Mosdëgjueshmëria Qytetare...?!

Mosdëgjueshmëria Qytetare...?!

Skender Mulliqi

  • 11 korrik 2019 - 08:50

Ekzistojnë mendime të ndryshme, lidhur me Mosdëgjueshmerinë Qytetare.

Disa këtë e elaborojnë si mos respektim të rendit dhe të ligjit, e shumica pajtohen se mos bindja qytetare është e domosdoshme në shtetet kur tentohet të instalohet autoritarizmi. Mos ndëgjueshmëria qytetare gjithnjë e më shumë duket së do të vjen në shprehje edhe në botën shqiptare.

Ka mundësi të ketë radikalizim të gjendjës së gjerat nuk po shkojnë mirë.Mos ndëgjueshmëria qytetare në kuptimin e gjerë të fjalës , është mos bindja e pergjithshme karshi pushteteve të cilët pushtetin e shfrytëzojnë për interesa te veta , duke mos e pasur parasysh interesin e përgjithshem.

Kjo mos ndëgjueshmëri qytetare , duhet të bëhët pa dhunë .Ky concept politik kërkon qytetarë aktiv dhe më mëndje të kthjelltë. Disa forma të mos ndëgjueshmerisë së qytetare janë edhe bojkotimi I institucioneve të shtetit, duke i ikur konfliktit të hapur më pushtetin.

Mos ndegjueshmëria qytetare është bllokimi në një formë apo tjetër I atyre sistemeve ku qytetarët e konsiderojnë së nuk punohet si duhet, ose janë kunder interesave të tyre .Këto organizime qytetare duhet të bëhën në mënyrë të pa dhunshme , duke pasur gjithnjë para sysh jetën publike.Mos ndëgjushmëria qytetare sipas njohësve të kësaj lëmie ka gjasa për sukses nese bartësit janë njerëzit e ri, me ide të reja dhe creative, në mbrojtje të së drejtës së shkelur.

Kjo arrihet gjithashtu duke pasur para sysh gjithmon synimin e dëshiruar, në të kundertën mos ndëgjueshmëria pak ka mundesi dhe gjasa për rezultate pozitive .Mos ndëgjushmëria qytetare konsiderohet si e drejtë apsolute, dhe mjet real në luftë për demokratizim të një shoqërie.Kjo nuk guxon të jetë punë stihike , iracionale , pa strategji dhe taktikë vepruese.

Për një sukses të tillë janë të nevojshem edhe numrat. Sa më masovike që bëhët mos ndëgjueshmëria edhe gjasat për sukses bëhën reale. Sigurisht së këtë gjë duhet ta përcjellë edhe organizimi I mirë.Kemi shumë shëmbuj në histori të mos ndëgjueshmerisë qytetare si Rezitenca Paqësore e Gandit në Indi në luftën për pavarësi, që në shprehje ka ardhur mos ndegjushmeria në menyrë jo violente.

Pastaj, kemi protestat e Nelson Mendelës në Afrikë kunder Aperteidit, Martin Luter Kingun në luftë për të drejtat e zezakeve , Revolucioni në Egjipt kunder okupimit britanik , e shumë shëmbuj tjerë në botë.

Nga këndi filozofik, mos ndëgjushmëria qytetare ka për qëllim të bëhën korrigjime në ligje , si dhe të bëhën ndryshime përmbajtësore në funksionimin e institucioneve shtetërore. Ka edhe shumë interpertime të tjera. Edhe interpetimet mediatike kan ndikim në mënyren së si paraqiten kërkesat e qytetareve . Kjo nese nuk bëhët në menyrë korrekte e veshtirëson situatën në opinionin e gjerë public.

Nismat e tilla të mos ndëgjushmerisë qytetare shumë lehtë mund të fragmentizohen duke u bërë të pakuptueshme për shumicën . Suksesi arrihet nese nuk kemi ngjyrime partiake e ideologjike.Potencialet e atyre që marin nisma të tilla nuk guxojnë të binë në kurtha të komoditetit.

Fushata e mos ndëgjueshemerisë bëhët duke iu drejtuar qytetarëve në rrugë, në vende tjera publike, dhe duke trokitur derë në derë siq thuhet. Ne situata të tjera të metodave brutale , këto nisma futën në kurtha të lloj llojshme, edhe pushtetare.

Pushteteve duhet bërë presion të madh më çdo formë demokratike të disponueshme për ndryshime pozitive...

(Kosova Sot Online)