Shqiptarët të “nëmurit” e Evropës!

Shqiptarët të “nëmurit” e Evropës!
Shqiptarët të “nëmurit” e Evropës!

Muhamet Kelmendi

  • 14 July 2019 - 11:51

Kudo ku po jetojme si komb ne Ballkan eshte vene ne diskutim territori i yne historik. Ne Jug te Shqiperise, ne lindje ne territoret shqiptare te pushtuara nga Republika Veriore e Maqedonise, ne Mal te Zi dhe ne Kosove, sikunder ne Greqi e ne Kosoven Lindore nen pushtimin serb.

Diskutimet, nese quhen keshtu, sepse fare nuk jane diskutime dhe marreveshje, teresisht e kane vene territorin shqiptar ne hubje dhe ne ndarje nga toka arberore.

Humbjet te medha te territoreve tona kishin ne shekullin 19 dhe 20.

Tash ne kete shekull, Shqiperia me te ashtuquajturen Marreveshje per kufirin ne Deti, diku rreth 1200 kilometra katrore po i humb. 

Ndersa, Kosova me demarkacion me Malin e Zi dhe ne diskutimet e bera me shtetin serb per Asociacion, rreth 3000 mije kilimetra katrore po i humb. 

Eshte qudi se si shqiptaret ne kete shekull me vetedije te plote dhe pa asnje turpesi dakordohen me humbjet e tilla.

Ne gjuhen juridike, veprimet e tilla, ku me ndonje marreveshje humb territori, konsiderohet ne veper penale dhe denimet,si ne Shqiperi, si ne Kosove, shkojne deri ne burg te perjetshem. 

Po ne gjuhen e popullit!
Humbja e territireve eshte tradheti kombetare.

Ashtu keshtu jane te ndare shqiptaret. 

Nje pjese e populli gjindet nen 4 shtete jo shqiptare. Atje nuk kane te drejta kombetare, qytetare dhe as shoqerore e sociale. Ne Greqi, ne Cameri, e ne Serbi, ne Lugine, as emerin shqiptar nuk kane te drejte te perdorin.

Atje po dhunohen shqiptaret.

Dhe, sikurse kjo mos te mjaftonte, Shqiperia po humb territor tjeter shqiptar dhe Kosova mbi 1/5 e teritorit te vete. Me kete, territori shqiptar po t'kurret ne permasa te medha dhe vdekjeprurese.

Ne Tirane dhe ne Prishtine ndegjohet duke thene se ceshtja kombetare e shqiptareve ne UE behet realitet! Kjo eshte nje teori feminore, tipike e analfabeteve politike, te cilet genjejne dhe mashtrojne me teorira te tilla inekzistente ne UE.


Ne UE nuk realizohet asnje ceshtje kombetare dhe per asnje populli. UE vetem bashkon shtetet dhe ato e ruajne sovranitetin dhe intergritetin territorial ne kuader te bashkesise se tille.

Te tjerat jane genjeshtra.

Por, me kete shtrohet pytja:

Pse tash po humbin territor?

Disa ceshtje jane themelore.

1. Politika shqiptare ne Tirane dhe ne Prishtine eshte e dobet dhe e shantazhuar nga faktori nderkombetar, me kercenimet qe i bene kohe pas kohe, duke u thirre ne interesin rus etj. ne Ballkan.

2. Kemi thjeshte politikane te shantazhuar me krime dhe me korrupcione qe po i detyron te ndegjojne dhe

3. Shqiptaret jane te dobet, pa ushtri te forte dhe ekonomi fitimprurese, si dhe pa miq, qe i mbron.
Jane keto tri ceshtje qe po reflektohen ashper ne raport me UE dhe me shtetet me te cilat po bisedohet kufiri dhe territori i shqiptareve. Natyrisht, se keshtu dhe me keta politikane, terrritori shqiptar ngushtohet dhe humb mjafte ne hapesire.

Nuk ka te keta politikane asnje qe eshte i vendosur per te mbrojtur hapesiren teritoriale shqiptare. Cdo njeri, ne Tirane dhe ne Prishtine, vetem fjale dhe asnje veprim konkret ne kete ane nuk po e bene.

Thirren ne kete a ne  ate mjet a mase juridike e politike dhe lejojne territoret shqiptate te humbin si dikur qe vepronte Ahmet Zogu me Shene Naumin e Pogradecit dhe Vermoshin e Kelmendit. 

E mira eshte se ne e dime pse Ahmet Zogu veproi keshtu. Po, politikanet sot pse veprojne keshtu?

Dhe, natyrisht se keshtu do te thuhet edhe ne te ardhmen edhe per Mitrovicen dhe detin Jone, qe iu dhane shteteve fqinje nga keta politikane. Do te permenden si ish - territore shqiptare qe iu dhane Serbise dhe Greqise. Do te dihen edhe shkaqet.

Po realiteti mbetet.

Shqiptaret nuk duhet te tolerojne kete rruge.

Mjafte ne keta politikane te pandergjegjshem.

Koha nuk pret.

(Kosova Sot Online)