Korrupsioni nuk luftohet me turre elektorale

Korrupsioni nuk luftohet me turre elektorale
Korrupsioni nuk luftohet me turre elektorale

Shkëmb Manaj

  • 16 August 2019 - 16:28

Lufta kundër korrupsionit nuk bëhet me turre elektorale dhe nuk duhet të konceptohet si luftë individuale !

Korrupsioni nuk mund të luftohet nga ata që e kanë instaluar korrupsionin në të gjitha segmentet e jetës institucionale dhe jashtë institucionale në Kosovë dhe që vet janë të korruptuar deri në fyt.

Korrupsioni nuk luftohet me muskuj, por me krijimin e mekanizmave shtetërorë dhe me lënien e duarve të lira për policinë, prokurorinë, gjykatën dhe të gjitha mekanizmave tjerë që të kryejnë detyrat e tyre në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin.

Korrupsioni nuk luftohet vetëm nga politikanët, tek ne shpesh herë politika mjafton që të mos i pengoj institucionet dhe mekanizmat kompetentë që të ushtrojnë detyrat e tyre në zbatim të ligjit.

Lufta kundër korrupsionit nuk bëhet me turre elektorale, sipas motos "Nese unë bëhëm kryeministër do ta luftoj korrupsionin siç e kam luftuar Serbinë" sepse kjo luftë nuk është individuale, ashtu siç nuk ka qenë individuale edhe lufta ndaj Serbisë. Korrupsioni as mund të krijohet dhe as mund të luftohet nga një individ, pavarësisht pozitës, dijes, autoritetit apo muskujve të tij.

Lufta kundër korrupsionit duhet të jetë e përhershme, e përbashkët dhe e koordinuar (Institucionet, bizneset, qytetarët) sepse edhe shtetet me të fuqishme dhe demokracitë me të avancuara çdo ditë përballen me këtë fenomen. Asnjë shtet nuk mund të jetë imun ndaj këtij fenomeni.

Ne duhet ti qasemi me seriozitet luftës kundër korrupsionit për të ruajtur dhe fuqizuar Republikën tonë. Vetëm me këtë qasje mund të përballemi me këtë fenomen.

Një Kryeministër/re, i/e pakorruptuar, i/e dëshmuar si njeri i pastër dhe që e don Republikën, mund ti ndihmoj dhe me vullnetin dhe qasjen e tij/saj proaktive institucionale t'i prijë luftës kundër korrupsionit.