Apo aktivizohet plani "B" i Serbisë kundër Kosovës?

Apo aktivizohet plani
Apo aktivizohet plani

Ismail Muçiqi

  • 01 korrik 2019 - 10:05

Polarizimi i skenës politike në Serbi, kinse popullata serbe në pjesën Veriore po ballafaqohet me kriz humanitare për shkak të aplikimit të taksës për mallrat serbe, nga ana e Kosovës, është agjend dhe strategji e planit "B" të Serbis, që të krijoj situat të konfliktit me qëllim të ndarjes së pjesës Veriore të Kosovës.

Që nga fillimi i bisedimeve rreth normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbis, Serbia në mënyrë konsistente ka vazhduar pretendimet e saja hegjomoniste për "zhbërjen" e shtetësis së Kosovës.Kjo përmes agjendës diplomatike dhe të përkrahjes të Rusis, luajti me dy karta; së pari ajo përmes listës serbe dhe popullatës të manipuluar insistoj që përmes formimit të asociacionit të komunave serbe, të krijoj një bërthamë me karakter ekzekutiv e cila do ti shërbej Serbis si mekanizëm për mos funksionimin e shtetit të Kosovës dhe rrezikimin e sovranitetit dhe integritetit.

Për shkak të zhagitjes së bisedave ndërmjet Serbis dhe Kosovës, e cila agjend i konvenoj dhe i shërbeu më shumë Serbisë, me aplikimin e masave dhe rritjes të taksës 100% për mallrat serbe dhe boshnjake nga ana e Qeveris së Kosovës, Serbia filloj të përgadis palnin "B", duke pretenduar dhe kërkuar përkrahje nga Rusia dhe Kina, si dhe nga disa shtete mike të saj se kinse këto masa paraqesin rrezik për stabilitetin ndërmjet Kosovës dhe Serbis dhe rrezikojnë paqën në rajon.

Inskenimi dhe aktivizimi i disa rrymave ekstreme të cilat janë të instaluara në pjesën Veriore të Kosovës, dhe të cilat punojn dhe veprojn në interes të shtetit serb, kohë më parë u aktivizuan edhe në pikat në institutcionin e doganave të Kosovës duke organizuar kontraband dhe krime tjera kundër ligjeve të Republikës së Kosovës. Kjo u vërtetua edhe me arrsetimin e një numri të policëve të doganjerëve të cilët punuan dhe vepruan kundër Kosovës dhe në interes të Serbis.

Kërcnimet e Vuqiqit dhe insinuatat e ti, se Kosova po përgadit aksion të ri në Veri për ta ndjekur popullatën serbe dhe për të bërë pastrim etnik, nuk është asgjë tjetër përpos legalizim i planit "B", që pretendon mbrojtjen e popullit serb dhe marrjen e pjesës Veriore të 4 komunave me popullat serbe.

Se me të vërtet bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbis kanë hyr në qorrsokak, tregon edhe dështimi i Samitit të Parisit, i cili nuk u mbajt fare.

Retorikat e liderëve shqiptar se së shpejti Serbia do ta pranoj shtetin e Kosovës, për mua janë tejet naive dhe të pa qëndrushme. Kjo u pa edhe në manifestimin e Kishës Ortodokse serbe, që u mbajt para ca ditësh në gazimestan të Prishtinës.

Urrejtja dhe shovinizmi serb nuk ka ndryshuar për asnjë qast dhe është i ngulitur në mendjet dhe zemrat të një populli gjakpirës,që ende jeton me mitet e mesjetës.

Për fat të keq edhe përkundër që i tham më lartë,politika kosovare përmes liderëve ende jeton në andrra dhe për shkak të mos unitetit në interesat stategjike të Kosovës, edhe pas 20 vitesh në liri nuk ka arritur që ta përmbyll shtetësin e Kosovës.

Këtë problem mes Kosovës dhe Serbis mund ta zgjedhin vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Andaj këshillat dhe mesazhet që vin nga Shtëpia e Bardh në adresë të liderëve të Kosovës, duhet të mirren seriozisht, të përkrahen dhe të shëndrrohen si platformë shtetërore për sigurin e shtetësis së Republikës së Kosovës.

(Kosova Sot Online)