Biznis politika nuk mundë ta mbulojë paaftësin në diplomaci

Biznis politika nuk mundë ta mbulojë paaftësin në diplomaci
Biznis politika nuk mundë ta mbulojë paaftësin në diplomaci

Ramiz Bojaj

  • 09 July 2019 - 09:14

Ndalja e njohjeve për Kosovën do të thotë stagnim i konfirmimit ndërkombëtar në ecjen e shtetësisë. Ndërkaq, cnjohjet nënkuptojnë rrënimin e shtetësisë së Republikës së Kosovës. Këto veprime vrasëse për shtetin kanë ardhur si rezultat i koncepteve aventuriere e planeve antishqiptare të udhëheqësve të lartë shtetëror, pikërisht nga ata të cilët janë të thirrur për ta mbrojtur këtë. Presidenti Hashim Thaqi, me idetë e tij ‘korigjuese’ e kontestuese për tërësinë territoriale të Kosovës, pastaj për kontestin e sovranitetit e legjitimitetit juridik e kushtetues të vendit, duke mohuar edhe legjitimitetin ndërkombëtar, solli ‘bombat nuklerare’ për rrënimin e pavarësisë së Kosovës.

I pari i vendit, bashkë me falangat e veta të stanishiqëve e këshilltarë UDB-sh (BIA),duke përfshirë edhe ministrin e jashtëm, i janë bashkuar planit serb për ndarjen e Kosovës, të kamufluar me ambalazhin për ‘bashkimin e Luginës’. Kjo taktikë ka atakuar legjitimitetin ndërkombëtar të shtetit të Kosovës, ka shëmbur parimin e sovranit, me crast, janë hapur temat për coptimin e vendit tonë, duke i dorëzuar lirinë tonë fiqinjit fashist serb. Hashimi së bashku me Aleksandrin e Serbisë, kanë sjellë në tavolinë bisedimet për ndarjen e Kosovës, në kontekst të të cilit janë ndaluar njohjet e reja, janë evidencuar cnjohjet dhe janë shtuar zërat për ‘marrëveshje finale’ Kosovë-Serbi, qe nënkupton kompromise të reja; Bosnjëzim me Republika Srpska, ose copëtim i Kosovës.

Dy plane vrasëse të sjellura nga Hashimi. Ky koncept i një marrëveshjeje historike millosheviqiane ka qëndruar gjithmonë nën tavolinën e qendrave diplomatike, por paaftësia e politikave tanë, të frikësuar e të shantazhuar për të kaluarën e tyre, bënë qe kjo tezë të hyjë në agjendën e marrëveshjes finale, kinse për normalizim, e qe realisht i bëri bashkë me armikun. Duhet të keshë probleme mendore ose të jeshë skajshmërisht i frikësuar nga akuzat kriminale për ta sjellë shtetin në këtë deregje. Në mosekzistencë! Shtetësia e Kosovës momentalisht është në vdekje klinike. Kjo edhe për faktin se diplomacia e jashtme e vendit tonë është e falimentuar, pikërisht nga një njeri i cili mund të jetë gjithcka tjetër, vetëm politikan e diplomat jo.

Këtu nuk ka dështuar vetëm politika e jashtme, por edhe ajo e brendshme dhe e gjithë struktura udhëheqëse në pushtetin e Kosovës. Ministri i jashtëm Behxhet Pacolli është emëruar në këtë pozitë nga bandat e forta oligarke për tu shërbyer interesave e klaneve pushtetare, e jo për ti shërbyer shtetit të Kosovës. Biznis politika nuk mund ta mbulojë paaftësinë në diplomaci. Andaj e gjithë klasa politike e Kosovës, e cila aktualisht është në pushtet është e dështuar, e cila ka fuqizuar klientelizmin e interesat e klaneve duke grabitur e shkatërruar gjithë resorët shtetëror. Këto struktura kriminale i janë ngjitur shtetit sikur ushujzat duke ia thither gjakun deri në vdekje. Andaj Kosova kërkon urgjentisht terapi adekuate për të mbyllur diagnosën e manisë së grabitjes, sundimit e të shkatërrimit. 

Shteti i Kosovës është në bllokadë totale,pikërisht nga pushtetarët e papërgjegjshëm, të cilët me aventurat e tyre don kishotiane i kanë sjellë vendit dëme të pariparueshme me pasoja afatgjate. Të tillët, jo vetëm që sollën izolimin, mjerimin ekonomik, spastrimin e vendit nga rinia jonë, por këta sollën në tavolinën e bisedimeve me fqinjin verior, edhe ndarjen territoriale të shtetit tonë. Kosova qeveriset nga maniakët, të cilët politikën e diplomacinë e bëjnë në panik, për shkak se janë të kapur nga akuzat e ndryshme kriminale që i ndjekin ata.  

Presidenca, Qeveria, Kuvendi- por edhe makrokorporatat, janë të kapura nga bandat, të cilat keqpërdoren e shfrytëzohen sipas interesave të klaneve mafioze e klienteliste. Liria e Kosovës është në rrezik, andaj kërkohet urgjentisht që atentatorët e shtetësisë të largohen nga pushteti, me gjithë strukturën e tyre të kapur në sistemin e drejtësisë, sigurisë, diplomacisë, ekonomisë… Kosova ka nevojë akute të ndihet e lirë dhe e qetë, si nga bandat e brendshme mafioze, ashtu edhe nga jargët kërcënuese të Serbisë fashiste.

(Kosova Sot Online)