Diç po thotë ambasadori Amerikan; Godet Gjykatësit e Supremes morën rroga pa punuar asgjë

Diç po thotë ambasadori Amerikan; Godet Gjykatësit e Supremes morën rroga pa punuar asgjë
Diç po thotë ambasadori Amerikan; Godet Gjykatësit e Supremes morën rroga pa punuar asgjë

Ragip Guraziu

  • 01 July 2019 - 13:15

Kur kemi parasysh një ambasador siç është ai amerikan, pra ambasadori Philipp Kosnett ku thotë se disa gjykatës të Gjykatës Supreme janë paguar një vit pa bërë asnjë punë, ne duhet të jemi të kujdesshëm edhe mos t'i marrmi këto deklarata si humor,konkretisht nga këta ambasador që vine nga ato shtete aleate të Amerikës, miqtë të Kosovës,dhe falë tyre ne sot jemi shtet me Kushtetutë, e pse Kushtetuta e Kosovës nuk shtrihet apo nuk respektohet aty ku janë enklavat serbe, fajin e kemi ne e jo ndërkombëtaret, pasi liderët tanë dhe te gjitha Qeveritë e deritanishme, 20 vite pas lufte,e përqafuan korrupsionin,malivezimet e keqpërdorimet,e kur kemi parasysh edhe ato rast se molotovi qe deshëm vet ta kallmi Kosovën, ma zi se serbet dhe kasapi i Ballkani Sllobodan Millosheviqi.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philipp Kosnett, çdo javë i raporton shkeljet dhe parregullësitë e sistemit të drejtësisë në Kosovë.

Këtë të premte ai ka komentuar pagesën e gjykatësve të Dhomës Speciale në Gjykatën Supreme, të cilët janë paguar një vit, pa asnjë vendim të marrë nga ta.

“Gjykatësit e Dhomës Speciale të Gjykatës Supreme morën paga për një vit pa marrë asnjë vendim, për shkak se një ligj i vjetër, tash i ndryshuar, thoshte se gjykatësit e EULEX’it duhet të jenë prezentë për t’u mbajtur gjykimet”, ka shkruar Kosnett.Sipas tij, këta gjykatës mund të kishin përgatitur lëndë të vjetruara përgjatë kësaj periudhe.

Kosnett ka dilema nëse Kosova përzgjedh njerëz meritorë në diplomaci

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Philip Kosnett, ka shprehur dyshimet e tij nëse Kosova i emëron diplomatët e saj mbi bazën e meritave.

Nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij zyrtare, në rrjetin social Twitter, në internet, Kosnett ka vënë në pikëpyetje emërimet diplomatike të Kosovës, duke pyetur se a është Ministria e Punëve të Jashtme duke i respektuar procedurat dhe a po i bën përzgjedhjet bazuar në merita.

“Po ndjek raportet e mediave rreth emërimeve të diskutueshme diplomatike. Si në Amerikë, kandidatët e përzgjedhur në mënyrë të duhur të karrierës dhe jo-karrierës mund të shërbejnë me nder, por a ka ndjekur MPJ-ja procedurat për zgjedhje mbi bazën e konkurrencës dhe me meritës?”, ka shkruar Kosnett.

Pasi nuk po ia varrim veshin askujt,ja skandalet tjera?!

Skandaloze: MPJ avulloi rreth 23 mijë euro të kartës së kreditit.Ministria e Punëve të Jashtme ka avulluar 23 mijë e 272 euro përmes shfrytëzimit të kartave të kreditit.

Auditori i Përgjithshëm ka konfirmuar shpenzimet e paarsyetuara me karta të kredit, të ministrit Behgjet Pacolli, zëvendësministrave, Anton Berisha, Rejhan Vuniqi, Besnik Hoti dhe të këshilltarit politik të ministrit, Jetlir Zyberaj.

Nga 67 mijë e 959 eurot e paarsyetuara me kohë, Ministria e Jashtme ka arritur të arsyetojë, pas afatit kohor, 39 mijë e 87 euro.

Veç kësaj, 5,600 euro të tjera, në pamundësi të arsyetimit të shpenzimeve, janë kthyer para të gatshme nga shfrytëzuesi i kartës së kreditit.

Ndërsa, në total, të paarsyetuara kanë mbetur 23 mijë e 272 euro.

Zyra për Media e Ministrisë së Jashtme, gjatë së premtes, nuk ka kthyer përgjigje në pyetjet e televizionit rreth gjetjeve të Auditorit.

Ndërkaq, Auditori i Përgjithshëm ka vlerësuar se mosarsyetimi i shpenzimeve të udhëtimeve dhe mosmbyllja e avanseve e rrit rrezikun që paratë publike të jenë përdorur në kundërshtim me rregullat e aplikueshme.

Auditori ka kërkuar nga ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, që të gjitha rastet kur zyrtarët nuk i kanë arsyetuar shpenzimet, shumat e paarsyetuara t’u ndalen nga pagat.

Zyra për Media e Ministrisë së Jashtme, gjatë së premtes, nuk ka kthyer përgjigje në pyetjet e televizionit rreth gjetjeve të Auditorit.

Ndërkaq, Auditori i Përgjithshëm ka vlerësuar se mosarsyetimi i shpenzimeve të udhëtimeve dhe mosmbyllja e avanseve e rrit rrezikun që paratë publike të jenë përdorur në kundërshtim me rregullat e aplikueshme.

Auditori ka kërkuar nga ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, që të gjitha rastet kur zyrtarët nuk i kanë arsyetuar shpenzimet, shumat e paarsyetuara t’u ndalen nga pagat.

Kur kemi parasyesh një amabasador siç është ai amerikan, pra ambasadori Philipp Kosnett ku thotë se disa gjykatës të Gjykatës Supreme janë paguar një vit pa bërë asnjë punë, ne duhet të jemi të kujdesshëm edhe mos t'i marrmi këto deklarata si humor,konkretisht nga këta ambasador që vien nga ato shtete aleate të Amerikës,miqt të Kosovës,dhe falë tyre ne sot jemi shtet me Kushtetut, e pse Kushtetuta e Kosovës nuk shtrihet apo nuk respektohet aty ku janë enklavat serbe,fain e kemi ne e jo ndërkombëtaret,pasi lideret tanë dhe te gjitha Qeverit e deritanishme,20 vite pas lufte,e përqfuan korrupsionin,malivezimet e keqpërdorimet,e kur kemi parasyesh edhe ato rastse molotovi qe deshem vet ta kallmi Kosovën,ma zi se serbet dhe kasapi i Ballkani Sllobodan Millosheviqi.

Autori është gazetar-anaist i pavarur

(Kosova Sot Online)