Pseudo analistat e televizioneve tona!

Pseudo analistat e televizioneve tona!
Pseudo analistat e televizioneve tona!

Ismail Muçiqi

  • 27 July 2019 - 15:32

Opinioni është lodhur me të njëtat figura, të cilët paraqiten para televizioneve private dhe ati publik vite me radhë si "analist" të cilët shumica prej këtyre për opinionin e gjerë janë pa cv, pa biografi e mos të them se nuk i njeh edhe rrethi ku kanë lind dhe ku jetojnë.

Këta "analist" e kanë lodhur shikuesin me tema politike dhe me stilin e tyre me një kultur shumë të degraduar apo me nivelin e ulët të komunikimit.

Këta i thonë vetit se din, ka po shkon politika lokale shtetërore, europiane dhe botërore. Qka po bëhet me Ballkanin, ka do të shkojë Europa, qka mendon Trumpi, Merkeli, Makroni, Erdogani, Putini apo Vuqiqi.

Këta flasin dhe bëjnë kalkulime dhe sjellin konstatime se a do të shkoj Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme apo jo, cilat parti do të bëjë kualicion mes veti, cila parti i mbanë viat e kuqe me tjetrën, ky apo ai do të bëhet kryetar i Lidhjes Demokratike.

Këta flasin dhe dhënë analiza dhe i dhënë popullit diksione për ekonomi, vlersojn gjendjen në arsim, flasin për shkencën e shëndetësis, për situatën politike, qka po ndodh me Kosovën dhe me pjesën Veriore, kush është më i pasuri kush është më i forti.

E për qka nuk flasin?

Por këta nuk flasin dhe drejtojn gishtin ka vetëvetja, ka kultura, ka tradita, ka etika dhe morali e më së pakti flasin për kodin e etikës në mjetet tona të informimit, Nuk flasin për profesionin e gazetarit, për shkallën e dijes së tyre, për profesionalizmin e tyre, nuk flasin as për portalet të cilat shumicën i mbajnë këta të cilat me lajmet senzacionale dhe shumë here të pa vërteta po e "bombardojnë" opinionin dhe po e "helmojnë" të ardhmën e Kosovës.

Këta analist të cilët janë në kualicion me disa media dhe me disa biznese të njohura dhe interesat e tyre janë të lidhura edhe në aspektin material dhe financiar dhe qëllim kanë promovimin para opinionit se kinse dinë gjithqka, interesat e tyre i kanë të lidhura me këto mediume të cilat për shkak të mungesës së politikës së mirëfillët programore dhe afrimit të vlerave të mirëfillëta për opinionin programet dhe misionet e tyre detyrohen ti shëndrrojn në debate, me "analist" tashmë me emra të njohur të cilët vërdall sillen nga një televizion në tjetrin, duke shkaktuar huti, pa qartësi dhe konfuzitet në opinionin publik.

Se dukurit negative dhe anti vlerat kanë depërtuar thellë edhe në segmentet e kulturës dhe informimit, njeriu i cili ka lexuar një libër, është në gjendje ti shoh dhe vlersoj për qdo or dhe ditë në botën informatike dhe mediatike të Kosovës.

Andaj është koha dhe momenti që këta njerëz dhe këto media të pushojn dhe t'ia vëjnë gishtin vetit, se nuk po i sjellin asgjë të mir shikuesit dhe opinionit dhe kështu i lodhur me problemet e jetës, por gjithnjë po e rëndojnë mendimin pozitiv dhe shpresën se nesër do të bëhet më mirë.

Populli i Kosovës, mjaftë është i lodhur nga partit politike dhe institutcionet të cilat kanë degraduar qdo segment të jetës.

Ky popull ka nevojë për qetësi, relaks dhe duhet ti ndihmohet që ta mbajë shpresën për të ardhmën e ti më të mirë.

(Kosova Sot Online)