Planet për ndarjen e Kosovës dhe dorëheqja e kryeministrit, Ramush Haradinaj

Planet për ndarjen e Kosovës dhe dorëheqja e kryeministrit, Ramush Haradinaj
Planet për ndarjen e Kosovës dhe dorëheqja e kryeministrit, Ramush Haradinaj

Skender Mulliqi

  • 22 July 2019 - 16:12

Ka kohë që kjo klasë politike ka dështuar në organizimin e shtetit ligjor e funksional. Patem gjatë këtyre viteve edhe thyerje të koncepteve politike , të cilat rezultuan keq , sa vështirë të mendohet…

Kemi rënë në dergje te keqe si shtet dhe si komb .Na erdhën në pushtetet e pas luftës turlifarë njerëzish që Kosovën e shëndrruan në oazë të krimit. Bota shqiptare ka rënë në hall të madh, në kohën kur dy shtetet tona kan kapacitete të mjaftueshme intelektuale per të ecur përpara.

Kjo nuk po ndodhë së ky popull si duket e ka pranuar kapitulimin para të keqës. Dhe, kështu na erdhë puna që ti nëpërkëmben edhe interesat shtetërore te Kosobves dhe ato nacionale.

Këto pak rreshta në fillim I shfrytëzova si hyrje për ndodhite e vitëve të mbrapshta, kur Kosova pa u formuar mirë ,ka filluar të zhbëhët .Filluan pazarët pa hanxhin për shitjën e territoreve të Kosovës . 8200 hektarë toke nuk janë pakë për Kosovën e vogël që ti falën Malit të Zi. Populli po e paguan tagrin e këtyre lojërave politike .

Administrata e Donald Trampit, proserbin,John Bollton ishte dashur ta stopon në realizmin e projektit për formimin e Serbisë të Stërmadhe, do të thosha unë, së Serbia e Madhe është formuar moti , duke e shumfishuar territorin e saj, në dëm të shqiptarëve dhe popujve të tjerë. Sikur të kishim punuar mirë , jamë shumë I bindur së askush sot ,pas gjithë këtyre viteve , nuk do të kishte pasur as gjasa teorike ta vëm në pikëpyetje sovranitetin dhe territorin e vendit.

Fotografia e Kosovës po bëhët gjithnjë e më zymtë, para botës demokratike, nuk kemi njohje te reja, nuk kemi integrime , nuk kemi leberalizim , kemi mbetur si në geto. Pa u larguar grupacionet politike përfituese të partive të cilat e udhëhqën Kosovën për dy dekada , nuk do të këtë stabilitet politik, nuk do të këtë zhvillim ekonomik dhe as integrime evropiane .

Dorëheqja e kryministrit, Ramush Haradinaj , po komentohet në menyra te ndryshme ne opinion e gjerë public që është shumë normale.Unë këtë dorëheqje e shoh edhe si thyerje e dy koncepteve politike ,më larg se rrjedhat politike në Kosovë. Vurja e taksës karshi Serbisë u bë edhe më bekimin e Gjermanisë së Merkelit, kurse terheqja më çdo kusht e taksës po kërkohet nga administrata e presidentit, Donald Tramp.

Ne I kemi miqë të përheshem amerikanët dhe gjermanet, por kjo nuk don të thotë së nuk ka mundësi të dallojnë ne qendrime karshi politikës globale, dhe interesave gjeostrategjike në botë dhe në Ballkan.

Pastaj, shumë ka rëndësi së kush vjen në krye të një shteti , këtë po e tregojnë edhe shumë regjime sot në botë. Pavarësia e Kosovës është projekt ndërkombëtar, e pranuar në kufijtë ekzistues, dhe tash është e pakuptueshme , të vihet në pëshore një investim kaq I madh, si dhe intervenimi ushtarak I NATO-së. Ndarja e Kosovës mund të bëhët vetëm për ti përmbushur apetitet serbo –ruse ne Ballakan .Kjo është e pa justifikueshme , e dëmshme dhe e rrezikshme për paqën në Ballkanin Perëndimor e më gjërë .Nese seriozisht po mendohet nga Amerika , ose nga qarqet proserbe atje, dhe qarqet e caktuara në Evropë , për ndarje të Kosovës në baza etnike, do të realizohet kështu projekti super serbomadh që pretendojë ta realizon Millosheviqi më luftë .

Haradinaj, pa e elabaoruar punën e tij mbrenda, së asnjeri nga pushtetet e deritashme nuk punuan mirë , në planin e jashtem ishte ne nivel të detyrës, si më vuarjën e taksës dhe formimin e ushtrisë tregoi së Kosova është megjithate shtet. Por, kështu duket nuk po mendojnë edhe shumë nga koalicioni PAN.Presionet që I erdhën ishin vështirë të përballueshme , dhe natyrisht së dorëheqja e tij, është akti më madhor moral I çdo njeriu.

Dihet së çfarë situate politike dhe ekonomike të dobët kemi, por të gjithë Ne , duhet të fokusohemi dhe të bashkohemi kunder të gjithë atyre planeve për ndarjën e Kosovës , nga kushdo që vijne ato. Pushtetet ne botë dhe në Kosovë shkojnë e vijnë, por e keqja e madhe mund të na mbetet të dera, që vështirë riparohet pa një luftë të re me Serbinë …

(Kosova Sot Online)