Pushteti s’e përfaqëson gjithherë popullin, e as populli pushtetin

Pushteti s’e përfaqëson gjithherë popullin, e as populli pushtetin
Pushteti s’e përfaqëson gjithherë popullin, e as populli pushtetin

Fadil Maloku

  • 27 August 2019 - 17:35

1.Një çështje që pak a shumë sot po zgjon kërshërinë e sociologëve është edhe ajo që ka të bëjë me debatet mjaft të ashpra rreth dilemave se: nëse, protegonistët e shtetit si ai rregullatori kryesor i raporteve (apo kontratës) midis qytetarit dhe qeveritarëve, përfaqëson edhe më tej atë që shquhet dhe identifikohet lehtësisht si popull, përkatësisht si qenie politike? Sipas Carl Schmittit, demokracia reprezentative është një formë e zbrazët përmes të cilës shumë lehtë mund të legjitimohet edhe diktatura më e vrazhdët. Por nëse demokracinë e këndvështrojmë nga prizma e etimologjisë së fjalës, pra si sundim i popullit dhe për popullin, atëherë pushteti nuk e reprezenton gjithherë popullin, e as populli gjithherë pushtetin.

2.Miti mbi popullin përherë ka shërbyer si legjitimim i pushtetit, ngase pushteti përherë ka pas nevojë që ta legjitimojë vetveten. Pra, me mitin mbi popullin, si një bashkësi e pa definuar sociale, politike e sidomos sosh kulturore, në fakt është fshehur dallimi cilësorë demokratik midis atyre që qeverisin dhe atyre që qeverisen. Nëse, hiqet ky lloj dallimi apo justifikim, natyrisht që edhe demokracia si qeverisje e popullit hiqet. Poqese në emër të sintagmës (së revolucionit borgjez) së barazisë dhe lirisë së të gjithë qytetarëve, në mënyrë ideologjike largohemi nga qeverisja e disave mbi të tjerët, si p.sh. në regjimet fashiste (të cilat lejonin vetëm pushtetin mbi sendet dhe mbi armiqtë e racës ariane), por jo edhe popullin dhe shokët klasor, atëherë, nocioni i demokracisë e humbë tërësisht kuptimin e tij.

3.Një kuptim tjetër mbi demokracinë, gjithsesi ka të bëjë edhe me të kuptuarit e saj në mënyrë inkluzive dhe ekskluzive, që nënkupton se ajo nuk vendos vetëm kush është qytetar i ndonjë bashkësie, por edhe kush mbi kënd ushtron pushtet faktik. Pra, për cilat karakteristika dhe procedura demokratike të vendimmarrjes mund të flitet publikisht apo edhe të heshtet sociologjikisht...

(Kosova Sot Online)