Kur politika kuptohet si biznes?!

Kur politika kuptohet si biznes?!
Kur politika kuptohet si biznes?!

Skender Mulliqi

  • 03 July 2019 - 16:23

Në Kosovën  e vogël, nuk është vështire me  I njoftë së cilat janë familjet me nam, se cilët kan qenë pasanikët e vjetër ,dhe cilët janë ata, të cilët u pasuruan mbrenda natës .Sigurisht së paraja nuk është gjitheqka , por sigurisht  është  shumë e fuqishme, per ti ndryshuar gjerat per te mire, dhe per te keq ne kete bote .Paraja eshte fuqia , kush ka para behet njeri I fuqishem, duke arritur keshtu ne majat e politikes ose te biznesit. Te ne ,lëmia e cila eshte duke u sjellur njerëzve nam dhe shumë para, eshte bere politika.

Shume pantoll grisur ia pane hajrin inkuadrimit ne politike, duke krijuar keshtu pasuri marramendese.Sigurisht, se keta njerëz ,  na janë bere milionere hiq pa mund, duke e shfrytëzuar politikën, ose më mirë më thënë duke e keqpërdorur ate .Me parat e popullit kan arritur të bëhën sundimtar  apsolut të këtij vendi ,të zhytur në  mjerim social.E kan nënshtruar popullin me parat e tyre. Kan vu diktatin mbi shumë  media elektronike dhe te shkruara.Me rrugë të errëta pasaniket e rinjë po e shfrytëzojnë paranë , kur eshte nevoja për ti shanatazhuar dhe frikësuar njerëzit, që ata mos të marrin guximin qytetarë të kundërshtimit.

Kanë krijuar rrjet të gjerë duke e veshtirësuar mundësinë  e përmbysjës së tyre  nga  postët  e larta pushetetare. Na janë bere oligarkë të fuqishem, të cilët kan vu  kontroll  po thuaj  gjithëkund dhe gjithëkah …

Kësaj I thonë jo demokraci dhe  jo shtet I se drejtës.Na kanë kapluar  jo vlerat , po na mungon guximi qytetare per ti kundeshtur njerëzit te cilet kan bere para dhe pushtet.Ky lojalitet karshi ketyre njerëzve te cilet po e shembin Kosoven, si Kullen prej Kartoni, eshte shumë  e frikshme  për të ardhmen e brezave .Po lejojmë që ecim në rrugën njekahëshe.

Po lejojmë grupe te caktuara politike, që të jetojnë më familjët e tyre në stilin më të lartë .Kjo nuk na falet.Mu per kete  njerëzit e politikës po sillen dhe po veprojnë sipas interesave te tyre .Çka eshte edhe me keq, kur e gjithe kjo sjellje e tyre po shikohet krejt si diqka normale.  Eshte e gjate lista e politikanve  ku pasurimin e paligjshem e kan marre krejt si diqka si natyrale, si diqka që duhet tu takon.Kemi pasur tashme shumë afera të korrupcionit , të aferave gjyqësore  dhe pa kush prej tyre ka marr denimin e merituar. Ky mos veprim  po bën që hajnit dhe zhvatjët të vazhdojnë .Kur shumë burrshtetas  të shteteve të mëdha dhe të zhvilluara ,jo vetem që largohen por dënohen më shumë vite heqje lirie, kjo gjë rralle po vjen ne shprehje te ne.

Kjo  ështe kur politika kuptohet si biznes si gjithë punet tjera.Një qasje e tillë në sferën e politikës është tepër  cinike.Proklamimi i zyrtar i politikës gjithmon është i fokusuar në interesin e përgjithshem, e jo qe na është krijuar krejt fotografi tjetër. Dhe, nuk është e quditshme  së kesaj elite politike pak kush po I beson? Qe të kthehet besimi , politika do të duhej të terhiqet nga aty ku nuk e ka vendin.

Ky është nje problem I madh, qe vështirë  është të arrihet  edhe për një kohë të gjatë.Këta I kan vu rregullat e veta të lojës politike , nga të cilat veshtire do te  heqin dorë. Jeta politike ne Kosovë duket së edhe për një kohë të gjatë ,do të jetë e komplikuar.Krahas kësaj sigurisht së do të rriten edhe paknaqësitë  tona...

(Kosova Sot Online)