Kontrata monopoliste e imponuar nga lobi institucional- partiak-biznesor

Kontrata monopoliste e imponuar nga lobi institucional- partiak-biznesor
Kontrata monopoliste e imponuar nga lobi institucional- partiak-biznesor

Selatin Kaçaniku

  • 28 June 2019 - 12:51

Pa tender ekonomik, me tender politiko-diplomatik ekonomisë, tregut, qytetarit konsumator taksapagues i është imponuar një monopol institucional i cili buron nga lobi partiak-biznesor.

Kjo po ndodh për vite me rradhë para syve të Kuvendit, të Presidencës e të Qeverisë së Kosovës. Hipotetikisht, por e mundshme: A kanë argumente arsyetimi / shfajsimi se ato / ata nuk kanë gisht në këtë “kontratë" beleshi?!

Pronari i ftuar “në bisedë informative" nuk ishte dhe nuk është vetëm. Dostat i kishte edhe në mbledhjen e Komisionit parlamentar, komision ky që e lozi mirë një lojë tragji-komedie parlamentare.

Ky është standardi i partive tona politike ?!

E gjithë kjo "kulturë politiko-afariste zhvatëse" ndaj qytetarit konsumator taksapagues publikisht ka nisur kaherë të bie në provim. Suksesi i kësaj “klase politike-biznesore - është vala e re e eksodit të paqës ?!

Çmimet e homologimeve ishin të papërballueshme për qytetarin konsumator taksapagues, thuaja se nuk kishte vend edhe për operatorë të tjerë të ndershëm e të sinqertë ndaj qytetatrit konsumator të tyre - siç ishte Fakulteti i makinerisë. 

Po na bindin se çmimet janë më të lirat në Rajon. E vërteta është se në çmimin e homologimit janë “ kyçyr hiset “ e të gjjthë hisedarëve / aksionarëve institucional-politik të Republikës së Koovës ( Me këso të bëmash nuk mund ta quajmë Shtetin tonë të dashur as Republikë as Demokratik ?!).
Ata të cilët e kurdisën këtë lojë- e monopolizuan Shtetin, tregun dhe qytetarin konsumator taksapagues.

Kontrata monopoliste deri me tani ka mundëuar mbi 25 milione euro fitim te paster, permes se cilës qytetarët konsumatorë të Kosovës mashtrohen, detyrohen e abuzohen.
Ndërsa “ autorët “ e këtij monopoli i kanë vënë nën “ shurdhues “ të gjitha komponentet e Sistemit të drejtësisë. Kurrë asnjëra nuk ka reaguar sipas detyrës zyrtare, Prokuroria speciale hesht thuajse nuk po ndodh asgje,edhe ate qe nga viti 2009!
Homologimi nuk eshte i vetmi monopol,

Republika e Kosovës është Shtet me pretendime integrimi në BE. Në këtë rrugë Kosova është duke e përshtatur legjislacionin, standardin, gjithë ecajaken me ato të BE-s, duke filluar nga harmonizimi me " acqui communautaire ", Direktivat...
Ndaj, interesimi, intervenimi i miqëve ndërkombëtarë, si: BE-ja, SHBA-ja e të tjerë duhet të merret me seriozitetin maksimal.
Me seriozitetin maksimal duhet të merret edhe shndërrimi / avansimi i rolit / pozitës së qytetarit konsumator taksapagues në partner të Shtetit dhe prioretizimi i kauzës, i të drejtave e obligimneve dhe i intereseve e i dinjitetit të Tij para miqëve ndërkombëtar.

Së këndejmi, mendoj se, homologimi i automjeteve, kryesisht të prodhuara në BE, është i tejkaluar, është një mekanizëm arkaik, është anakronik nëse kemi parasysh faktin se Ligji mbi standardizimet në Kosovë është " vullnetar " e homoligimi obligues ?!
Homologimi nuk e ka më forcën / fuqinë / arsyen…e mbrojtjes së prodhimit vendor. Sepse, Kosova sot nuk prodhon as automjete as pjesë rezervë ?!
Mendoj poashtu se homologimi ngërthen në vehte një absurd, sepse Republika e Kosovës ka adaptuar legjislacionin e BE-së. Ndaj, nuk e kamë të qartë se me cilat ligje, rregulla, udhëzime, direktiva, standarde...shtesë / të reja / autoktone do ta bëj homoligimin e produktit të BE-së ?!
Mendoj se, tanimë, homologimi jo që nuk është i nevojshëm fare por edhe ka mbetur monopol i vetëm një biznesi / politike / institucioni / partie / politikani - anise më parë ka qenë kompetencë e fakultetit gjegjës.

Të gjitha këto kundërshti në vetëm një sektor dëshmojnë se në biznesin e homologimit ka shumë hisedarë - edhe ate të mëdhenjë e të lartë. Ndaj, nuk më befason fakti i vazhdimit të monopolizimit të veprimeve biznesore edhe me shërbimet e zhdoganimit - sepse kështu " dëshmohet " mbështetja e fortë.
Natyrisht se është tejet e dukshme se Shteti nuk ka pasur të drejtë për caktimin e homologimit. Kjo dëshmon se Shteti, me individë të padijshëm dhe të pazot, por edhe i painteresuar e i pavullnetshëm për ta bërë ndryshe Buxhetin 5 MLRD EUR - e përafron atë sasi parashë Buxheti edhe në këtë mënyrë - duke e zhvatur qytetarin konsumator taksapagues edhe me homologim.

Kontinuiteti i monopolomanisë / oligopolomanisë / kartelizmit...logjikisht vazhdon sepse Sistemi i Drejtësisë, Mekanizmat e Autoritetet e mbikqyrjes së tregut, inspektimit e mbrojtjes së qytetarit konsumator - funksionojnë vetëm për grupe interesi e jo për interesin e qytetarit konsumator - që është mandati i tyre.
Komisioni i konkurrencës dhe Autoritetet / Mekanizmat tjerë natyrisht se duhet ta hulumtojnë edhe këtë rast dhe të dalin në opinion me konstatimet dhe masat e ndërmarra.

Kombëtarisht kemi kulturë kuvendimi e pleqnimi.
Ndaj, mendoj se çështjet tona duhet t i pleqnojmë vet. Jo sepse më pengojnë miqët ndërkombëtarë, ata janë më se të mirëseardhur - prej ditës së ftesës sonë që ua bëmë për të na ndihmuar në luftën tone çlirimitare. Por, për arsye se mungesa e disponimit tonë që çështjet tona t i pleqnojmë vet, drejt e sinqert, kërkon e arsyeton intervenimin e tyre.

Aman, mos na bëni të mendojnë miqët se jemi të pa aftë të mbajmë shtëpi !

(Kosova Sot Online)