Demokracia zgjedhore moniste e partive politike në Kosovë!

Demokracia zgjedhore moniste e partive politike në Kosovë!
Demokracia zgjedhore moniste e partive politike në Kosovë!

Ismail Muçiqi

  • 08 July 2019 - 09:29

Zgjedhjet e brendshme që u zhvilluan dhe po zhvillohen këtë vitë nepër partit politike të Kosovës, më shumë i ngjasojnë sistemit monist se sa frymës racionale të programit të sistemit demokratik.

Në shumë deg dhe shumë nën deg pati paknaqësi dhe probleme, mu për shkak të jo transparencës dhe improvizimeve me rastin e organizimit të tubimeve me qëllim të ruajtjes së pozitave karieriste, klanore të grupeve të ndryshme të cilat decenje me radhë i ndërrojn pozicionet në organet e partive.

Pati shumë reagime dhe kritika, nga ana elektoratit i cili nuk ishte sa duhet i informuar dhe i ftuar nepër mbledhjet parazgjedhore dhe zgjedhore nepër nën degët e ndryshme.

Në shumë nën deg zgjedhjet u mbajtën me një numër simbolik ku zakonisht morën pjesë militantët e partive politike pa i dhënë mundësi dhe hapsirë qytetarëve të thonë mendimin e lirë.

Edhe kësaj radhe në shumë tubime u manifestua tendenca e grupeve të interesit të cilat në mënyra të ndryshme u kandiduan apo tentuan të zgidhen në krye të organeve të partive politike.

E kryesisht duke shfrytëzuar nepotizmin i cili është instaluar vite me radh në politikën kosovare.

Në kohën kur po flasim për demokraci, shqetësimi më i madh që e degradoj procesin zgjedhor, është se një numër i kryetarëve të degëve të partive pollitike u zgjodhën pa kundër kandidat. E kjo është për tu gjykuar...

Monopolet që kanë krijuar disa parti politike, përmes një numri të individëve apo "kuadrave", që nga pas lufta e kanë zbeh pluralizimin, shprehjen e lirë, të drejtën dhe mundësin për tu zgjedhur në organet e ndryshme të partive politike.

Këto dukuri i kanë sjellë dhe po i sjellin vendit dhe shoqëris në përgjithësi dëme të pa riparushme duke ngulfatur mundësin e freskimit dhe avancimit të kuadrave të reja të shkolluara dhe të përgaditura për epokën e informatikës dhe dijes në ekonomin globale të tregut.

Se me të vërtet partit politike kanë defekte në zhvillimin e demokracis dhe në reforma të brendshme, është parë shumë më herët, por për shkak të interesave grupore dhe klanore ato kanë mbetur të pa reformuara, kjo u pa edhe me rastin e hartimit të projekt ligjit për financimin e partive politike.

Partit politike u munduan që përmes këti ligji ti ruajn interesat e tyre me kompanit dhe korporatat të cilat kryesisht fitojnë tendere milionshe nga buxheti i shtetit.

Mu për këtë qëllim shoqëria civile ka kundërshtuar miratimin e këti ligji, dhe ka kërkuar nga deputetët e Parlamentit të kthehet mbrapa dhe të hartohet ligj i ri, i cili do ti eleminoj dyshimet dhe mundësit për financimin e partive politike.

Në fund po theksojm se zgjedhjet e këti viti nepër aktivet, nën degëve dhe degëve të partive politike ishin më shumë improvizime të përsëritura vite me radhë, ndërsa fryma demokratike ishte për të dëshiruar.

(Kosova Sot Online)