Loja e Thaçit e rrezikshme

Loja e Thaçit e rrezikshme

Ibrahim Kabili

  • 17 korrik 2019 - 11:39

Ka shumë vite që midis Kosovës dhe Serbisë po mbahen të ashtuquajturat negociata që për fat të keq po bëhen gjithnjë e më të mërzitëshme.Në fillim këto u emërtuan teknike, kohë më vonë u kalua në ato politike.Kjo emërtese qe mjaft e dyshimtë ndaj dhe përfundimi sipas Thaçit duhet të arrihej me "ndryshim kufinjsh",   "bashkëngjitje territoresh" apo "shkëmbim të tyre".

Po sipas tijë, më pas tyre, vjen njohja!? Kjo është një lojë e rrezikshme të cilën Thaçi po e shndërron në një "valle ku kërcen e këndon viktima me agresorin"e fitues del agresori. Fati solli në skenë planin gjerman në Berlin që pengoj  coptimin e territorit dhe ndoshta i dha fund kësaj maskarade. E megjithatë rreziku mbetet evident për sa kohë politika kosovare është e përçarë dhe indiferente.

Kjo platformë në dukje  "e re", "e Thaçit", është tezë e hershme serbe, aq e vjetër sa dhe historia e trazuar në shekuj midis serbëve dhe shqiptarëve. Kjo marrveshje me këto parametra është mjaft e rrezikshme për Kosovën, gjithë shqiptarët, Ballkanin, Evropën e më gjerë. Politikën e madhe e bëjnë të tjerët por rreziku më i madh është për shqiptarët, pasi sjell një reaksion zinxhir me shtetet ballkanike.Thaçi  nuk mund ta kërcejë këtë valle " të kënduar dhe derigjuar" nga Vuçiçi e të mbështetur fuqishëm nga politika ruse në ballkan dhe  "Vuçiçët" e tjerë të kombit shqiptar. Këtë lojë mjaft të rrezikshme për shqiptarët që luhet në "trekëndëshin e Bermudës" apo në Ballkanin si "fuçi baruti" nuk mund ta fitojë Thaçi. Ai në këto bisedime do dilte i lagur, do të dështonte me turp. Mirë që u bë Samiti i Berlinit. Ai dhe Merkeli e shuajtën këtë të shpresë të "Thaçistëve" qe megjithëse janë pak, përbëjnë një rrezik për çështjen kombëtare.Sanuk është shumë vonë Kuvendi Kosovës, Qeveria duhet të dalin me një qëndrim të prerë;jo ndryshim kufijsh .

Zoti Thaçi Kosova e fitoi Luftën por ju me sjelljen tuaj po ja vështirësoni ekstremisht paqen! Ku e gjen këtë forcë kaq të madhe  Thaçi, duke mbështetur  ndarjen e Kosovës edhe pas Samitit të Berlinit? Pushteti është i përkohshëm ndërsa Atdheu i përjetshëm, zoti Thaçi, mos e sakrifiko Atë për pushtet. Në këtë "dialog", Serbia nuk e njeh Kosovën, shton se nuk do ta pranojë kurrë pavarësinë e saj, kjo e fundit është nën juridiksonin  e Rezolutës 1244, me diktatin e të tjerëve është pranuar dhe fushënota etj,etj.

Zoti president pikpyetjet si këto janë të shumta dhe çojnë në kthim pas apo çbërje të shtet formimit të Kosovës,  duhet ndaluar kjo aventurë e rrezikshme me kufijtë Kosovë-Serbi. Kufinjtë janë të qartë sipas vitit 1974. Me veprimet dhe qëndrimet e presidentit Thaçi po vihen në diskutim:

Kufinjtë e Kosovës dhe për rrjedhojë dhe  pavarësia e saj.Së pari në bisedime duhet njohja reciproke e më pas ndoshta dhe ndonjë ratifikim i kufinjëve.Zoti Thaçi, Serbia nuk të ka njohur si shtet? Vuçiçi e tha troç e qartë  "më vrisni nuk e njoh Kosovën, dhe unë skam për ta njohur kurrë".Politika standarte serbe këmbëngul se Kosova dhe Metohia është "Krahina Jugore" e Serbisë, madje dhe djepi i sajë.

Atëherë për çfar kufijsh flet zoti Thaçi? Këto opsione të shpien në përcaktimin e kufinjëve administrativ. Kjo është e pa pranueshme! Kosova ka mbi 10 vjet shtet i pavarur i pranuar dhe nga Gjykata Nderkombëtare e Drejtësisë me këto kufij. Bëhu burrë shteti zoti president, unifiko qëndrimin me kryeministrin Haradinaj dhe aktorët e tjerë kosovar mbro shtetin e Kosovës , me ato kufinj,që e kanë njohur mbi 110 shtete.Idet tuaja për të marrë tre Komunat nga Lugina pa dhënë "asgjë"janë qesharake dhe absolutisht të pa realizueshme.Çfar e pandeh Serbinë zoti Thaçi?

Kanë një politikë stabël dhe të pandryshueshme rreth këtij problemi.E juaja është pa bosht dhe e pa pranueshme! Ndaj reago zoti president sa nuk është vonë. Historia e shqiptarëve me Serbinë është e dhimbshme. Në rastin më të mirë ju po e tregoni veten inferior me Serbinë zoti president!!

Po vihet në diskutim Kushtetuta e Republikës së Kosovës.Këtu kam parasysh njohjet nga më shumë se 110 shtete, të shtetit të Kosovës me teritorin dhe kufijtë e sotëm të tij.A ta lejon Kushtetuta ndryshimin e kufijve zoti President?

Natyrisht prerë,jo! Po përse këmbëngulni edhe pas Berlinit?! Kush nuk e don Preshevën si pjesë të Kosovës zoti Thaçi ?!. Bëhuni burra shteti  dhe reflektoni në kohë, para sa të jetë shumë vonë!Tregohuni në lartësinë e postit,mbështesni Haradinajn dhe dilni për zot Kosovës në këtë situatë në këtë situatë të vështirë.Pushteti është i përkohshëm ndërsa Atdheu i përjetshëm.

Sipas tezave të Thaçit po cënohet stabiliteti i Ballkanit pasi disa shtete Ballkanike (katër shtete), kanë  në territorin e tyre shumë troje shqiptare. Lind pyetja çdo bëhet me To? Probleme të tilla të mëdha i zgjidhin të mëdhejtë. Ata në histori janë treguar të pa drejtë me ne shqiptarët!

Situata polike globale nuk është ajo e vitit 1998-1999. Në këtë periudhë gjenocidi, ndaj shqiptarëve të Kosovës, patëm mbështetjen e fuqishme të SHBA-së,të BE-së dhe NATOS. Sot qëndron mbështetja por kanë ndryshuar disi konjukturat ndaj dhe duhet pritur, për të fituar në kohë.

Zoti Thaçi thotë se nuk do ketë ndarje. Këtu " aludon" për veriun e Kosovës. Po,si mund të  ketë bashkim? Përse zoti president bën sikur e "harron" Mitrovicën, Trepçën, Stari Tergun, Ujmanin të cilat na i kanë shumë përzemër serbët.Këto territore janë Thembra e Akilit për Serbinë.

Presidenti i Serbisë Vuçiç, Serbia, serbët e dinë shumë mirë se e kanë humbur Kosovën pas luftës së UÇK-së dhe ndërhyrjes së NATOS me mbështetjen e SHBA -ve dhe vendeve mike të BE. Synimi i tyre është meqë humbëm gjithçka le të fitojmë "diçka". Kjo diçkaja, për serbët, është GJITHÇKA! Bëhuni bashkë zotërinj se ndarja e Kosovës përbën tradhti kombëtare.

Këtë nuk jua lejon populli i Kosovës, nuk do t'ju ja lejojë Parlamenti i Kosovës, këtë nuk do t'jua lejojë rinia studentore Kosovës, këtë nuk do t'jua lejojnë intelektualët kosovar, këtë nuk do t'jua lejojë e gjithë shqiptaria.Zoti Thaçi mos shtroni për diskutim problem kufinjsh!

Ato dizenjohen nga të mëdhejtë dhe mbrohen me luftë. Jo se nuk i duam territoret tona të mbetura padrejtësisht jashtë, tanimë të dy shteteve shqiptare. Padrejtësitë që u bënë me këto troje për Kosovën u vunë në vend pas afro 100 vjetësh, për teritoret e tjera shqiptare padrejtësia vazhdon.Shqiptarët në bisedime i kanë bërë të gjitha lëshimet e mundëshme dhe të dhimbshme, Serbisë. Tani i takon asaj në njohë shtetin e Kosovës pa kushte.Jo marrveshje me dinakun Vuçiç,në dëm të Kosovës.

Zoti Thaçi natyrshëm lindin dhe disa pyetje të tilla si: Përse tani nuk  përmendni më Planin Ahtisari mbi të cilin është mundësuar shtet formimi i Kosovës? Përse bëni sikur i harroni parimet e Grupit të Kontakti? Çfar keni bërë Ju si negociator për dëmshpërblimet e luftës që Serbia si palë e humbur duhet ti paguaj Shtetit të Kosovës? Përse nuk keni insistuar  për gjetjen e të humburve pa lënë  asnjë gjurmë në Luftën e fundit me Serbinë? Po ato hartat kadastrale  të Kosovës përse nuk i keni tërhequr me ato marrveshjet tuaja, por rrinë në Beograd? Përse deri më tani nuk keni vendosur si duhet autoritetin e shtetit kosovar në Veri? Përse keni dhe shumë probleme me veteranët e rrejshëm të UÇK-së?

Qëllimi i Serbisë është të ç'bëj dhe Luftën e UÇK-së dhe ta paraqes veten e saj si "viktimë" dhe jo si agresore. Po 13.500 viktimat shqiptare  kush i vrau? Natyrisht Serbia.Shtrojmë pyetjen ç'far është bërë për to? Ajo nuk i pranon krimet e luftës! Me sa shohim po të vazhdoni të përçare si deri tani, do bieni dhe në grackën e Dik Martit etj. Duke ndjekur tani situatën politike në Kosovë,  për shumë qëndrime nuk mund të jemë aspakt dakort, ndaj modestisht shpreha disa qëndrime personale që së paku do më lehtësojnë në ndërgjegje.

Politikën e madhe nuk e bëjnë njerzit e thjeshtë por institucionet e dala nga vota e popullit.Shpresoj shumë tek politika e mençur kosovare , intelektualët e urtë dhe të ditur të Kosovës, shoqëria civile e levat e sajë. Kosova fitoi luftën, dhe pavarësisht hapave prapa, në bisedimet me Serbinë, di të reflektoi, di të fitojë dhe paqen.Prova e parë pas Berlinit qe Parisi, ai dështoi.Vizita e Makronit në Serbi ngjall shpresa për marrveshje me Serbinë por më shumë  ka gjasa të na zhgënjejë.

(Kosova Sot Online)