PDK-LDK, koalicion i sigurtë

PDK-LDK, koalicion i sigurtë
PDK-LDK, koalicion i sigurtë

Ragip Guraziu

  • 20 August 2019 - 15:50

Shtrohet pyetja; A mundë të ndodhë edhe një tradhti e radhës ndaj zotimeve të veta dhe ndaj elektoratit , siq ka ndodhur çdo herë nga të gjitha partitë politike në Kosovë,kjo nuk do koment.

A është më i besushëm koalicioni PDK-LDK, që dëshmonë vetë mandati i vazhduar edhe për katër vite,Isa Mustafa në krye të LDK-së,dhe pritet edhe një terr i zymtë për Kosovën dhe qytetarët e saj,pas këtyre zgjedhjeve që po supozohet se do te mbahen, siç thuhet pas dy muajve.

Tani sa është e besueshme se po i përgatitet seriozisht kësaj radhe vendi në opozitë partisë së Hashim Thaçit e të Kadri Veselit nga ri rreshtimi në tri blloqe i skenës politike Kosovare për koalicionet e zgjedhjeve në pritje, dhe thënja e Isa Mustafës pra dy ditëve se ; Nuk do kemi  vija të kuqe me asnjë parti,tani pas dy ditëve,pasi erdhi në krye të LDK-së edhe për një mandat katër vjeqar, i hnagri fjalët e veta që më shumë janë politke, se :“S’bëjmë koalicion me PDK-në. Këtë pyetje as mos e bëni”,!

Me këto humore qytetarët e Kosovës janë mësuar por jo edhe paria e LDK-së,që pas pak muajve do binden se janë zhgënjyer,dhe jo veq me LDK,por qytetarët e Kosovë janë të zhgënjyer me të gjitha subjketet politike dhe ne te gjithë kemi thënë në forma të ndryshme se asnjë parti apo të zgjedhurit e tyre në krye të shtetit kanë dështuar të gjitha,por edhe opozita si opozit ka dështuar ende pa ardhur në pushtetet sepse derisa mirren me punët e PDK-së,veqanarisht klanit PRONTO dhe Hashim Thaçit asnië alternative te re nuk ju kanë sjellur votuesve të tyre.

Po thuhet se PDK-ja po izolohet së pakut deklarativisht prej të gjitha partive politike. AAK-ja po synon bllokun me NISMA-AKR dhe PSD-në e Shpend Jahtit, kurse LDK-ja është në bisedime  me VV-në. Kryetari i rizgjedhur i LDK-së Isa Mustafa në paraqitjen e parë para medieve pas rizgjedhjeve ka thënë:“S’bëjmë koalicion me PDK-në. Këtë pyetje as mos e bëni”,!

Shtrohet pyetja; A mundë të ndodhë edhe një tradhti e radhës ndaj zotimeve të veta dhe ndaj elektoratit , siq ka ndodhur çdo herë nga të gjitha partitë politike në Kosovë,kjo nuk do koment.

Si po punohet akoma ne prapaskenen e politikes dhe nentokes kriminale, qe deri me 22 gusht te krijohet nje qeveri, e cila do t`i sherbente Hashim Thaçit per qellimin e tij per shkembimin e territoreve me Serbine? Pse Hashim Thaci akoma nuk po pushon te punoj qe bashke me nentoken kriminale te tentoj te krijoj nje qeveri qofte me PSD-ne e Shpend Jahtit, qofte me LDK-ne apo me kedo tjeter, vetem e vetem qe kjo qeveri ti sherbej atij 100% ne realizimin e shkembimit te territoreve, gjegjesisht ndarjes se Kosoves.

Hashim Thaçi edhe kësaj radhe do mundohet me mish e shpirt siç thot poulli, me kend do jetë në koalicionë që edhe kjo Qeveri ti sherbej atij vetem e vetem 100% në realizimin e shkembimit të territoreve të Kosovës.

Është edhe një e vërtet se “të gjitha partitë që sot i kanë qitë vijat e kuqe i kanë qitë edhe në të kaluarën. Jemi dëshmitarë se të gjitha partitë që i kanë qitë vijat e kuqe kanë vrapuar se kush më përpara do të hyjë në koalicion me PDK-në dhe të jetë pjesë e qeverisë”.

Edhe këto zgjedhje të jashtzakonshme parlamentare do jenë kancerogjene për qytetarët e Kosovës,sepse veq ka filluar PDK-ja dhe klani PRONTO, po punohet akoma në prapaskenën e politikës dhe nëntokës kriminale, që deri me 22 gusht të krijohet një qeveri, e cila do t`i sherbente Hashim Thaçit për qëllimin e tij për shkëmbimin e territoreve me Serbinë.

Kur kemi parasyesh se  Hashim Thaçi akoma nuk po pushon të punoj që bashkë me nëntokën kriminale të tentoj të krijoj një qeveri qoftë me PSD-në e Shpend Jahtit, qoftë me LDK-në apo me këdo tjetër, vetëm e vetëm që kjo qeveri  100%  ti sherbej atij për ndarjen dhe realizimin e shkëmbimit të territoreve.

Ne rastse ju referohemi ngjarjeve ditore e sidomos,të subjketit politikë të NISMA, iniciativa nga Jakup Krasniqi për një koalicion të mundshëm me PDK-në,çka tjetër veq nënqmim kur veq kanë filluar t'i ulen në gjuj PDK-së që udheheqet nga klani PRONTO.

Ndryshe,Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka thënë se nuk u beson shumë thirrjeve të partive për koalicione parazgjedhore, duke folur në Klan Kosova,ku moderatorja e Klanit kerkonte nga ajo gjithçka nga subjketi i saj politike,ajo përgjigjte kështu në formë të prer moderatores se ;''Jam munduar që të mos preukupohem shumë me deklaratat e partive të tjera. Megjithatë, unë nuk i shoh si thirrje, më shumë i shoh si klithma parazgjedhore se sa si thirrje serioze për të ofruar diçka te qytetari i Kosovës”.

Musliu ka thënë se Kosova ka nevojë për një opozitë të fortë, dhe kështu me të vërtet se që pas shpalljes së Pavarësisë,opozita më shumë u morr me klani pronto dhe Thaçin dhe asgjë tjetër.

Shtrohet pyetja; A po I detyron politike e lidhur me krimin e organizuar, dhe humbja e shpresës në shtetin e së drejtës, qytetarët Kosovarë që të heqin dorë edhe  nga shtetësia Kosovare, derisa raportohet se  një numër i madh i qytetarëve të Kosovës që jetojnë në vendet e huaja kanë aplikuar për heqje të nënshtetësisë kosovare ku sipas  të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme vetëm  për këta shtatë muaj, 2 mijë e 569 qytetarë kanë aplikuar për heqje të nënshtetësisë, që I bie se janë pranuar 367 aplikacione gjatë një muaji. Po ashtu alarmante janë shifrat edhe për vitin e kaluar ku raportohet se vitin e kaluar kanë qenë  5 mijë e 481 persona  që hoqën dorë nga nënshtetësia kosovare. Pse I madh e I vogel te vetmen shprese per jete po e shohin ne ikjen sa me shpejte nnga Kosova?

Këta me siguri që po  I detyron politika e lidhur me krimin e organizuar, dhe humbja e shpresës në shtetin e së drejtës, qytetarët Kosovarë që të heqin dorë edhe  nga shtetësia Kosovare, derisa  raportohet se  një numër i madh i qytetarëve të Kosovës që jetojnë në vendet e huaja kanë aplikuar për heqje të nënshtetësisë kosovare ku sipas  të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme vetëm  për këta shtatë muaj, 2 mijë e 569 qytetarë kanë aplikuar për heqje të nënshtetësisë, që I bie se janë pranuar 367 aplikacione gjatë një muaji. Po ashtu alarmante janë shifrat edhe për vitin e kaluar ku raportohet se vitin e kaluar kanë qenë  5 mijë e 481 persona  që hoqën dorë nga nënshtetësia kosovare. Tani I madh e I vogel me duar në kokë të vetmen shpresë për jetë po e shohin në ikjen sa me shpejtë nga Kosoa.

Si u zvarrit deri me tani qëllimisht hetimi dhe zbardhja dhe epilogu i aferës me fryrjen e listave  të  veteraneve të luftës në Kosovë? Përveç qëllimit të përfitimit korruptim, a e kishte ky skandal edhe  qëllimin tjetër të pastër puro politik dhe elektoral të  planifikuar për përfitimin në vota? A do të harrohet përfundimisht kjo aferë e cila po i kushton tani miliona buxhetitë shtetit të Kosovës kurse  numri prej 60 mijë veteranesh do te shërbejnë si votë potenciale  e blerë dhe e kontraktuar me kohë  nga politika, partitë e krahut të luftës.

Sa është dëmtuar shteti i  Kosovës nga diplomacia tepër e dobët në këto mandatet e fundit, sidomos në këtë të tanishmin në përfundim për shkak të lobimit në ofensivë të vazhdueshme serbe kundër njohjes por edhe për tërheqjen e njohjeve  nga shtetet  që e kanë bërë atë ndër të parat? A është paralajmërim serioz  për dobësimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës edhe  paralajmërimi i ish oficerit të  KFOR-it norvexhez Christian Cash, i cili tani më  është paraqitur si kundërshtar i pavarësisë së Kosovës dhe është zotuar  se do të luftojë që Norvegjia ta tërheq njohjen e Kosovës? “Synimi im është të luftojë që Norvegjia të tërheq njohjen e të ashtuquajturës Kosovë. Tashmë kam biseduar me shumë njerëz për këtë, dhe si anëtar i partisë Demokratike, dy vite më parë jam munduar të hyj në Parlament. Nëse do të ndodhte, do t’i propozoja Qeverisë ta tërheq atë njohje”, ka  deklaruar ai për të përditshmen serbe “Politika”. Çfarë duhet të ndryshon në mandatin e ri qeverisë  në fushën e diplomacisë për të përmirësuar, riparuar dështimet e Pacollit me kompani?

(Kosova Sot Online)