Kurrë nuk pushuam të besojmë në magjistarë , ne vend që ti përkrahim intelektualet dhe njerëzit eminent të kulturës!

Kurrë nuk pushuam të besojmë në magjistarë , ne vend që ti përkrahim intelektualet dhe njerëzit eminent të kulturës!
Kurrë nuk pushuam të besojmë në magjistarë , ne vend që ti përkrahim intelektualet dhe njerëzit eminent të kulturës!

Skender Mulliqi

  • 17 August 2019 - 09:31

Si shtete dhe si komb kemi mbetur diku ne mes.Nuk jemi larguar krejt nga tradita dhe  e kaluara ,por që  as nuk kemi përparuar.Për shembull, ata të cilët I kemi zgjedhur ,për të na udhëhequr , po ju qasemi sikur ata të ishin monark , zotëri të rangut dhe despot, e jo që janë nepunësit  tanë.Kemi krijuar kulte të  fugurave  politike!Mitizimet  karshi atyre të cilët po jetojnë në pallate si mbretër , e kan qenë  fshatarë, nuk justifikohet.

Artificialiteti dhe megalomania e tyre është aristrokraci e rreme , është shkelqim I rremë.Kurrë nuk pushuam të besojmë në magjistarë  , ne vend që ti përkrahim intelektualet dhe njerëzit eminent të kulturës.Këta njerëz për këto vite që I zgjodhem në krye të shtetit, jo që nuk lexojnë asgjë, por ka që  nuk dinë më dhënë as “betimin” ,sikur që nuk e dinë shumica, as  përmbajtjën e Kushtetutës. Këta dijnë të  bëjnë  agjenda si ta kalojnë ditën në restorante dhe hotele luksoze në Kosovë, dhe jashtë Kosove.

Këta dinë të organizojnë ahengje me para të shtetit.Këta dinë të vishën kat, së tashme e kan mësuar  mirë këtë zanat.Nuk lexojnë shtypin , veq nese e lexojnë horoskopin  dhe qesin falle me letra ose filgjana të kafës.  Shtrohet pyetja ; si kan mundësi këta ta kryenë misionin e politikanit?Sigurisht jo mirë ! Kan emëruar ambasador dhe diplomat në botë , që nuk ka më turp që ta përfaqësojnë shtetin në nivele të tilla të larta. Dihet tashmë për aferat e krijuara të disa ambasadorëve dallkauk që as në zyre nuk kan dijeni  si të ulën !Kemi menduar së me feudë nuk do të kemi punë , së moti ka perënduar ky sistem.Nuk kemi menduar që do të vijnë në krye të shtetit, njerëzit që nuk kan dijeni elementare për ndarje të pushtetit.Mos të flasim për  formim  të shtetit  ligjor dhe funksional.

Po përballemi më padrejtësi të mëdha, të cilët vështirë të përballohen.Po privohemi nga shumë të drejta tona legjitime elementare, të siguruara  më ligje dhe më Kushtetutë.Shumë të drejta tona kan mbetur të drejta të shkruara në letër.Edhe nese nuk kemi pasur shoqeri të bazuar në sistemin shumë partiak pluralist, sigurisht se kemi përjetuar në lëkurën tone, sistemin autokratik komunist .Shqiptarët historikisht kan luftuar për shoqëri moderne , e jo për diktatura që na kanë bërë jetën e zezë më dekada të tëra. Pyetje parësore sot për shqiptaret është:Si  n ë menyrë fluide , refleksive, postmoderne të shekullit 21, të krijojmë shtet modern dhë të prosperuar.

Ta bëjmë një Kosovë moderne në kuptimin e plotë të fjalës?Nuk kemi ndarje  efikase të pushteteve, por na është krijuar një lloj sallamadie .Çka të thëmi për shprehjen e lirë të fjalës?Nuk kemi mundësi të flasim për as për tregun e lirë, dhe as për zgjedhje të lira dhe korrekte.Shumë raporte ndërkombëtare si edhe  Fredom Hause , na kan renditur si shtet “ pjesërisht i lirë” dhe  pjeserisht i shprehjës së lirë? Kushtetuta e Kosovës , ka mbetur  shkronjë e vdekur në letër.Moderniteti është shumë largë.Dhe, me çka të krenohemi ne? Dhe, çka kemi  ekzakt të festojmë ?Me të sotmën shumë pak. Të krenohemi  na ka mbetur me festat dhe datat tona historike…Me martirët dhe dëshmoret e kombit, sigurisht së shumë krenohemi.

Kultura jonë, vlerat dhe jeta e çdo ditëshme , duke llogaritur edhe komunikimin e ndërsjellë, shumë kan mbetur të ngurta apo të betonuara.Investitorët moti do të kishin investuar në Kosovë, mos të  ishin këta njerëz të politikës si pengesë e çdo gjeje.Dhe, pyetja më e zëshme në këto momente për të gjithë neve do të ishte: A kemi kohë të presim në ndryshimin aq të nevojshem sot, të vetëdijës tonë…?

(Kosova Sot Online)