LDK dhe VV sot mbajnë çelësin e prosperitetit dhe përjetimit të lirisë

LDK dhe VV sot mbajnë çelësin e prosperitetit dhe përjetimit të lirisë
LDK dhe VV sot mbajnë çelësin e prosperitetit dhe përjetimit të lirisë

Haki Abazi

  • 31 July 2019 - 16:07

LDK dhe LVV sot, mbajnë çelësin që do ta hapë derën e prosepritetit dhe përjetimit të lirisë dhe pavarësisë, apo nëse nuk aktivizohet do ta mbajë të mbyllur vendin dhe qytetarët në burgun kolektiv, ku është vedosur që më shumë se 15 vjet.

Në ndërtimin e këtij burgu kolektiv ka udhëhqeur klani PRONTO dhe muret e ndarjes nga bota demokratike janë rritur për çdo vit, ashtu siç është rritur izolimi dhe përkeqësimi i jetës dhe kualitetit të shërbimeve, perderisa grupe mafioze breda burgut janë pasuruar nga aktivitet ilegale.

LDK e ka pjesën e saj të fajit në këtë gjendje të krijuar, dhe duke qenë që historia gjykon drejtimin dhe jo detajet edhe pse ato mund të jenë të rëndësishme, atëherë LDK ka shansin historik që të rikthej rolin e saj në drejtimin që duhet t’i jepet Kosovës në këtë përfundim të dekadës së dytë të lirisë dhe fillimin e dekadës së dytë të pavarësisë.

Zbrazja e Kosovës nga qytetarët është shqetësimi kryesor që duhet mbajtur në mend, por edhe tendenca e fqinjëve për ta coptuar që të mos ekzistoj, të ndihmuar nga individ të kapur brenda.

Të gjithë emrat që keni përmendur si potencial kanë qenë pjesë e këtyre proceseve në një formë ose tjeter me me pak apo me shume faj, dhe unë mendoj që situata ideale do të ishte kur procesi zgjedhor do të organizohej në atë formë që të lejoj që brenda LDK si parti demokratike të dalë një "Obama" ose nje " Macron", që do të kthjellte ujërat dhe do të vinte deri tek kthimi dhe moblizimi i masave për të larguar të keqën nga pushteti.

Një gjë të tillë nuk ka ndodhur, dhe mendoj që në poltikën reale të bazuar në kontekstin kosovar, skenarët të shtunën do të jenë si në vazhdim:

1. Isa Mustafa do të kandidoj dhe do të zgjidhet kryetar i LDK, me qëllimin që pas zgjedhjeve të ardhëshme ai të marrë poziten e kryetarit të Kosovës dhe që do të lejonte më pastaj krijimin e hapësires për një kryetar të ri në krye të LDK, meqë kështu e kerkon edhe kushtetuta. Pas skenarit ideal, ky opcion mendoj do të ishte më i preferuari, duke pas parasysh se në çfarë gjendje jemi dhe cilat janë tendencat e hijenave politike jashtë LDK, të cilët kanë tendencë të kapitalzimit të rolit të tyre, duke prezantuar një lloj kontrolli ndaj votës dhe drejtimit të LDK.

2. Opcioni i marrëveshjes për të arritur koncensusin kur do të dalë një nga personalitetet e reja në moshë në krye të LDK, ky opcion do të jetë shumë i vështirë, pikërisht për shak se kemi të bejmë me një përzirje edhe të moshës por edhe të peshës politike që bartin dhe do të rriste shansin për përçarje dhe konflikte të cilat do ta sillnin LDK në një situate afërsisht me atë çfarë do të donin PDK dhe AAK.

3. Opcioni i befasisë, kur njëri nga dy nënkryetarët paraqet kandidaturën të përkrahur nga blloqet e individëve të përzgjedhur në nivelin komunal të degëve dhe nëndegëve me qëllimin për të krijuar përkrahje parciale apo pozicinionim, që të krijohet efekti dominant në kryesi për votat. Ky opcion është poashtu shumë i rrezikshem për shkak se nuk do t’i ndihmonte në asnjë formë qëllimit të marrjes së rolit të unifikimit të qëndrimeve në LDK dhe aq më tepër që nënkryetarët janë shprehur që koalcioni me LVV nuk do të ishte prioritet, perderisa mendoj që përmirësimi i gabimeve të LDK dhe arrritja e qëllimit të çkapjes së shtetit. Përfundimi i procesit të përzgjedhjes së udhëhqesit të LDK është më i rëndëishëm për mbajtjen e unitetit të LDK, sesa emri i përveçëm dhe mendoj këtë gjë duhet mbajtur në mend. Një LDK e bashkuar dhe me agjendë shtefromuese është shumë më e rendësishme sesa triumfalizmi i individëve që në fund munden lehtë mos me pas përkrahjen e elektoratit të LDK, pikërisht për shkak të kontributit për fragmentim të cilit do individ apo grup.

Kosovës sot i duhet një LDK e bashkuar dhe funksionale me agjendë të qartë dhe me percaktim për koalicionin me LVV, për ta larguar të keqen nga pushteti dhe shtetin nga kapja dhe dështimi e për te parandaluar ndarjen.

(Kosova Sot Online)