Koalicioni i shpëtimit dhe prioritetet

Koalicioni i shpëtimit dhe prioritetet

Haki Abazi

  • 09 korrik 2019 - 09:56

Koalicioni nacional i shpëtimit me LDK, LVV, diaspora dhe te gjithë njerëzit vullnet mirë, është, rruga e vetme per te dale nga ky ferr dhe për të kthyer shtetndërtimin në binarët e vet dhe për të rikthyer dinjitetin e qytetarit.

Koalicioni nacional për shpëtimin e shtetit është i domsodoshëm tani. Aq keq e kanë kapur shtetin dhe e kanë degraduar edhe në mendjn e qytetarit edhe në sytë e bashkësisë ndërkombetar, dhe aq poshtë kanë rënë të gjitha vlerat edhe ato ndërnjerëzore, që askush nuk turpërohet për të këqijat që bën sa që nuk ka zgjidhje tjetër përpos që ky regjim i diktaturës kapilare e vjedhjeve industriale i instaluar nga PRONTO&QYMYRI të crrënjoset njëherë e përgjithëmonë.

Koalicioni kombtar për shpëtim duhet të fokusohet në këto pika krysore prioritare:

1. Largimin e Thacit nga pozita e presidentit për të mbrojtur kushtetutshmërinë dhe integritetin territorial të vendit
2. Funksionalizmimin e plotë të gjyqësisë së pavarur, emrimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve dhe themeliin e gjykatës antikorrupcion dhe antikrim.
3. Mbrojtjen e interesit nacional të vendit duke rinegociuar termat e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian si përkushtim i qytetarëve të Kosovës dhe jo nevojë e plotikanëve për mbrojtjen e tyre. MSA nuk duhet të jetë ë varur nga Serbia. 
4. Mbrojten e asseteve strategjike të shtetit, ujrave, tokës pkellore, mineraleve, telkomunimit dhe aseteve energjetike. 
5. Ndërtimin e sectorit të sigurisë sidmos të ushtrisë në bashkëpunim dhe koordinim me NATO dhe shtetet e BE.
6. Investim prioritar dhe me urgjencë në arsim dhe edukim
7. Investim në infrastrukturën për mundësim të zhvillimit të ndërmarrjeve familjare, te vogla dhe të mesme për të adresuar defcitin tregtar
8. Me urgjncë të bhet sigurimi shendtsorë për të gjithë qytetarët e vendit dhe të sigurohet funksionim pa korrupcion i spitaleve
9. Të nderpritet veprimtaria dhe financimi i të gjitha grupeve, individëve dhe orgnizatave që nuk e njohin republikën e Kosovës apo që punojnë në kundërshtim me kushtetutën e vendit. 
10. Të përkrah fianciarisht mbetjen e Shqiptarëve në Luginë të Preshevës dhe në Sanxhak dhe të ngris fatin etyre në secilin takim me zyrtarët e Bashkimit Evropian.

(Kosova Sot Online)