Subjektivi i burimit të moralit politik në Kosovë

Subjektivi i burimit të moralit politik në Kosovë
  • 09 July 2019 - 10:42

Antirealizmi moral është ajo ide ku veprimi,në vetvete,nuk përshkruhet si bartëse i së mirës dhe i së keqes.Nuk dallohet ndonjë gjë e veçantë,për shembull në mosmbajtjen e premtimit që të tregoj se është keq të mos e mbash premtimin dhe kështu ,të vëresh se njerëzit faktikisht zhgënjehen ashtu siç po zhgënjehet qytatari i Kosovës nga premtimi i paskrupullt i lidërshipit mjeran të politikës së Kosovës.Kështu që qytatari fyhet dhe inatoset, dhe rrebelohet në shumë mënyra kur nuk mbahen premtimet e dhanura nga klasa politike.

Filozofoja i demokracisë moderne Korsgaardi është kundër realizmit moral.Ajo mendon se morali ka një burim subjektiv njerëzor të një shoqërie.Veprimet janë të mira ose të këqija sepse siç thotë Hamleti,mendimet tona i bëjmë të tilla ne vetë si shoqeri demagogjike,ku do të thotë se njerëzit e shoqëris shikojnë vegime ,kur formojnë pikëpamjet moral.

Njerëzit mendojnë se është me vend të pyesësh për të mirën dhe të keqen.Formimi i mendimeve morale është shprehja e nevjës së natyrsheme,për të gjykuar veprimet e veta dhe të tjerëve,ku liderët kosovar asë qe i gjykojn gabimet e veprimeve të vetes dhe të të tjerëve në mënyr refleksive.

Për më tepër shumica e njerzëve janë në gjendje të mendojnë për problemet morale në mënyrë të përsëritura dhe i shohin me sy kritik pikëpamjet që dalin prej tyre.

Megjithëse jemi si shoqëri të prirur për të besuar se është mirë të bësht një veprim të caktuar dhe megjithëse e ndjejmë veten të motivuar për ta bërë këtë veprim,ku gjithmonë kemi mundësi.

Ne do të reflektojmë për të gjetur a ka ndonjë provë që filozofja Korsgaari e quan ,,reflective endorsemente,, miratim refleksiv,,.

Të shikojmë problemin e respektimit të ligjit,në vend që të studiojmë thyrjen e ligjit në brendësi të shqyrtojmë se çfarë cilësish objektive kanë në vetvete veprime të tilla.Të kthejmë vështrimin brenda nesh dhe të studiojmë mendimet e befta dhe bindjet tona.

Ndonjë mendon se të gjithë e kanë për detyrë që të respektojnë ligjet,në qoftë se jo ,thyrja e ligjit që sjell të mira për veten vendin dhe të tjerët,ku shkakton të këqija të vogla për njerëzit.Me këtë problem në Kosovë duhet të mirret miratimi refleksiv i shoqërisë.

(Kosova Sot Online)