Homologimi, në kundështim me rregullat e BE-së

Homologimi, në kundështim me rregullat e BE-së
Homologimi, në kundështim me rregullat e BE-së

Nezir Kraki

  • 02 July 2019 - 09:21

Nuk mjafton ndërprerja e monopolit në biznesin e homologimeve. Duhet të hiqet krejt kjo procedurë e padrejtë e zhvatjes së qytetarëve dhe në vend të saj të sillet një ligj i ri apo udhëzim administrativ i cili do t’i parashikonte rastet specifike që kanë nevojë për homologim, ashtu siç bëhet brenda BE-së.

Sot brenda BE-së nuk ka homologim klasik për automjete standarde të cilat nuk janë ndryshu pas prodhimit. Prej vitit 1999 kur janë harmonizuar rregullat dhe kartat e regjistrimit, 99% e automjeteve pranohen brenda BE-së me automatizem dhe regjistrohen pa asnjë verifikim. Kur janë jo më të vjetra se 4 vite s’kanë as kontroll teknik. Homologim kërkohet për disa lloje të veçanta që janë prodhu para vitit 1999 ose që vijnë nga vende jasht BE (p.sh. USA).

Kosova ka nënshkruar MSA me BE-në dhe është (normalisht) e detyruar t’i konformohet rregullave evropiane. Tash si ka mundësi që kerret gjermane apo franceze të verifikohen nga Kosova kur ato vijnë në Kosovë me dokumenta dhe regjistrime te rregullta, dmth te homologuara për normat evropiane.

Sa për ilustrim, në Francë homologimi kërkohet në këto raste:

- kur automjeti vjen nga Amerika (sidomos sepse ne USA nuk ka norma për drita) ose nga vende tjera jasht BE.

- kur automjeti është i ndryshuar ose në karroseri ose në motor (p.sh. Rastet kur motori me pak fuqi eshte zevendesu me motor tjeter, ose kalimi nga benzina ne diezel ose kalimi ne Gaz GPL)

- kur automjeti është i destinuar për bujqësi dhe kur ai posedon remorkio.

- dhe çdo automjet me karakteristika specifike të cilat nuk janë standard në Francë (p.sh. Ato per kamping).

Në krejt rastet tjera automjetet konsiderohen si konform "by default" nga momenti që ato janë regjistruar ose prodhuar në Evropë (ose për tregun evropian, p.sh. Renault te prodhuara në Turqi).

Për automjetet e prodhuara para vitit 1999 dhe për Oldtimer (më të vjetra se 30 vjet) administrata franceze kërkon çertifikatë konformiteti të lëshuar nga prodhuesi. Çertifikata evropiane e konformitetit kushton nga 40€ për një Fiat kasik në 150€ për një Volkswagen te vitit 1958 (rasta të njohura personalisht nga unë). Me këtë dokument dhe me kontrollin heknik regjistrohet kerri. Por keto janë raste specifike.

Për krejt rastet standarde dhe kerret e pas vitit 1999 NUK KA HOMOLOGIM BRENDA BE-së.

Për këto arsye Kosova duhet ta rishikojë nga A deri në ZH proceduren e importimit, kontrollimit, homologimit dhe regjistrimit të automjeteve që importohen. Verifikimi i automjeteve që vijnë nga BE-ja duhet të jetë veç procedurë e thjeshtë e verifikimit të dokumentave që kryhet nga ministria e puneve te brendshme, në momentin e regjistrimit.

Duhet të shkruhet dhe të miratohet Kodi rrugor i Kosovës e t’i jepet fund pazareve politike që secili minister i bën për qejfin e partisë.

(Kosova Sot Online)