Merci Francë -Merci Macron- Bashkimi Evropian ka ardhmëri

Merci Francë -Merci Macron- Bashkimi Evropian ka ardhmëri

Haki Abazi

  • 16 korrik 2019 - 11:15

Është hera e parë në historinë e re të Evropës që Franca në mënyrë të qartë dhe pa equivoke është radhitur me Gjermaninë për projektin e madh të Bashkimit Evropian si Union ekonomik, politikë e tani edhe social me rol të rëndësishëm në zhvillimet globale. Ky test i madh e i parë është bërë pikërisht në Ballkan dhe në raportin e Serbisë më të gjithë fqinjët e saj e posaqërisht me Kosovën dhe Shqiptarët.

Projekti i Ri i Vucicit dhe i vjetër i intelegjencisë Serbe të përkrahur nga forcat e lindjes për izolim të Shqiptarëve dhe pastrim etnik të territoreve i ka ardhur fundi- Për Shqiptarët flasin Shqiptarët, jo më të tjerët.

Ky fund është i dhimbshëm dhe me shumë humbje gjatë historisë, por dosido ky fund është ndalimi i trendeve të lëvizjës se vektorit të ngushtimit të territoreve dhe ngushtimit të hapësirës së jetës për Shqiptarët në Ballkan, vektor që ka pasë vetëm një drejtim deri tani. Ky vektor është ndihmuar edhe nga njerëz që i kanë takuar taborrit shqiptare por që kanë “pasë bishtin nën derë” dhe sa herë që ju është rrezikuar e ardhmja e tyre i janë kthyer për ndihmë Serbisë për të ju ndihmuar që të mbajnë fuqinë politike.

Digresion nga tema bosht: Paradoksi është që gjatë gjithë historisë, shumica e këtyre individeve keqëbërës kanë qenë kryesisht analfabet aspak patriot, ndërsa në Serbi edhe sot nuk ka të majtë të shëndoshë social-demokratike. Pas vdekjes se Dimtrie Tucovicit, themeluesit të konceptit socialdemokratik në Serbi dhe pas vrasjes se Zoran Djindjic Serbia cikli poltikë ka vazhduar te beje rethrrotullimin përmbrenda koncepteve fashiste për fqinjet që i ka rrënjet diku në mesjetë.

Deri sot ky është qendrimi Serb edhe për Shqiptarët, Malazezët, Kroatët, Boshnjakët dhe Maqedonët, që nuk i llogarisin për të ekzistuar. Por kjo casje e Serbisë ka qenë dhe është e mundur nëperjet vazaleve që ka në të gjitha keto vende për rreth. Por për Bashkimin Evropian kjo casje është mesjetare. A do te vazhdoje Vucic pas kesaj vizite në të njejtin drejtim? Mbetet të shohim. Në anën tjetër koha e re dhe mardhënjet e reja në Evropë prezentojnë një ndër arësyjet pse Kosovës dhe Shqiperisë ju duhet e majtë burimore socialdemokratike qe nuk eshte e subordinuar nga Beogradi mesjetar.

Levizja VV socialdemokratike, eshte rruga per zëvëndësimin e të majtës analfapoltike edhe në Kosovë edhe në Shqipëri. E djathta në Kosovë dhe në Shqipëri ka qenë gjithmonë solide, por jo pa gabime, në qëndrimet e saja për orientimet në interesat e vendit dhe vlerat proEvropiane por sigurisht që ka nevojë për rifreskim dhe avancim te koncepteve zhvillimore dhe daljes nga provincialiteti dhe mentaliteti oborrtar. Shtrati i mendimit kritik politike i së djathës duhet të ndihmojë arritjen e koncensusit nacional për mbrojtjen e interesave nacionale dhe vlerave perendimore.

Vizita e Vucic dje në Francë ka dhënë mundësinë dhe alarmin për kthesë. Presidenti Macron ka ndarë mëndjen që Serbia është partner i rëndësishëm por si partner i paqës dhe jo i jostabilitetit, ndarja e Kosovës është rruga e jostabilitetit. Por me e rëndësishme dhe jo në mënyrë përjashtimore për Francen dhe BE, është shume herë me rëndesishme se cfare lloj partneriteti ka ndërmjet Gjermanisë dhe Francës. Ky binom, thelbi dhe shtylla Evropës së Bashkuar dhe pararojë e vlerave, normave dhe principeve demokratike te shoqërive multikulturaliste, është edhe më i rëndesishëm tani kur SHBA po kalon një kohë krize të po këtyre vlerave dhe Britania e Madhe po sillet sikur pulë pa kokë ne lojën e vetkurdisur të BREXI-t.

Në cështjen bosht: Shpresat e Vucic- Thaci- Rama për prerje cesariane të kufinjëve në Ballkan duke e bërë kurban Kosovën dhe luginën e Preshevës, e kanë marrë edhe një goditje shume të fortë nga dy udhëheqësit e dy shteteve më të forta në BE dhe forcave progresiste ne SHAB dhe BeM Natyrisht që pranimi i planit Vucic-Thaci- Rama do të ishte fundi i projektit te Evropës.

Prerja e hartave ne vija etnike, ndarja e Kosovës dhe kthimi tek marreveshtjet për resurset dhe managjimi i tyre nëpërmjet pastrimit etnik të territoreve dhe popullatës. Kjo përveq që nuk është Evropa e Bashkuar sot, kjo do të kthente Ballkanin në kohën e mbretërve dhe pashallarëve të mesjetës, do të varroste punën dhe investimet me dekada në ndërtimin e shoqërive të hapura, demokratike, pranimit të diversitetit etnik, religjioz e multikluturor dhe vlerave të drejtave njerëzore.

Nje Bashkim Evropian qe do të lejonte një gjë të tillë ë territorin e vet gjeografik do të duhej të shpallte kapitullimin para problemeve tjera kudo në botë dhe do të hapte deren konfliktit dhe lorjave te vjetra gjeopoltike ne rajonin e Ballkanit. Është për falenderim e mirënjohje që Gjermania dhe Franca, se bashku, nuk kanë rënë në provim para naivitetit të lojrave të vogla, meskine dhe provinciale të quazi-lidereve të Ballkanit, papërvojes së Mogherinit, mungesën e sensit për politikë ndërkombëtare dhe të sigurisë të Cathy Ashton dhe qëllimeve te sëmura egocentrike të Robert Cooper për të eksperimentuar me teorinë e sovranitetit të dyfishtë në situata të konflikteve të ngrira.

Franca dhe Gjermania përkatëisht Merkel dhe Macron, kanë kthyer momëntin, aty ku e kishte filluar gjenrata e Havier Solanës rrugëtimin drejt Evropës së lirë dhe të bashkuar dhe me role ne konflikte ne botë. Ky eshtë një sukses që nuk është paraprë, përkundrazi euuroskeptikët e kanë parashikuar dështimine Bes. Por ecja para nuk ështttë pa vështersi, do të kërkojë mirëbajtje dhe seriozitet, investim financiar jo si karrotë e as ndihmë solidare e lëmoshë por sikur Ballkani të ishte rajon integral i një shteti të madhë të Bashkimit Evropian. Ashtu siq Amerika do të përkrahte Karolinën Jugore apo ishujt e goditur nga ciklonet. Casja duhet të jetë jo sikur për fqinjët por sikur per nje anetarë të familjes.

Nga pjesmarrësit e vizitës në Francë të presidentit Serb, kanë qëne dy njereëz me fetyre krejt të ngrysur dhe shpresa te vdekura, Vucic dhe Arnaud dy miqët e mëdhenjë të Thacit dhe Veselit qe poashtu jane edhe kreatorët e ndarjes se Kosovës veriore që nga Rambuje.

Për të gjithë protestuesit e 29 Shtatorit 2018, është kjo situatë gëzimi dhe fitore e konceptit të Ksovës së pandarë dhe Luginës së Preshevës që vazhdon të ekzistojë, por kjo eshte edhe arësyeja pse duhet të ketë zgjedhje sa më shpejtë përdryshe dështimi i planit të ndarjes është edhe deshtim i shume planeve tjera dhe rajoni mund të përdoret si poligon i përplasjëve për të krijuar situatë të re ku imponohen lojtarët e vjetër- “heronjet e stabilokracise”.

Edhe pse kjo do te thoshte fundi i të ardhmës Evropiane te Rajonit që është skenar me shumë të panjohura edhe për vet ata që duan të luajnë rulletin Rus. Por nuk duhet lënë vend për befasi, Ballkanit i duhet gjak i ri në politikë dhe qeverisje për ta dërguar në stacionin e fundit të udhëtimit drejt Bashkimit Evropian. Stabilokratet në Ballkan mund të kenë përkrahjen e grupeve dhe rrjeteve kriminale, përfituesit nga korrupcioni apo sherbimeve secrete qe shantazhojnë njerëz, por populli, të rinjët e të gjtha vendeve të Ballkanit janë shumë afër vlerave te Berlinit, Parisit e Brukselit progresiv dhe ata përbëjnë shumicën në Ballkan.

(Koosva Sot Online)