Demokracia dhe demagogjia nuk shkojnë bashkë!

Demokracia dhe demagogjia nuk shkojnë bashkë!
Demokracia dhe demagogjia nuk shkojnë bashkë!

Skender Mulliqi

  • 28 July 2019 - 18:45

Gjendja e rëndë ekonomike dhe gjendja politike e ngatërruar , po bëjnë që të reshqasim në shumëllojshëmërinë e krizave, edhe ato psiqike .Të gjithë këto po na vijnë më së shumti nga njerëzit e politikës. Jemi dëshmitarë së shumë njerëz të politikës po paraqitën në media më qendrimet e tyre, që ta përqendrojnë vëmendjën e publikut më deklarata , për ti arsyetuar të gjitha negativitetet karshi shtetit , dhe për ta larguar gjithë jo tolerancën karshi atyre që mendojnë ndryshe.

Po e mbajnë publikun pezull dhe të përqendruar në deklaratat jo parimore politike , për ti përballuar kështu të gjitha pengesat , në shfrytëzimin e pushetit për interesa përsonale.Njeriu I thjeshte ka shumë arsye që nuk është aspak I kënaqur, më ate qka po ndodhë sot në Kosovë.

Statusi social I tyre nuk është I mirë, siq nuk është I mirë edhe pozita shoqërore e të rinjëve.Opozitat karishi pozitës gjatë këtyre vitëve nuk ishin unike.Nuk ishin në gjendje ta tregojnë forcën e tyre për ndryshime pozitive.Demokracia dhe demagogjia nuk shkojnë bashkë.Demokracinë , por edhe demagogjinë si pozita ashtu edhe opozita po shfrytëzohet më shumë për të krijuar përqarje të votuesit.

Po shërbehën më retorikën e patriotizmit . Rruga e tranzicionit po është e gjatë dhe e përqarë ,duke na përseritë historinë e keqe .Politika pa moral nuk është asgjë . Politikanët zgjedhen më deshirën e qytetarëve , dhë si të tillë ata janë të detyruar të marrin obligime që ti përbushin detyrimet , por edhe të qendrojnë lartë moralisht. Kemi jetur gjatë nën diktatin e regjimeve te huaja, kemi jetuar te shtypur, te nepërkëmbur, të rrahur, burgosur dhe te vrarë.Kete ishte dashur mos ta harrojme kurre.

Te qytetaret e Kosovës po mbretëron bindja së politika dhe morali janë bërë kategori të ndara. E drejta dhe ndijesia për të drejtën edhe ate sociale I takon çdo politikani .Morale në politikë është transparenca dhe përgjegjësia , sikur iu takon kjo edhe qytetarëve .Duke u privilegjuar mbi shoqërinë humbet ndijesia dhe morali .E drejta dhe morali mund të ndodhin vetëm atëherë nese veprohet më parime të shëndosha të së drejtës dhe moralit.Me kthimin e moralit në politikë secila shoqëri më sukses I kryen të gjitha problemet e paraqitura…

(Kosova Sot Online)