Përfundoi viti më i përfolur shkollor në Republikën e Kosovës

Përfundoi viti më i përfolur shkollor në Republikën e Kosovës
  • 30 June 2019 - 15:51

Ismail Muçiqi

Ky vit shkollor do të mbahet mend si viti më problematik dhe më i politizuar i cili e përcolli Arsimin.Problemet e grumbulluara vite me rradhë në organizimin e Arsimit si ishte dështimi i kolikulave të programit shkollor,grevat e shpeshta të puntorëve të arsimit të cilat si motiv kishin përmirësimin e kushteve të punës dhe rritjen e pagave dhe benificioneve tjera,Këto dukuri krijuana probleme dhe vështirësi në mirëvajtjen e punës dhe në  realizimin e planprogrameve mësimore.Sindikalistët e 
Arsimit ndikuan në politizimin e punëtorve të  Arsimit duke iu dhënë ngjyrë dhe kahje grevave të Arsimit në drejtim të interesave të partive politike qoftë në pushtet apo në opozit.Ministiria e Arsimit më shumë e lujati rrolin vëzhgues sesa bëri veprime apo mori vendime që i përkasin në bazë të ligjit dhe normave të tjera kushtetuese.Kjo u vërtetua edhe me rastin e përfundimit të vitit shkollor kur vendimet e Ministrisë së Arsimit për datën e saktë kur duhet të mbarojë viti shkollor nuk u përfillen nga kolektivet shkollore.Kjo që ngjau gjatë këti viti shkollor solli vështirësi dhe probleme dhe ndikoi drejtëpërdrejtë në cilësinë dhe suksesin e nxënësve të shkollave.

Duhet theksuar se pozita materiale dhe kushtet në të cilat punojnë puntorët e Arsimit janë përmirësuar dhe avancuar dukshëm me krahasim me vendet e tjera të rajonit.Politizimi në skenën e Arsimit ka reflektuar negativisht në arritjen e suksesit të gjithë mbarshëm në edukimin dhe Arsimimin e gjeneratave të reja.Sistemi arsimor në Republikën e kosovës që nga paslufta ka dështuar në shumë drejtime,që nga  përpilimi i teksteve shkollore e deri te mos harmonizimi i teorisë në praktikën dhe me interesat ekonomisë Kosovare të tregut.Akreditimi dhe hapja e kolegjeve private të cilat në rend të parë pikësynim e kanë interesin materialo-financiar,kan ndikuar negativisht në përgaditjen  adekuate të kuadrave me përgaditje të duhura shkencore dhe arsimore, të cilat i nevoiten tregut dhe ekonomis Kosovare.Qeveria e Kosovës .

- Ministria e Arsimit nuk ka strategji dhe planë aftë mesëm dhe afatë gjatë për përgaditjen - shkollimin e kuadrave adekuate për nevojat e Kosovës.Viteve të fundit në shumë komuna në lamin e Arsimit punuan nje numer  individësh të pakualifikuar vetëm e vetëm se ata ishin militant apo simpantizant të partive politike të cilat e udhëheqin pushtetin lokal.Në fund po theksojmë se nivli i zhvillimit te  Arsimit të  nje shoqërie apo një shteti është faktorë dominant në zhvillimin e gjithë mbarshëm andaj është koha që politika të largohet nga Institucionet edukativo-arsimore të cilat që 20 vite po e dëmtojnë arrsimin në Republikën e Kosovës. 


(Kosova Sot Online)