Albin Kurti kujton Xhemajl Mustafën, por mbetet një nga mohuesit më të mëdhenj të Ibrahim Rugovës

Albin Kurti kujton Xhemajl Mustafën, por mbetet një nga mohuesit më të mëdhenj të Ibrahim Rugovës
Albin Kurti kujton Xhemajl Mustafën, por mbetet një nga mohuesit më të mëdhenj të Ibrahim Rugovës

Nexhat Haziri

  • 23 August 2019 - 20:40

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti e paska ka kujtuar 66-vjetorin e lindjes së ish anëtarit të LDK-së Xhemajl Mustafa, tani kur vendi po shkon drejtë zgjedhjeve të parakohëshme.

Dhe kjo s’ka se si të kuptohet ndryshe, veçse një tentim që ta përdorë personalitetin e Xhemajl Mustafës, ish- bashkpunëtorit më të ngushtë të presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugovës, për qëllime elektorale.

Albin Kurti mbetët një nga mohuesit më të mëdhenj të kontributit të presidentit Rugova për themelimin dhe shtet-ndërtimin e Kosovës, kundërshtarit më të madhë idiologjik dhe “refuzuesin estetik” të idiologjisë komuniste, por nuk paska hezituar që ta përkujton njërin nga bashkpuntorët më të afërt të tij, Xhemajl Mustafën, i cili ishte njëri nga zëdhënësit më besnik i idealeve rugoviane, i vrarë më 23 nëntor të vitit 2000 në Prishtinë, për vrasjen e së cilit dyshohet organizata kriminale SHIK-u, që ishte si organizatë e nëntokës së PDK-së, që vepronte nën mbikëqyrjen e Hashim Thaçit, dhe udhëhiqej nga Kadri Veseli, kryetar aktual i PDK-së.

Se sa hipokrit është z. Kurti në ambicjet e tij për pushtet tregon edhe ky fakt. Ai kohë më parë gjatë një vizite në Sarajevë, kryeqytetin e BH, me plotë krenari kishte bërë homazhe te varri ish-presidentit boshnjak Alia Izetbegoviq, për ta fituar simpatinë e “xhematit” të islamit politik në Kosovë , por një homazh dhe nderim të tillë për gjithë këto vite, refuzoi t’ia bëntë themeluesit të shtetit të Kosovës, presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugovës.

(Kosova Sot Online)