Askush nuk reagoi për mungesën e fotografive të artistit Alban Muja në Bienale të Venedikut

Askush nuk reagoi për mungesën e fotografive të artistit Alban Muja në Bienale të Venedikut
Askush nuk reagoi për mungesën e fotografive të artistit Alban Muja në Bienale të Venedikut

Ilir Muharremi

  • 30 June 2019 - 11:07

Është për t’u çuditur përse askush nga mediat, madje nuk është mbajtur asnjë konferencë ose debat në lidhje me mos realizmin komplet të projektit të artistit Alban Muja në Bienale të Venedikut 2019. Aty munguan fotot e qytetarëve të cilëve ju kërkua t’i dërgojnë. Nuk u shpjegua përse asnjë nga fotot e qytetarëve nuk u shfaq, por vetëm videoinstalacion i Alban Mujës, me çrast u kërkuan që fotot të ishin personale dhe të pa shfaqura. Kjo i bie që secili nga artistët mund të manipulojë me Institucionin dhe publikun dhe jo më kot thuhet se masa dirigjohet sikur delet. Kjo u dëshmua me pjesmarrje në Bienale.

U shpenzuan 25 mijë euro për 22 zyrtarët institucionalë që shkuan për Bienale dhe askush nga ta nuk kërkoi shpjegim për fotot e munguara.

Me 3 prill në faqen e Facebook bëhet një kërkesë publike në kuadër të konceptit të veprës së Mujës që populli t’i dërgoj fotografitë familjare të shkrepura gjatë kohës së luftës të viteve 1998-99. Ja postimi origjinal:

“Bashkëqytetarë të nderuar, artisti i mirënjohur Alban Muja, sivjet përfaqson Kosovën Bienalen e Venedikut, ngjarjen më të madhe në fushën e artit bashkëkohor. Projekti i tij multimedial i quajtur “Albumi Familjar”, flet për të kaluarën tonë gjatë luftës, e cila ndodhi pikërisht 20 vjet më parë.

Ju ftojmë që të bëheni pjesë e projektit duke na dërguar fotografitë tuaja familjare, të bëra gjatë periudhës së luftës, viteve 1998/1999.

Fotografitë duhet të jenë familjare, jo profesionale, me pamje të ndryshme të përditshmërisë suaj gjatë kësaj kohe. Ato mund t’i dërgoni në emailin tonë:

[email protected] ose në faqen në FB: https://ëëë.facebook.com/kosovopavilion58/notifications/ Ju falemnderit!”. Si duket fotografitë munguan dhe nuk u shfaqen, madje në faqen kryesore “Kosovo Pavilion / 58th Venice Biennale 2019 / Alban Muja”, nuk ka asnjë foto të ndonjë individi të dërguar gjatë 1998-99.

(Kosova Sot Online)