Pse i duhet Kosovës koalicioni LDK-VV

Pse i duhet Kosovës koalicioni LDK-VV
Pse i duhet Kosovës koalicioni LDK-VV

Adem Salihaj

  • 29 August 2019 - 20:43

Nje koalicion në mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Levizjes Vetëvendosje i duhet Kosoves per shumë arsye:

-Janë të vetmet parti që, së bashku, mund ti dalin përballë krimit dhe korrupsionit dhe ta mundin atë

-Janë të vetmet parti që ,së bashku mund ta bëjnë një shumicë shqiptare dhe të mos e përfillin fare Listën serbe -Janë të vetmet parti të pastra kombëtarisht dhe të pashantazhueshme, të cilat mund t'i mbrojnë interesat tona kombëtare në bisedimet e vështira me Serbinë

-Janë të vetmet parti që mund t'ia kthejnë shpresën rinisë së Kosovës për të mos e lëshuar vendin Asnjë kombinim tjetër i Lidhjes Demokratike të Kosovës apo i Vetëvendosjes me ndonji parti tjetër nuk mund të japë rezultate, sepse të gjitha partitë tjera janë të zhytura në krim, korrupsion dhe në shitje të interesave kombëtare.

Nuk mund të luftohet krimi i organizuar e as korrupsioni e hajnitë e pafund, nëse LDK apo VV bën koalicion me ndonjë parti të zhytur në krim e korrupsion. Një koalicion i tillë vetem do t'ia zgjaste jetën krimit, korrupsionit, hajnive dhe humbjes së shpresës.

Prandaj, ftoj liderët e LDK-së dhe VV, që ta analizojne me urti situatën dhe ta marrin vendimin e duhur. Ka mjaft pozita të rëndësishme shteti i Kosovës për secilin që deshiron t'i kryej ato me nder. Më e rëndësishëm është Kosova se sa intetesat e liderëve dhe të partive politike.

(Kosova Sot Online)