Albini e Vjosa, një shpresë e gjysmë për mua!

Albini e Vjosa, një shpresë e gjysmë për mua!
Albini e Vjosa, një shpresë e gjysmë për mua!

Kimete Berisha

  • 29 August 2019 - 13:11

1. Partia më e korruptuar në historinë shqiptare 'me luftu' korrupsionin. 

Aman-zaman, Kadri shkaku don me luftu pasojën (korrupsionin) e shkenca ende po hesht! 

Nëse pyka nxirret me pykë, edhe i korruptuari mundka me luftu korrupsionin se e njeh Kadri Veseli atë lëmi, e njeh mirë terrenin e korrupsionit, i njeh hajnat, se pa përjashtim janë hajna të tij, i ka shokë, e njeh veten.

Sot me ju dhënë urdhër paramilitarëve të tij nëpër ministri 'mos vidhni' ata nuk vjedhin. 
A e di Kadri Veseli çka marohet në emrin e tij, edhe 'dashnorë' të lartë qeveritarë janë bërë gjinja në emër të tij.

Prandaj ky flet 'kundër' korrupsionit me siguri të plotë dhe me përgjegjësi të kartë si 'kreator, njohës dhe kryetar i korrupcionit' që kur do e ndal, si me gisht.

Paret e korrupcionit do t'ua jap grave me maru tentene e ojna, dhe përveç pare, grave tha do t'u jap edhe 'zë', të cilin nuk e ka për vete.

Mëso ti për vete me fol normal, dil merr mësim prej popullit qysh flitet si njeri i tokës, pa cinizëm, mëso me qesh me kulturë, si pika e parë, pse s'po të tregon dikush se njeriu normal nuk qesh në mënyrë dominante, sarkastike e të neveritshme siç bën tij.

Nuk e di njeriu kur e ka përnjëmend, kurrë pa pushu çaraveshet. E më kollaj ta fal shqiptari korrupsionin sesa çaraveshjen.

2. Përveç që s'din me qesh, ia jep për detyrë Uran Ismailit m'i shfrytëzu për reklamë shëndetësore nënloket e sëmura nga zemra.

Ku ka ministër të shëndetësisë bal? 
Kur ka pas? 
Ministra të shëndetësisë në krejt shqiptarinë kanë qenë deri tash Elvis Naçi, Halil Kastrati, Labi e ndonjë tjetër që kanë bë mrekulli me ndihmat e tyre, se sa për ty e Uranin, shqiptarëve ju kish kajtë nana.

3. Se neve na janë zbardhur sytë nga mërzia, si Jusufit, se sikur Jusufin, të gjithë që njohim na kanë tradhtuar, por ama bukurinë ende e kemi, si Jusufi, që bukurinë nuk e veniti as vuajtja, as pikëllimi, as vetmia (Jusufi, sipas pejgamberit, ka qenë i bukur sa gjysma e bukurisë së botës. E gjysma e bukurisë tjetër ka tepruar për ne).

4. Diaspora na mban me bukë, hoxhallarët e organizuar e shërojnë trupin e shqiptarëve të varfër, kurse ju jeni hajna milionera, jeni të tmerrshëm si gjarpërinjt e bardhë të ujit. 
Ke ftyrë flet kundër korrupsionit, që do të thotë flet kundër vetvetes. 
Këtë fore s'ta han kush. 
Kot e ke. Ta them si motër shqiptare.

5. Kot e ka edhe Ramush Haradinaj, i cili s'din me komuniku me njerëz të gjallë, por i shkon muhabeti me të vdekur. E ka kapërcyer gilinderin e varrit të Demaçit për me shku te varri i Rugovës, se prej varrit të Rugovës 'ka interes', ende për së vdekuri Rugova 'i mban me bukë'.

Veç shqiptarët e shfrytëzojnë edhe vdekjen, edhe varret i shfrytëzojnë për interes personal, se ndryshe nëpër varreza ku të vdekurit s'janë 'të fuqishëm'' politikisht, aty kullosin lopët.

Çka është interesant bre djalë për neve që ti shkon te varri i Rugovës. 
Çka fitojmë ne? A lirohet nafta, a lirohet rryma, rriten rrogat e skllevërve të sektorit privat a çka ndodh, a na kthehet dashnia e humbur a çka!

Edhe ashtu shqiptarët nuk janë meraklinj të varrezave dhe të asgjëje që përkujton vdekjen, e të ftoh nga jeta.

Le që jeni hy në gjynah me të gjallë, por e keni zgjeru rrjetin e gjynahit e krimit edhe me të vdekur. Ti shko tinëz mbasi po e don aq shumë Rugovën e mos e shfrytëzo edhe për së vdekuri. 
Se i vdekuri s'të bën çare politike, se ndoshta me lyp najsen tjetër prej tij, të jep. S' dihet.

Dikush sheh ëndërr që po han e pin me të vdekur, dikush që po flen e martohet me ta. Kur i thirr shpirtërat ata të vijnë. Nejse Rugova ka qenë i pritueshëm, i mendueshëm, sigurisht u nis me ardh te ju, pritni ju.

6. Politika i thërret shpirtërat në ndihmë, s'i gjen gjë, kurse 'Rasputinin', fallxhorin, astrologun e hoxhën e 'dashnisë' Kosova ekstremiste e burgos.

7. Keq me shku për reklamë te varri i Rugovës, keq mos me shku hiç si Albini. 
Unë e mësoj Albinin t'ua marr adutin, të shkoj, ose të thotë se ka qenë te varri i Rugovës tinëz. Sinqeriteti kur të prish punë, bëhet armiku yt më i madh. Hiqu tij. Diçka din që rrejnë çka të flasin, i madh e i vogël. Kurrë asnjë njeri i sinqert s'ka
pas sukses, kjo vlen sidomos
për neve femrat. Sa më të sinqerta, aq më t'panafaka. 
Nganjëherë rrena, një fjalë a besim i rremë të shëron mendjen dhe shpirtin.

Por, megjithatë, Albini duhet ta rishikojë antipatinë që ka pasur për Rugovën. Sepse Ibrahim Rugova s'ka bërë në jetën e tij asnjë punë të keqe përveç që ka lyp paqe pa luftë), kurse ju po lypni paqe me Serbinë (edhe 20 vjet pas lufte). 
Rugova e dinte se pa paqe 'me armikun' nuk bën prandaj e lypte me kohë, e jo si komandantët tash që lypin paqe me Serbinë pas kohës, pas luftës, me vonesë dhe pa drejtësi për viktimat, lypin paqe pa drejtësi.

8. Drejtësinë dhe guximin, përveç Albinit, na e simbolizon edhe Vjosa. Tash i keni dy 'shpresa', unë e kam një shpresë e gjysmë.
Për dallim nga Vjosa, Albini si parti është 'i pastër' dhe pa të kaluar, kurse Vjosa është pjesë e një partie me të kaluar në pushtet.

Albini nuk varet nga askush, Vjosa varet nga Isa Mustafa dhe klani i tij miliomera, të cilët do të kenë kërkesa, si gjithmonë që kanë pasur, Isa edhe tenderin e kerreve si kryeministër ia jepte djalit të tij dhe habitej 'çka keni ju që reagoni kundër'.
Isa Mustafa nuk ka ndryshon. Më përparanalshon toka sesa që ndryshon Isa Mustafa.

Isa Mustafa u tregua i mençur por jo i ndershëm. Vjosën e sheh si të vetmen figurë të pakorruptuar, me të cilën mund të mbijetoj ai.
Nuk e kandidoi Vjosën për kryeministre pse është 'burrë i mirë', se Zoti fal e Isa Mustafa nuk ia fal as nuk ia harronVjosës asnjë germë që e ka thënë kundër tij.

9. Vjosa Osmani më shumë ka rivalë e armiq në LDK sesa jashtë saj, sepse ata (Isa Mustafa me rrjetin e tij) presin që ajo të bëj çfarë i thonë 'ata'.

Vjosa nuk është në pozitë të lehtë sepse ajo nuk ka rreth të vetin, nuk ka shoqni, përkrahjen e ka 'falls', këta që e 'pëkrahën' sot në LDK,e përkrahën për ta shtyrë fundin e tyre, dhe për të mbijetuar në emrin e saj të pakorruptuar.

10. Sado i guximshëm të jesh, në grup nuk mbijeton vetëm, mbijeton vetëm si individ i izoluar.

11. Derisa Albini ka adhurues në partinë e tij, që i besojnë, si unë që i besoj se ai nuk i shërben asnjë klani, Vjosa ka në partinë e saj vetëm të atillë që e shohin si monedhë, si Euro, si gjak i ri dhei paprishur, e shohin për interes por nuk e adhurojnë aspak, përkundrazi, e kanë antipati.

12. A mund të më besoni se më shumë marrë komplimente nga zyrtarë të lartë të PDK për shkrime kundër Kadri Veselit sesa nga 'të tjerët'.

Kjo nuk i ka ndodhur Hashim
Thaçit, sepse ai i trembte njerëzit me të kaluarën e tij, kurse Kadri Veseli i neverit me të kaluarën e tij prej spiuni, prandaj nuk bëhet dot simpatik as për të vetët.

13. Vjosa ka prirje materialiste, kurse Albini është i dashuruar në dashuri, në ideale, e jo në jetën e përditshme dhe prozaike.

Këto janë 'të metat' e tyre që unë i shoh të parat, dhe prej Vjosës nuk pres të bëj kompromise (se është tmerrësisht ambicioze dhe tmerrësisht kokëfortë) në koalicion të mundshëm me VV.

14. E Abin Kurtit nuk i ngutet, si Rugovës (dhe mua), Albini është si breshka që jeton 500 vjet sepse jeton ngadale, nuk i ngutet. Jo si pema që lulëzon, piçet dhe bie në të njejtën stinë. Prandaj, Albini nëse vjen luna dhe i jep përparësi një dame, nuk humb asgjë, veç çka bëhet xhentëlmen më i madh.

15. Albini dhe Vjosa mund ta demilitarizojnë dhe dekriminalizojnë skenën politike, mund të bëjnë ndryshime, nëse ndërkohë Vjosa nuk beson në 'dashninë' e Isa Mustafës dhe klanit të tij për të (ajo duhet ta dijë dhe ta hesht fakton se ata varen nga ajo), por shpejt krijon një rreth të vetin në heshtje dhe njerëzi, se kur të lodhesh duhet të mbështetesh në krahun 'tënd' e jo në krahun e Isa Mustafës që të shfrytëzon për t'ia zgjatur vetes afatin.

P.s. Fati juaj që jam në pushim (këtë shkrim mjaft 'serioz' e shkrova veshur me bikini) se pa e zgjat edhe pak muhabetin s'e kisha lënë. 

Kurrgjë-kurrgjë ju kisha tregu pse 'Cilido prej jush nëse do t'i kishte humbur një dele, do t'i kishte lënë 99 dele vetëm, për të shku me gjet delen që i ka humb'.

(Kosova Sot Online)