Kosova është dheu ku në vend të demokracisë, ka zënë vend tirania!

Kosova  është dheu ku në vend të demokracisë, ka zënë vend  tirania!
Kosova  është dheu ku në vend të demokracisë, ka zënë vend  tirania!

Skender Mulliqi

  • 15 August 2019 - 09:24

Qytetarët  e Kosovës po I kryejnë obligimet ndaj shtetit, kurse pushtetmbajtësit po i keqpërdorin  ata në secilën mënyrë.E keqpërdorën votën e tyre, për  ti realizuar interesat përsonale .Prandaj , zgjedhjet janë afer dhe është rasti që përfundimisht   njerëzit e kompremetuar në të gjitha hallkat e shtetit ,të marrin dënimin  për gabimet e bëra .

Përkrahja edhe pas 20 vitësh këtyre diktatorëve është tradhëtia më e madhe  që mund ti bëhët vetit dhe Kosovës.Mos të vazhdojmë më gabime të cilat historikisht na kan kushtuar shumë .  Na udhëhoqën dhe po na udheheqin ata të cilët jo vetëm që e zbrazën kacën e shtetit.Këta njerëz në krye të politikës po sharrojnë gjithnjë e më shumë  në lloqin e rrenave dhe mashtrimeve të tyre. Pa turpësisht e rrejtën popullin  për çdo gjë, siq gënjyen  rregullisht madje edhe  me data për liberalizim të  vizave.

  Kosova është vend I të rinjëve , të cilët deri më tash të vetmin synim e kan largimin nga vendi.Kosova është vendi I njerëzve të cilët janë lodhur nga skami dhe mjerimi social.Kosova është bër vendi  jo i përparimit , por I   kthimit  mbrapa  .Kosova  është dheu ku në vend të demokracisë ka zënë vend tirania e pakicës karshi shumicës.  Askush nuk po interesohet për përmirësimin e jetës .Po avansohen  bazhibuzukët  e të gjitha llojeve , duke e derguar vendin në greminë.Gjysëm analfabetet kan arritur të behën deputetw e ministra ,sikur Kosova të ishte pashallëk I tyre . Kuvendi I Kosovës moti është bërë arenë glladiatorësh.Është bërë vendi I shumë matrapazwve dhe cirkuzantëve . Po krijojnë afera të çdo ditëshme për ta përqendruar vëmendjën e opinionit të gjerë public ,në gjoja akuzat që po ia bëjnë njeri –tjetrit  më qëllim të zhvendosjës së vëmendjës nga problemet e grumbulluara ekonomike –sociale, dhe të situatës së keqe politike.

Gjithë këta intelektualë I ka Kosova dhe të na   na prijnë të padijshmit  dhe të padinjitetshmit , kjo është anakronike më kohën që po jetojmë. Natyrisht këtu nuk I fus të gjithë në një thes. Janë krijuar pasanikë mbrenda natës , të cilët po kontrollojnë gjithqka sot në Kosovë. Sjelljët e tyre janë shumë demagogjike , të mbushura më patriotizma të rreme. Në këto rrethana të krijuara gjithqka ka filluar të vdes. Po vdes edhe  shpresa e cila thuhet së vdes e fundit. Ne kemi një armatë të të rinjëve , të cilët të ardhmën duhet ta kërkojnë  këtu, duke iu bërë pandam atyre të cilët po iu duartrokasin largimit të tyre nga Kosova. Largimi nga Kosova të kuptohet si diqka shumë e zakonshme , e jo duke ia dhënë  lamtumirën .Është koha e fundit  për një vetëdije tjetër, të re karshi votës së dhënë , dhë karshi zgjedhjës së të gjitha  problemeve shoqërore. Vetëm më guximin dhe dijën tonë mund  ti kapërcejmë të gjitha barrierat.  Të heqim dorë nga emigrimi për të mirën tonë dhë të mirën e shtetit të Kosovës.Integriteti njerëzor dhe insistimi në vlerat tona , kërkon evolucion dhe përgjegjësi përsonale e përgjegjësi  kolektive ,për të bërë shtet si na ka hije.Ky evoluim  edhe nese ndodhë ngadalë, më mirë është së mos të ndodhë kurrë…

(Kosova Sot Online)