Shtet ndërtimi dhe shteti i së drejtës

Shtet ndërtimi dhe shteti i së drejtës

Nuran Xhumshiti

  • 13 gusht 2019 - 09:19

Shteti është një sistem i pavarur politik, administrativ, legjislativ dhe qeverisës i ndërtuar nga popullsia brenda një hapësire gjeografike sovrane. Adam Fergusoni, për krijimin e shtetit thotë: Shteti i kuptuar si një rregullim politik i një bashkësie, krijohet me shthurjen e bashkësisë së parë primitive që bazohej në lidhje gjinore dhe me formimin e bashkësive me të mëdha, që u krijuar me bashkimin e më shumë grupeve gjinore me qëllim te mbijetesës se brendshme dhe mbrojtjes nga rreziqet e jashtme.

Ndërtimi i shtetit është krijimi i institucioneve të reja qeverisëse dhe fuqizimi i atyre ekzistuese. FrancFukuyama, rithekson se në kuadër të ndërtimit të shtetit ekzistojnë 4 aspektet të shtetit:

plani organizativ dhe menaxhues,
b) plani i sistemit politik,
c) bazat e legjitimimit dhe
d) faktorët kulturor.

Në kuptimin logjik, shteti ekziston kur në një territor të caktuar ka një aparat politik që sundon, ku pushteti mbështetet nga një sistem ligjor dhe nga aftësia për të menaxhuar me sukses, zbatimin e politikave të tij. Është normale se secili shtet ka probleme, sfida dhe përpjekjet me të cilat ballafaqohet.

Shteti ligjor apo shteti i së drejtës, terma këto të përdorura gjerësisht sot në literaturën politike e juridike. Të dyja termat kanë të njëjtin kuptim, shprehin të njëjtin koncept, atë të lidhjes së ngushtë dhe reciproke midis shtetit dhe së drejtës. Kjo lidhje shprehet në mënyrë tepër të qartë në nenin 4, pika 1 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë: “ e drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit”. Ndoshta për arsye të referimit kushtetues, në Shqipëri duket se shprehja “shtet i së drejtës” ka fituar qytetarinë. Përkufizimi i Shtetit të së drejtës ndryshon sipas autorëve dhe epokave. Shteti i së drejtës është para së gjithash një model teorik i organizimit të sistemeve politike.

Me shtetin e së drejtës kuptojmë se “Askush nuk mund të jetë mbi ligjin”.

Shteti i së drejtës është shumë i lidhur me respektimin e hierarkisë së normave, ndarjen e pushteteve, barazinë e subjekteve të së drejtës para normave juridike, ekzistencën e juridiksioneve të pavarura dhe garantimin e të drejtave civile dhe politike të individëve.

Ndarja e shteteve në bazë të sistemit shtetëror bëhet në të thjeshtë dhe të përbëra. Në shtete e thjeshta bëjini pjesë vendet që kanë vetëm një njësi brenda vetës (Shqipëria). Ndërsa ato përbërës janë federale dhe kon federalë. Shtetet që përbëhen nga më shumë njësi rajonesh janë shtet federale, ndërsa shtet që përbëhen nga më shumë shtete të vogla brenda vetvetes janë kon federalë.

(Kosova Sot Online)