri i arsimit shqip kombëtar, Koto Hoxhi, u internua në kështjellën e Bosforit.

Pandeli Sotiri, themelues i së parës shkollë shqipe në Korçë u internua në Selanik. Xhonturqit i kishin vënë detyrë vetes për të rrjepurr të gjallë të gjithë shqiptarët e ndershëm që punonin për përhapjen e gjuhës shqipe.

Në fund të vitit 1909, Qeveria turke ndaloi përdorimin e gjuhës shqipe me shkronja kombëtare në të gjitha shkollat anemban vendit. Gjithashtu nxorri një dekret, sipas të cilit gjuha shqipe do të shkruhet vetëm me shkronja arabe. Në shkurt të 1910, u mbajt në Elbasan një miting proteste ku 7000 njerës protestuan kundra përdorimit të shkronjave arabe për gjuhën shqipe.

Presidenti turk,Taip Erdogan,dita -ditës është ka e dërgonë shtetin Turk drejt sllave,Rusisë dhe me Serbinë,dhe jo ka përendimi,dhe fare, nga Amerika?! Po ky president turk,që për Kosovën ka patur pretendime të mira dhe Turqia na ka njoftë e para si shtet dhe na ka nduhmuar shumë svera,ajo më kryesorja edhe në armatimin e FSK-së,kjo nuk ka dyshim,por pastaj deshi të na ndrroj Historinë tonë kombëtare,por nuk ja doli...

Autori është gazetar-analist i pavarur

(Kosova Sot Online)