Lëshoni armët

Lëshoni armët
Lëshoni armët

Haki Abazi

  • 13 July 2019 - 13:27

Nuk eshte pune e rende, "burrni", trimni e as heroizem me u qu me ja drejtu njeri tjeterit pushken. Nuk ka nevoje me u msheh prapa emrave te pergjithshem per ta krijuar armiqesine ndermejt veti. Mungesa e drejtesise dhe veprimit institucional ka lejuar qe te qelbet interesi publik e te myket e drejta. Gjaku i askujt nuk behet uje, nuk eshte be as edhe i atyre patrioteve qe i kane vra ne shpella e ja kane qite kemben ne fyt per se vdekuri.

Qe 20 vite nuk ka gje e zeze qe nuk eshte be ne kete vend e shumica e atyre qe kane perfituar nga renia e normave dhe vlerave shoqerore sot paskan marre veten dhe guximin me dale ne mbrojtje duke sulmuar te vetin. Nuk ka faj kolektiv, faji eshte individual nga kryersi i vepres deri tek urdherdhenesi. Ne mungese te institucioneve te drejtesise gjithcka kundermon dhe gjithesecili njolloset e ai qe merr guximin te flase kercnohet. Shteti ka kuptim kur ka ere te drejtesise ndryshe nuk ka aresyje pse te paguhen taksat e tatimet nese shteti eshte pararoje e krimit dhe korrupcionit qe dergon ne konflikt sa here qe preken temat e drejtesise dhe te se drejtes. Liria dhe pavaresia nga pushtimi e ka cmimin e vet por jo koston e gjakut te derdhun nga vrasjet ndermejt veti. Ky gjak dhe keto vrasje na kane mbjatur peng qe 20 vite dhe po vazhdon. Nuk ndertohet e ardhmaj mbi historine e kontrabanduar nepermjt librave te shkruar nga nejrezit qe jane paguar me parate e vjedhura.

Nga ky debat qe te perkujton gadishmerine per me derdhe gjak te ri per me msheh damken vjeter dhe te ndarjes ne taborre, nuk fiton askush me shume se sa ata qe kane thirrur dhe kane dhene urdher per vrasjet qe kane lene ate damke 20 vjecare te pa zbuluar, kushdo qe eshte ai emer i pervecem ose ata emra te pervecem nuk mund te mshehen prapa zhurmes qe kerkon nje episode te re me aktoret e vjeter. Ka dallim te madhe ndermjet fjales se thene dhe plumbit te shkrepur. E para mund te ndeze tensione por e dyta prodhon viktima dhe derdh gjak. E para mudn te i kontribuoje ngritjes se vetedijes qytetare por e dyta e shuan debatin dhe e fut ne dhe nejriun e fjales dhe le mbi dhe krimin dhe kriminelet.

Leshoni armet e kerkoni drejtesi pa kusht!

(Kosova Sot Online)