Në përvjetorin e gjenocidit në Srebrenicë

Në përvjetorin e gjenocidit në Srebrenicë
Në përvjetorin e gjenocidit në Srebrenicë

Haki Abazi

  • 11 July 2019 - 12:42

Nëse vetëm Serbët e Bosnjes, ashtu siç pretendohet të shkruhet historia, paskan qenë përgjegjës për vrasjet dhe gjenocidin në Bosnje dhe Hercegovinë, pyetja shkencore që duhet elaboruar është pse Slobodan Millosheviçi ka qenë atëherë nënshkrues i Marrëveshjes së Dejtonit. A është e mundur që para gjeneratës që sot është gjallë dhe mbanë mend mirë, ajo që ka ndodhur, të tentohet të kontrabandohet historia e urdhërave të dhëna nga Beogradi për pastrimin dhe ndryshimin e demogorafisë së BH nga territoret të cilat lidhen me Sanxhakun dhe në përzgjatje me Kosoven.

Kjo është aresyja që për më shumë se 20 vjet më vështirë është me shku në Bosnje dhe me ardhë në Kosovë dhe anasjelltas, sesa me shku në cilindo vend Evropian apo edhe në Amerikë. Kjo strategji e izolimit të shqiptarëve dhe pamundësimit të pavarësisë së marrëdhënieve tregtare ekonomike të BH dhe është për të bërë të pamundur bashëkpunimin ekonomik në korridoret që nuk varen dhe nuk kontrollohen nga Serbia. Kjo është arsyja që edhe kalimi nga ana e Malit të Zi bëhet nëpermejt rrugëve të fshatit dhe shumë të vështira. Strategjia e izolimit dhe varësisë së BH ndaj Serbisë dhe kontrollit të tregtisë dhe komunikimit të mallërave dhe njerëzve nga Kosova në drejtim të Serbisë është embargo e pashpallur që Serbia në mënyrë strategjike e ka orekstruar dhe poashtu ka për qëllim zbrazjen e Saxhakut/ Pazarit të Ri. Kjo çështje duhet ngritur në CEFTA dhe në çdo forum ku politika e jashtme e Kosovës dhe Shqipërisë ka çasje meqë është me interes strategjik komukimi i njerëzve dhe tregjeve, kjo që është vlerë e BE-së.

Viktimat e gjenocidit të Srebrenicës janë vrarë me arsyetimin se po vriten Turqit, ashtu e thotë i dënuari Hagës Ratko Mladiç, por kjo nuk ka të bëjë aspak me religjionin, e tëra ka qenë dhe eshtë strategji e pastrimit dhe kontrollit të korridoreve ekonomike dhe tregtare. Kjo politikë është vazhduar edhe sot duke bërë pazare me toka, por që strategjikisht në fakt janë pazare të cilat në konfigurimin e interesave strategjike kanë kontrollin e resurseve ekonomike dhe korridoreve strategjike të rajonit.

(Kosova Sot Online)