Enver Hoxha nuk e ka shitur Kosovën

Enver Hoxha nuk e ka shitur Kosovën
Enver Hoxha nuk e ka shitur Kosovën

Mehdi Hyseni

  • 29 qershor 2019 - 09:25

*** Historia 40-vjeçare (1945-1985) e Shqipërisë ka provuar se Enver Hoxha ishte diktator komunist, sepse atëbotë Shqipëria kishte një sistem të tillë shtetëror. Mirëpo, ajo histori 40-vjeçare nuk ka dëshmuar se  Enver Hoxha  ka qenë tregtar mafioz, plaçkitës, piroman, korrupcionist, hajn, profiter dhe milioner i shitjes së Kosovës, as i territoreve të tjera të Shqipërisë Etnike në Ballkan.

Kosova është  tradhuar qëmoti (1912-1999), por askush nuk ia ka shitur Serbisë (as Zogu, as Enveri e as Berisha)  

Këtë e vërtetoi, edhe  gjenocidi i fundit të Serbisë në Kosovë (1989-1999), ku Serbia vrau dhe masakroi mbi “13 mijë shqiptarë”, shpërnguli mbi “1 milion sish jashtë Kosovës”, si dhe dogji cep më cep Kosovën shqiptare.

Mirëpo, Shqipëria demokratike nuk reagoi ushtarakisht si shtet amë, që t’i shpëtonte mbi 2 milionë e gjysmë shqiptarë të Shqipërisë etnike. Por, në vend të saj, reagoi Amerika e “babës” Bill Clinton, i cili urdhëroi NATO-n, që ta bombardonte  republikën e ashtuquajtur “Savezna Republika Jugoslavija”(Serbia+Mali i Zi).

Pasiqë, Enver Hoxha “Kosovën ia paska shitur Serbisë”, atëherë pse qeveritë e Shqipërisë demokratike (1990-2019) e njohën Republikën e Serbisë, e cila veç kësaj, ajo kreu edhe gjenocidin e fundmë në Kosovë, pse edhe pas kësaj tragjedie gjithëkombëtare shqiptare,  Shqipëria demokratike e njohu Republikën e Serbisë, pa kërkuar asnjë llogari për sanksionimin e krimeve të gjenocidit të saj nda 2 milionë e gjysmë shqiptarë në Kosovë?

-Pse diplomatët e Shqipërisë demokratike ishin ndër të parët, që ngritën gishtin dhe votuan për rikthimin e Serbisë gjenocidale në OSBE dhe në OKB?

-Pse Shqipëria demokratike Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën e braktisi nën robërinë e sistemit kolonial të Serbisë?

-Të gjitha këto gabime kardinale historike, kombëtare dhe atdhetare shqiptare, nuk janë tradhti dhe shitje sui generis ndaj Kosovës, Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, duke mos i harruar edhe gabimet dhe tradhtitë e tjera ndaj Çamërisë, Iliridës dhe Malsisë së Madhe të Mbishkodrës deri Ulqin, Tivar, Kotor, Tuz e Podgoricë etj.

“Nuk fshihet dielli me shoshë. Rrena i ka këmbët e shkurtëra”!

Me qëllim të fundit, për t’i fshehur rrenat, gabimet dhe tradhtinë e tyre më të mdhe ndaj 2 milionë e gjysmë shqiptarëve të Kosovës, duke i lënë në “mëshirën” e zjarrit dhe të flakës së terrorit dhe të gjenocidit shtetëor  të Serbisë, garniturat e djeshme dhe të sotme në pushtetin shtetëror të Shqpërisë (1989-2019), e përdorin si “alibi” konsturksionin e përrallës së tyre të sajuar politiko-propagandistike, antinjerëzore, antihistorike, antipolitike dhe antikombëtare, se gjoja  “Enver Hoxha ia ka shitur Kosovën Serbisë” !?

Kjo është gënjeshtra më e rafinuar politiko-propagandistike antishqiptare, që  po i servohet kombit shqiptar, që nga vitet e 90-ta të shekullit XX, kur Serbia agresore dhe gjenocidale me kryekriminelin Slobodan Milosheviq e ripushtoi Kosovën me tanke policore, paramilitare dhe militare  (1989-1999).

Kosova nuk i është shitur, por i është falur Serbisë (1912-1999) ngase plot 100 vjet, Shqipëria as nuk ka luftuar e as nuk ka kërkuar nga Evropa dhe nga OKB-ja, që Kosova shqiptare, t’i kthehej Shqipërisë !

Pra, për 100 vjet rresht asnjë qeveri e Shqipërisë londineze (1913) nuk ka kërkuar nga Serbia, nga Evropa e as nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, që Kosovën ta rikthenin  brenda kufijve të Shqipërisë etnike  të  Ismail Qemalit 28 nëntor 1912).

Mirëpo, ky gabim historik, politik dhe diplomatik ndaj Kosovës nuk mund të quhet “Shitje e Kosovës”, sepse  nuk ekziston kurrfarë traktati  ndërshtetëror shitblerës mes Shqipërisë dhe Serbisë. Ndryshe,  sikur të kishte ndodhur një gjë e tillë, Serbia dhe serbët (shteti, Akademia e Shkencave dhe e Arteve Serbe, Kisha Ortodkse Serbe) ndër të parët në botë, do shpërpallnin “blerjen e Kosovës” nga Enver Hoxha qysh para 70 vitesh, sepse kjo do t’u shërbente  si argument justifikues para Evropës dhe para tërë botës,  se  “Kosova është pronë e Serbisë”. Si rrjedhojë e realizimit të një transkaksioni të tillë juridiko-politik pronësor financiar, Beogradi zyrtar nuk do të kishte  pasur arsye, që të “harxhohej” aq shumë për ripushtimin dhe për djegjen  shkrum e hi të Kosovës shqiptare, më 1989-1999.

“In course of the  March 24 to 10 June 1999, the United States and it’s the West European Allies  (NATO) didin’t bombe  any kind of the “ White Christians” in Serbia, but  only  Serbian barbarious chetnichs, fascist, terrorist and genocidal paramilitary, military and police units who  have massacred  unprotected   civilian Alabanian  people ( childs,  children, elderly, teens, young,  adults, the women, girls, pregnant women with their babies). This Serbian  barbaric atavism  against Alabanians  has been evidenced  by this  statistic of the innocent victims (1998-1999): “Damaged and burnt houses: 100.589;  schools: 358; Registry offices :71; houses of culture: 30;  school and public libraries: 93;  health facilities: 123; religious facilities (mosques, masjid, shrine): 215; catholic  churches: 5; auxiliary facilities - follows: 88.101; killed: 11.840 Albanian victims ; 1,392 children up to 18 years old; 296 children up to 5 years old; 1,739 women; 1,882 elderly people over 65 years old; 1,450 inhabitants are still missing as well as 20,400 Albanian raped women.” (See in : https://newsblaze.com/thoughts/opinions/the-serbias-president-vucic-wants-urgent-internal-dialog-on-kosovo-but-is-too-late-28-years_83296/).

Kosova nuk është  e shitur, por është  e tradhtuar!

Pikërisht,  ata liderë udhëheqës politikë të Shqipërisë, të cilët e kanë lënë Kosovën me 2 milionë e gjysmë shqiptarë për t’u djegur në flakën dhe në zjarrin e terrorizmit dhe të gjenocidit të Serbisë së Slobodan Milosheviqit (1989-1999),   e  kanë shitur  Kosovën, Jo Enver Hoxha, assesi.

Kjo është tradhtia dhe kjo është shitja, si pasojë e së cilës bandat çetniko-fashiste militare, paramilitare dhe policore serbe maskaruan, dhunuan dhe vranë  “mbi 13 mijë shqiptarë,” si dhe shpërngulën “mbi 1 milion shqiptarë”. Kjo është e vërteta e pamohueshme, dëshmitar ie së cilës jam edhe vetë (1989-1999).

Prandaj, fare nuk është e çudtishme, pse dikush e fajëson dhe e shpif Enver Hoxhën, se gjoja ai  “ Kosovën ia kishte shitur Serbisë”.  Këtë e propagandojnë qe më se 30 vjet, ata që  me çdo kusht po luftojnë t’i fshehin gjurmët e tradhtisë dhe të shitjes së Kosovës, gjatë viteve të lemeritshme (1989-1999), kur edhe druri dhe guri digjeshin në Kosovë. Mirëpo, kjo nuk bëri mjaftoi që shteti i Shqipërisë ta mobilizonte Ushtrinë Kombëtare Shqiptare për të hyrë në Kosovë dhe t’i merrte në mbrojtje mbi 2 milionë e gjysmë shqiptarë për t’i shpëtuar nga gjenocidi serb i Slobodan Milosheviqit (1989-1999).

Nuk ekziston asnjë dokument historik, politik, juridik dhe diplomatik i shitjes së Kosovës nga ana Enever Hoxhës, edhe pse ai ishte komunist, nuk e ka shitur asnjë pëllëmbë territor të Shqipërisë etnike

Mirëpo, kjo gënjeshtër, e fabrikuar nga qarqet reaksionare antishqiptare, po u nevojitet që domosdoshmërisht t’i ndihmojnë dhe t’i justifikojnë tezat, elaboratet, projektet dhe platfromat  e rreme dhe të falsifikuara  shekullore antishqiptare të shtetit, të shkencës, të kishës dhe të propagandës serbomadhe, që para Evropës dhe para gjithë botës, të “dëshmojë” se “Kosova është e Serbisë”. Për më tepër, siç po vlon dhe, siç po trumbeton rrjeshëm politika dhe propaganda shqipfolëse se,  “Enver Hoxha  ia ka shitur Kosovën Serbisë”, atëherë, po del se shqiptarët e Kosovës dhe NATO-ja me Amerikën në krye  “paskanë luftuar “kot”, duke mos qenë në dijeni se “Kosova paska qenë e shitur nga Enver Hoxha”!?

Mirëpo, pavarësisht nga fabrikimi dhe “industrializimi” perfid i një gënjeshtre të tillë nga kuislingët shqipfolës, logjika  racionale flet  ndryshe , nëse “Enver Hoxha, Kosovën ia ka shitur Serbisë”, atëherë,  do të duhej të bëhej transparent për opinion publik shqiptar dhe për gjithë opinionin evropian dhe ndërkombëtar  DOKUMENTI-TRAKTATI I PËRFUNDUAR I SHITBLERJES SË KËTIJ TRANSAKSIONI JURIDIKO-PRONËSOR TREGTAR DHE FINANCIAR.

(1)       Së pari, të DOKUMENTOHET se ku janë këmbyer instrumentet e shitblerjes,

(2)       Së dyti, cilët ishin ata liderë nga pala shqiptare, që e nënshkruan atëfarë akti shitblerës  të Kosovës?

(3)       Së treti, ku u nënshkrua ai farë akti shitblerës, në Beograd, në Nish apo në Tiranë?

(4)       Së katërti, kur u nënshkrua, cila ishte dita, muaji dhe viti i shitjes?

(5)       Në sa kopje është bërë ai dokument?

(6)       Ku është deponuar ai dokument?

(7)       Në sa gjuhë është HARTUAR ai dokument?

(8)       Cila është shuma  e vlerës monetare-financiare të atij dokumenti?

(9)       Kush i ka marrë ato para, Enveri, Mehmeti apo Nexhmija?

(10)             Në çfarë valute Serbia e ka paguar blerjen e Kosovës nga Enver Hoxha?

(11)            Pse për këtë transaksion tregtar, Tirana deri më sot, asnjëherë nuk e ka njohtuar Prishtinën zyrtare  dhe POPULLIN SHQIPTAR TË KOSOVËS?

(12)            Si ndodhi që ish-Jugoslavia e Titos dhe Serbia e Slobodan Milosheviqit, asnjëherë deri më sot (1945-2019) nuk e nxorën para opinionit publik serb, ballkanik, evropian dhe ndërkombëtar, TRAKTATIN E SHITBLERJES SË KOSOVËS të Enver Hoxhës, të akorduar mes Tiranës zyrtare dhe Beogradi zyrtar?!

-Po, sikur  Enver Hoxha, Kosovën t’ia kishte shitur  Serbisë, Beogradi nuk do të kishte pasur nevojë që t’i vriste   “mbi 13 mijë” shqiptarë në Kosovë (1989-1999), sepse me kohë do t’ua bënte të qartë Traktatin e shitblerjes së Kosovës nga ana e Enver Hoxhës. Kështu që, as mbi 2 milionë e gjysmë shqiptarë në Kosovë, nuk do të kërkonin e as nuk do të luftonin, që Kosova ta fitonte statusin e pavarësisë dhe të sovranitetit të saj  (1989-1999).

Së fundi, nëse Beogradi i bie në gjurmë, e zbulon  “dokumentin arkivor” të Sali Berishës (të pohuar në një intervistë në RTV Dukagjini të Pejës) dhe të disa skribomanëve të ashtuqujatur “shkencëtarë” dhe publicistë, të cilët qe 30 vjet po shërbehen dhe po ushqehen  me burimet  toksikologjike antishkencore  të historiografisë, të politikës, të diplomacisë dhe të propagandës serbomadhe antishqiptare të Beogradit, se gjoja “Enver Hoxha, Kosovën ia paska shitur Serbisë”, atëherë, ne, së bashku me   Kosovën,  “i paskemi larë duart për murrizi, prapë nën Serbi” !?

Mirëpo, një dokument i tillë, i shpifur për qëllime dhe për interesa politike nga vetë shqipfolësit (jo nga serbët, jo nga grekët, jo nga malazezët, jo nga rusët, jo nga bullgarët etj.) nuk ekziston në asnjë arkivë ballkanike,  evropiane e as ndërkombëtare.

Prandaj, është dëshirueshme, e dobishme dhe më se domosdoshme, të marrë fund ajo farë gënjeshtre propagandistike  dhe fantastike se gjoja “Enver Hoxha  ia paska shitur Kosovën Serbisë” !?

Kjo gënjeshtër e ndyrë justifikon vetëm përrallat dhe mitet e serbomëdhenjve, se “Kosova është serbe”!?

Prandaj, nuk duhet të jemi aq mendjelehtë, të njëanshëm, subjektivë dhe të padrejtë dhe, tamam si infantilë dhe injorantë  të besojmë verbërisht  çfarëdo që po thuhet dhe po  shkruhet nëpër mediume të ndryshme të një “kazani”  dezinformues, pa asnjë kriter profesional, moral dhe ligjor, vetëm për para, për karrierë dhe për pushtet?!

-Po, edhe sikur kjo gënjeshtër propagandistike të ishte e vërtetë, kujt do t’i “hynte në punë”, përkatësisht kush do ta kapitalizonte në këtë moment kritik, Kosova apo Serbia?

-Dihet se, JO  as Kosova e as Shqipëria, por vetëm Serbia, e cila, nëse Sali Berisha e dokumenton këtë gënjeshtër historike, politike, juridike dhe diplomatike, sigurisht se Beogradi zyrtar, do të kërkonte zbardhjen e këtij dokumenti, të cilin, pikësëpari, do t’ia dërgonte  Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë (e cila më 22 korrik 2010  dha opinion pozitiv se shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte e ligjshme  në përputhje me të drejtën ndërkombëtare). Mëpastaj, këtë “dokumnet” të Sali Berishës,  Serbia do t’ua dërgone edhe: Uashingtonit, Moskës, Pekinit, Parisit, Londrës, Berlinit, Vjenës, Romës, OKB-së,  NATO-s, edhe  OSBE-së. Dhe, nëse  këta faktorë relevantë bashkësisë ndërkombëtare, do ta  konfirmonin validitetin juridiko-politik të “dokumentit” të Sali Berishës, se “Enver Hoxha ia ka shitur Kosovën Serbisë”, atëherë,  Kosova, do t’i kthehej Serbisë kolonialiste, sepse  sipas S. Berishës,  “Serbia e pasksha blerë nga Enver Hoxha” !?

(Kosova Sot Online)