Shqiptarët janë ngopur me Socializmin e djeshëm dhe me socialistët e rilindjes sot

Shqiptarët janë ngopur me Socializmin e djeshëm dhe me socialistët e rilindjes sot
Shqiptarët janë ngopur me Socializmin e djeshëm dhe me socialistët e rilindjes sot

Skender Kapiti

  • 06 July 2019 - 09:47

Ato tmerre e padrejtësi çfarë kanë pësuar shqiptarët nga Socializmi komunist janë të pabesueshme për brezat të cilët nuk e kanë përjetuar atë kohë të Shqipërisë Socialiste.

Por brezat e pas Socializmit enverist, të sotmit janë dëshmitarë se çfarë po vuajnë nga paskomunistët, nga socialistët e sotëm të Rilindjes Socialiste , me qeverinë socialiste të rilindjes.

Vetë emërtesa “Rilindje” e qeverisë së Edi Ramës paska pasur si të vërtetë brënda saj, Rilindjen e Socializmit.

Rilindasit e sotëm nuk janë gjë tjetër veëse socialistët e moderuar në demokraci.

Rilindja, realisht realizoi zëvëndësimin e komunizmit me neokomunizmin socialist të moderuar. Kjo vertetohet me faktin e zgjedhjeve më të fundit në Shqipëri, me 30 Qershor 2019 për pushtetin vendor, ku Rilindja Socialiste e Edi Ramës, pushteti i saj mbajti votime njëpartiake dhe të gjitha Bashkitë i “fitoi” Rilindja Socialiste . Ky fakt të kujton kohën e socializmit enverist ku të gjitha Komitetet Ekzekutive të pushtetit komunist dhe këshillat popullore ishin pushtete vendore të Partisë së Punës së Shqipërisë.

Ashtu sikurse më parë me metoda krimi e korrupsioni Rilindja Socialiste kapi parlamentin dhe qeverinë, tashmë nuk u mjaftua vetem me ato, por mori edhe gjithë pushtetin vendor, duke e bërë Shqipërinë, Socialiste edhe njëherë tjetër pas 30 vitesh.

Kjo është orvajtje për asgjësim të demokracisë dhe të pluralizmit në Shqipëri, është asgjësim i demokracisë.

Si pasojë e këtij socializmi modern në demokraci, shqiptarët në këtë regjim neosocialist po vuajnë të njëjtat pasoja ashtu sikurse të kohës së regjimit të komunizmit socialist. Së pari po e pësojnë nga lufta e klasave socialistët brënda Partisë Socialiste , ku në shënjestër ishin dhe janë socialistët të cilët nuk pajtohen me vijen e rilindjes dhe të kryetarit të rilindjes socialiste.

Me të tillë socializëm dhe rilindasish socialist u ka ardhur shpirti në majë të hundës edhe vetë socialistëve të prangosur e të frikësuar nga pararoja socialiste e konsomolasve të Rilindjes. Dhe me neosocialistët e sotëm, me socialistët e rilindjes është ngopur tashmë i gjithë populli shqiptar i cili prej pasojave të tij, shqiptarëve vetëm sa u janë shtuar e rritur padrejtësitë sociale, ekonomike, politike dhe është rritur varfëria, papunësia, pasiguria dhe eksodi.

Fakti që shqiptarët sot janë tejngopur nga socializmi dhe socialistët e Rilindjes socialiste është injorimi që votuesit shqiptar u bënë zgjedhjeve socialiste të Rilindjes me 30 Qershor 2019, duke mosmarrë pjesë në to. Ky ishte dhe ndëshkimi më i rëndë që morën nga shqiptarët Socializmi i neosocialistëve të Rilindjes Socialiste në Shqipëri, madje ndëshkim shumë më të madh se çfarë morën në vitet 1990 socialistët komunistë të Partisë së Punës së Shqipërisë.

Edhe Kosova pavarësisht se në dukje të gjitha partitë kryesore atje duken e deklarohen sikur nuk janë socialiste, por praktika e sjelljeve të shumicës së tyre me demokracinë e brëndshme dhe sidomos në qeverisje tregon se ato kanë praktika e sjelljë autoritariste , tradhëtie, mashtrimesh dhe korrupsioni tipike majtiste enveriste e titiste.

Dhe prandaj dhe kryesisht Shqipëria dhe Kosova janë në këtë gjëndje ku janë sot, të fundit në Europë në rrugën e demokracisë, progresit, zhvillimit dhe integrimit. Pa u ndarë mirë dhe krejtësisht nga majtizmi komunist nuk do të ketë progres as në Shqipëri dhe as në Kosovë. Shqipëria me zgjedhjet e votimet socialiste të 30 Qershorit tregoi se shqiptarët tashmë ndëshkuan mbeturinat e trashëgimisë negative socialiste të ish diktaturës komuniste, të rilindjes socialiste.

(Kosova Sot Online)