Shteti jolegjitim

Shteti jolegjitim
Shteti jolegjitim

Nezir Kraki

  • 27 June 2019 - 18:26

N’Kosovë ka veç insitucione legale.

Legjitime s’është asnjëra, as presidenti, as kryeministri, as kryetari i kuvendit.

Shkurt, komplet aparati shtetëror janë veç uzurpues të posteve falë pazareve politiko-banditeske. Prandaj nuk i dinë mirë as kompetencat e tyre as kufijtë e marrëzive të tyre. Nuk janë aty për punë por për pushtet e për rrjetëzim kriminal.

Prandaj nuk i njeh e pranon në takime asnjë lider botëror. Në sytë e botës janë thjesht endacakë të kravatuar me të kaluar e të tashme të mjegullt.

Në sytë tanë janë dëshpërimi, zhgënjimi, gërdia...janë çka ka më të ultë në një shoqëri.

Merrni vesh: NUK JENI PER KETE SPORT!

Politika është angazhim për tjetrin, jo për veten. Kthehuni nga keni ardhë, dorëzoni ato poste e ato kravata se edhe toka po skuqet prej turpit.

BOOOOOOLL MOOOOOO!!!

(Kosova Sot Online)