Përdorimi sistematik i dhunës dhe dhunimi sistematik i shtetit për të mbuluar hajnin institucionale

Përdorimi sistematik i dhunës dhe dhunimi sistematik i shtetit për të mbuluar hajnin institucionale
Përdorimi sistematik i dhunës dhe dhunimi sistematik i shtetit për të mbuluar hajnin institucionale

Haki Abazi

  • 26 qershor 2019 - 15:44

Në procesin e dëshmive para komisioneve parlamentare, në rastin e qytetarëve Turq, në rastin e Telekomit dhe në rastin e Homologimit të makinave, është treguar qartë që kemi shtet ploteisht te kapur dhe para vdekjes.

Papergjegjësia, injoranca, arroganca, paskrupullësia, loja me shtetin ishte e vetmja gjë që mund të shihej.

Sjellja delikuente injorueese e perbuzese nndaj shtetit me shenja narcisoide e me deformime të thella psikolgjike e dëshmitarëve dhe shoqëruesve të tyre, duhet me ngre alarmin e madh se në dorë të kujt e kemi shtetin për të cilin është dhënë kaq shumë. Përballë qytetarit është një sistem terësisht i kalbur dhe i mbushur me njerëz të papergjegjshëm, që e kanë nivelin e cubave dhe ndjehen të fuqishëm edhe atëherë kur fuqia e tyre përdoret për të prishur shtetin.

Të tre palët të thirrur si dëshmitarë pa dallim, kanë marre ligjin në dorë dhe kanë hipur mbi të me të dyja këmbët dhe nga pozita e vetëshpallur e privilegjuar portretizonin abortimin e drejtësise dhe thyerje të betimit me të cilën fillojnë këto seanca dëgjimore.

Zgërdhierja e dëshmitarëve ishte shumë e përafërt me zgërdhirjen në momentin kur është thyer artefakti, që e bën brengosjen shumë të madhe se çfarë po ndodh me ne, dhe intervenimin shumë urgjent.

Ajo që po shohim nga sistemi i kapur e i korruptuar deri në palcë është dhunim dhe përdorim i dhunës ekstreme, që përveç që e lëndon qytetarin e zbrazë dhe dhunon insitucionin publik.

Shumë më mirë të kishim pa bombola të gasit lotsjellës dhe thyerje të ndonjë xhami që kushton 10 euro, sesa këtë dhunë sitetmatike të frikshme dhe të papergjegjëshme që jemi duke e parë për çdo ditë dhe po na kushton me miliona euro. Së paku ajo dhunë nëse mund të thuhet kushtimisht, është përdorim i instrumenteve për të mbrojtur interesin publik e qytetar, dhe nuk është dhunim sistemtatik për të mbajtur hapësirën për të vjedhur interesin publik e qytetar.

(Kosova Sot Online)