Deputetët kosovar s’janë deputet të popullit, po të partive dhe klaneve mafioze

Deputetët kosovar s’janë deputet të popullit, po të partive dhe klaneve mafioze
Deputetët kosovar s’janë deputet të popullit, po të partive dhe klaneve mafioze

Fadil Maloku

  • 27 June 2019 - 18:40

1. Kjo legjislaturë aktuale po konsiderohet më e dobëta pas luftës. Edhe pse në këtë legjislaturë nuk po shohim ndonjë punë të madhe nga ana e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, shumë ligje kanë mbet pa u votuar, por ama, ata nuk po i refuzojnë mëditjet dhe udhëtimet jashtë vendit!?

2. Ideja e mocionit, dorën në zemër është vetëm një “lojë” në tentativë, e Presidentit Thaçi, për ta disiplinuar (përmes LDK-së) qeverinë aktuale centaur, të Ramushit! ’ka asnjë shanse të vetme që deputetët aktual, me (MOCION) gishtat e tyre, duke e rrëzuar këtë qeveri, t’i varrosin privilegjet dhe rrogat e majme që i gëzojnë!

3. Sepse, Atyre deri në fund të shtatorit, u numërohet (belesh!) mandati i plotë edhe për dy vitet e ardhshme. Definitivisht. Deputetet aktual, janë duke synuar vetëm mbrojtjen e interesave të tyre, që ndërlidhen ekskluzivisht me pagat e majme, dhe me privilegjet. Kjo është një papërgjegjësi e plotë e këtyre njerëzve që morën si mundën votën qytetare...

(Koosva Sot Online)