Diplomati i shquar amerikan, Richard Holbrooke më objektiv se Ismail Kadare

Diplomati i shquar amerikan, Richard Holbrooke më objektiv se Ismail Kadare
Diplomati i shquar amerikan, Richard Holbrooke më objektiv se Ismail Kadare

Mehdi Hyseni

  • 30 August 2019 - 18:48

Barometri diplomatik

Sepse Richard Holbrooke me plot të drejtë ka kritikuar bashkësinë ndërkombëtare për zvarritjen disavjeçare të mosnjohjes së Republikës së Kosovës në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe me Kartën e Kombeve të Bashkuara (të cilën gjë po e zvarrit edhe sot Këshilli i Sigurimit (2019).

Mirëpo, kjo zvarritje është në favorin e Serbisë kolonialiste gjenocidale, në shpërputhje flagrante me parimet dhe me normat e së drejtës ndërkombëtare dhe me parimet dhe me objektivat e Kartës së Kombeve të Bashkuara, edhe pse Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë së OKB-së në Hagë, më 22 korrik 2010 konstatoi se shpallja e pavarësisë së Republikës së Kosovës, është bërë në mënyrë të ligjshme në përputhje të plotë me parimet dhe me normat e së drejtës ndërkombëtare. Këtë e pohoi edhe kryetari i GJND-së së OKB-së në Hagë, Hisashi Ovada se:”Gjykata konsideron se e drejta ndërkombëtare e përgjithshme nuk përmban ndalesë të zbatueshme për deklaratn e pavarësisë së Kosovës.

Gjykata, rrjedhimisht, ka gjetur se Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit nuk i ndalon autorët e Deklaratës së Pavarësisë së 17 shkurtit, 2008, nga shpallja e deklaratës së pavarësië nga Republika e Serbisë. Prandaj, Deklarata e Pavarësisë nuk paraqet shkelje të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit” (GJND: Pavarësia e Kosovës legjitime ).

GJND: Pavarësia e Kosovës legjitime

Presidenti i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, Hisashi Ovada, tha se gjykata konsideron se e drejta ...

Kritikën e qëlluar realiste dhe objektive të Richard Holbooke-ut, të bërë që në vitin 2004 në adresën e bashkësisë ndërkombëtare për mosnjohjen me kohë të pavarësisë së Kosovës, nuk e demantuan as vitet e pëpastajme (2004-2019), sepse ende OKB-ja nuk po e njeh pavarësinë e Kosovës, edhe pse e drejta ndërkombëtare, Karata e OKB-së dhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë mbështetin bazën ligjore juridike ndërkombëtare të Deklaratës së Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës (17 shkurt 2008).

Sikur OKB-ja ta kishte njohur pavarësinë e Kosovës para vitit 2004, mirëfilli se nuk do të ndodhnin kurrfarë trazirash më 17 dhe 18 mars të atij viti.

Mbase shpërthimin e trazirave në Kosovë, më 17 dhe 18 mars 2004, tanimë, i ndjeri Richard Holbrooke (ish-ambasador i SHBA-ve dhe i dërguar special për Ballkanin) e pati cilësuar me sens tejet objektiv dhe realist, duke nënvizuar se “Trazirat e fundit në Kosovë pasqyrojnë dështimin e politikës ndërkombëtare në Kosovë. Ngjarjet në Kosovë ishin të pashmangshme. (Balkanweb, më 20 mars 2004).

Mirëpo, ndryshe nga miku ynë i madh amerikan Richard Holbrooke, Ismail Kadare nga Parisi, në vend se atyre ngjarjeve t’u bënte një vlerësim objektiv, ai naivisht dhe padrejtësisht i anatemoi dhe i akuzoi shqiptarët e Kosovës, duke pohuar se “populli i Kosovës i bëri pabesinë më të madhe aleancës perëndimore” (2004)?!

Kjo farë “autokritike” patetike dhe vetëmohuese, të kujton këto vargje të dhembshme të elegjisë së Fan S.Nolit, kushtuar patritoit të madh shqiptar, Luigj Gurakuqi, i cili qe viktimë e atentatit terrorist politik të regjimit zogollist-esadist (1925):

“Nëno moj, mbaj zi për vëllanë,

me tre plumba na e vranë,

na e vranë, e na e shanë,

na i thanë trathëtor «

(Fan S.Noli)

Vërtet, koha kur janë thurur këto vargje patriotike është e largët pothuajse njëshekullore (1925). Mirëpo, rrethanat politiko-historike në të cilat ndodhet edhe sot kombi shqiptar nuk kanë pësuar metamorfozë radikale në favorin e vetëvendosjes dhe të pavarësisë së plotë të Shqipërisë Etnike, sepse edhe sot, në fund të dekadës së dytë të shekullit XXI, më se gjysma e kombit dhe e territorit indigjen shqiptar ka ngelur “peng” nën kthetrat e kolonializmit gjenocidal sllavo-bizantin ballkanik (2019).

Edhe sot, sikurse dikur gjatë shkeujve XIX dhe XX, fati i Shqipërisë Etnike ende ndodhet i hedhur në pazarin e diplomacisë tregtare, sipas formulave të vjetra dhe famëkeqia të fqive të mëdha të Evropës, më 1878 dhe 1912-1913, ku në saje të traktativave të saj, serbosllavët përfituan mbi 50% të territorit dhe të popullsisë etnike shqiptare, pa paguar asnjë lek si kundërshpërblim.

Mjerisht, ky fenomen është i pranishëm edhe sot, por në kuptim edhe më të gjerë, dhe më të “moderuar” sepse në kuadrin e tij po marrin pjesë edhe protagonistë të tjerë të bashkësisë ndërkombëtare, të cilët për hir të interesave komplementare të partnerizmit të tyre në shkallë evropiane dhe botërore(rajonale dhe globale), sheshit nuk janë duke i parë efektet negative të politikës ekspansioniste të kolonializmit serbosllav në kurriz të Kosovës, përkatësisht të Shqipërisë Etnike.

Pikërisht, kjo “realpolitikë” e strategjisë së njësuar gjeopolitike dhe gjeostrategjike evrondërkombëtare përbën esencën e hipokrizisë moralizuese të mbrojtjes së recidivave koloniale shekullore të Serbisë në Kosovë, dhe në përgjithësi në Shqipërinë Etnike.

Kjo, ligjërisht sipas së drejtës ndërkombëtare dhe Kartës së Kombeve të Bashkuara, nuk mund të justifikohet në asnjë mënyrë, sepse vetëm kombit shqiptar në Ballkan (për hir të shtrirjes së sferës së interesave të njësuara të fuqive të mëdha evropiane) nuk i është njohur e drejta e vetëvendosjes dhe e pavarësisë, sikurse të gjithë popujve të tjerë në Ballkan dhe në Evropë.

Ky është shkaktari kryesor pse Ballkani edhe më tutje, do të jetojë nën ethe të destabilizimit dhe të pasigurisë, përderisa të mos zgjidhet në mënyrë të drejtë çështja koloniale shqiptare në Ballkan.

S’ka dyshim se anashkalimi i kësaj çështjeje, do të passjell kriza të paparashikuara, amplituda e të cilave mund t’i rrezikojë drejt dhe tërthorazi jo vetëm interesat vitale shqiptare, por edhe interesat strategjike të aleatëve të tyre evroperëndimorë.

Një rrezik i këtillë mund të evitohet vetëm po qe se në mënyrë të ngutshme Kosovës i njihet e drejta e brendshme dhe e jashtme e vetëvendosjes dhe e pavarësisë së plotë nga Organizta e Kombeve të Bashkuara (OKB), e cila do të jetë çelësi kryesor drejt zgjidhjes graduale të problemit të gjysmës së Shqipërisë së koloniazuar. Çdo alternativë tjetër për zgjidhjen e statusit politik të Kosovës, do të jetë e gjykuar të pësojë disfatë katastrofike, sepse do të passjell shpërthimin e konflikteve të armatosura ndërmjet shqiptarëve dhe armiqve të tyre kolonialistë serbosllavë në kuadrin e të cilave është e pamundur, që të mos ndërlikohen edhe aleatët perëndimorë, sepse Ballkani ka pozitën e tillë gjeostrategjike, në të cilën historikisht janë gërshetuar dhe përthyerë interesat e sferës perëndimore dhe asaj lindore sllave me Rusinë në krye në disfavor të popullit dhe të territorit të Shqipërisë Etnike.

Prandaj, duke mbajtur parasysh këtë faktor kompleks, dhe me pasoja të rrezikshme të favorizimit të sferës së intersit serbosllav në trojet etnike shqiptare në Ballkan, del i qartë konkludimi se mbi këtë bazë nuk ka asnjë gjasë që në Kosovë të ndërtohet dhe të promovohet ( as në kuptimin afatshkurtër, as në atë afatgjatë) kurrfarë komponenti i koekzistencës multietnike serbo-shqiptare, sepse shkaktar kryesor është kolonializmi serbosllav, ku përderisa ai është i pranishëm si i tillë, nuk ka asnjë gjasë , që mbi bazamentin e tij, të ndërtohet kurrfarë pluralizmi, kurrfarë demokracie, as kurrfarë sigurie, as paqeje në Kosovë mbase të gjitha këto atribute të projekteve të agjendës evrondërkombëtare as teorikisht, as praktikisht nuk mund ta përjashtojnë në mënyrë paqësore kolonializimin serbosllav, të rrënjosur qe më se një shekull në Kosovë, përkatësisht në Shqipërinë Etnike.

Ky është vetëm një iluzion dhe utopi, që nuk përkon me kushtet dhe me rrethanat ekzistuese si në Kosovë, ashtu dhe në hapësirat e tjera të Shqipërisë Etnike, sepse pa flakjen definitive të kolonializmit serbosllav nga Kosova dhe nga territoret e tjera të Shqipërisë Etnike, do të dështojë çdo “formulë” demokratike dhe paqësore për Ballkanin, pavarësisht se kush e sponsoron dhe kush qëndron pas saj, serbo-rusët imperialistë; evrointegralistët; globokratët apo kozmopolitët e dështuar të politikës shqiptare. I gjithë spektri i këtyre faktorëve koheziv, duhet të mbajë parasysh faktin se kolonializmi serb-zjarrvënësi i Kosovës-Shqipërisë Etnike ende nuk është shuar, por vetëm përkohësisht është lokalizuar me njohjen e Kosovës nga ana e Amerikës dhe e aleatëve të saj evroperëndimorë (17 shkurt 2008).

Fatkeqësisht, këtë konstatim tonin e provuan edhe trazirat e revoltës gjithshqiptare në Kosovë, më 17 dhe 18 mars 2004, me ç’rast gjetën vdekjen mbi 30 veta, dhe me qindra të tjerë u plagosën, si pasojë e përdorimit të forcës së ndërsjellë të mbikëqyrësve të rendit dhe të qetësisë publike (KFOR dhe UNMIK) dhe të masave revoltuese shqiptare. Prandaj, shkaku kryesor pse erdhi deri te fërkimi mes forcave paqeruajtëse dhe shqiptarëve nuk ishte “pabesia” e shqiptarëve siç e vlerësuan këtë konfrontim disa kritikë të papërmbajtur nga diaspora shqiptare, por veprimi provokues permanent i politikës dhe i propagandës kolonialiste serbomadhe të Beogradit me në krye Kishën Ortodokëse Serbe.

Ndërkaq, vrasja e tre fëmijëve nga fshati Çabër e Mitrovicës, qe vetëm një shkëndi përflakëse, e cila përfshiu Mitrovicën dhe mbarë Kosovën në demonstratat gjithëpopullore (2004).

Me një fjalë shkaku dhe pasoja e trazirave të theksuara, ishte sundimi i egër i kolonilaizmit serb, përkatësisht ndërhyrja e vazhdueshme e Beogradit në çështje të brendshme të Kosovës, duke bojkotuar dhe shantazhuar administratën ndërkombëtare (UNMIK+KFOR), që nga instalimi i tyre në Kosovë, duke i shfrytëzuar nacionalshovinistët e regjur të pakicës serbe të tipit Oliver Ivanoviq, Rada Trajkoviq etj., dhe klerikët e Kishës Ortodokëse Serbe, me Artemije Radosavleviqin në krye, ia arriti qëllimit që t’i konfrontojë masat popullore shqiptare me aleancën evroperëndimore, përkatësisht me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë.

Për këtë “fërkim” të papritur, dhe në asnjë mënyrë të dëshiruar dhe të projektuar nga shqiptarët, por nga serbomëdhenjtë imperialistë, nuk mund të fajësohet, e aq më tepër, të quhet “i pabesë” populli shqiptar i Kosovës (ky ështe një vlerësim kuturu dhe i shprehur në afekt, që nuk mund të justifikohet në asnjë mënyrë, pavarësisht se nga cili “planet” demokratik a qytetërues ka penetruar në disa masmedia shqiptare), sepse kjo nuk është e vërtetë, ngaqë faktet flasin krejtësisht ndryshe në favor të mirënjohjes, të mirëbesimit, të miqësisë dhe të bashkëpunimit të ndërsjellë të shqiptarëve me bashkësinë ndërkombëtare brenda pesëvjeçari të administrimit ndërkombëtar paqësor të Kosovës(1999-2004).

Më saktë , në rastin konkret, nuk dështoi populli shqiptar i Kosovës, por politika e brishtë dhe e paqëndrueshme shqiptare, e cila nuk ka shënuar asnjë plus në avancimin e gjendjes politike, ekonomike dhe të përgjithshme në Kosovë, që nga vënia e saj nën jurisidiksionin ndërkombëtar të UNMIK-ut dhe të KFOR-it. Ky është faktori dytësor krahas politikës dhe propagandës subversive kolonialiste të Serbisë=Kishës Ortodokëse Serbe, që duhet të mbajë pjesën e vet të përgjegjësisë për gjithë atë çfarë ndodhi në Kosovë më 17 dhe 18 mars të vitit 2004.

Pra, thjesht, nëse dikush duhejt të jepte llogari për bilancin negativ të zhvillimit të ngjarjeve të vitit 2004 në Kosovë, përgjegjësinë morale dhe ligjore për këtë, duhej ta mbante “politika demokratike” provokuese kolonialiste e Beogradit dhe politika kozmopolite e dështuar zyrtare e Kosovës, e cila në vend se brenda atyre pesë viteve (1999-2004) ta paralizonte totalisht politikën dhe propagandën ndërhyrëse të Serbisë në Kosovë, kjo në forma të ndryshme koketuese , dhe të “pakontrolluara” (shembull konkret, zbatimi i më se 53 ligjeve të regjimit racist dhe gjenocidal të Serbisë së Slobodan Milosheviqit, si dhe gjysmëkorniza kushtetuese proserbe, e hartuar në Beogard dhe në Prishtinë për Kosovën) ra në grackën e projekteve dhe të sabotimeve nacionalshoviniste të agjenturave të nëndheshme dhe të agjendave serbomëdha antishqiptare dhe antindërkombëtare të Nebojsha Çoviqit, të Vladan Batiqit dhe të peshkopit famëkeq, Artemije Radosavleviqit etj.) të cilat në fund i “kurorëzoi” me fillimin e negociatave serbo-shqiptare të “standardeve tekniko-ekonomike” për Kosovën.

Këtë nonsens të politikës së paekuilibruar të Prishtinës zyrtare, e kapitalizoi Beogradi, sepse, ndër të tjera, duke shfrytëzuar edhe këtë përparësi të kompromisit absurd me palën shqiptare, ia arriti, që t’i hedhë në Kosovë fshehurazi dhe haptazi të gjitha shërbimet e tij të zbulimit dhe të kundërbulimit (sekrete policore, militare dhe paramilitare), si dhe potencialin e konsiderueshëm të armatimeve (të depozituar nëpër kishat dhe manastiret serbe, si vende të sigurta për fshehjen e tyre), me ç’rast kjo ndikoi, që enklavat e pakicave serbe nën patronazhin e KOS-it, të formojnë organe dhe institucione ilegale dhe legale paralele shtetërore serbe në Kosovë pandan UNMIK-ut dhe qeverisë multietnike të Kosovës.

Populli shqiptar i Kosovës nuk është i pabesë, por “agallarët” dhe “baballarët” e tij aventurierë politikë

Fatkeqësisht, për shkak të sundimit të huaj mijëravjeçar, në tokat e Shqipërisë Etnike, popullin shqiptar e karakterizon një fenomen tejet tragjik dhe fatalist brendapërbrenda orgnizmit të tij, sepse si dikur gjatë historisë së tij, që nga periudha e ndritshme e Skënderbeut, ashtu edhe sot vuan nga recidivat virulentë të përçarjes, të spiunazhit, të tradhtisë, të pabesisë, të përbuzjes dhe të vetëmohimit. Këto veçori negative janë faktori vendimtar, që ka ndikuar, dhe mjerisht ende po ndikon në zvetërimin e ndërgjegjës dhe të psikologjisë kombëtare e politike, që Kosova dhe pjesët e tjera të Shqipërisë Etnike të kenë statusin kolonial serbosllav në Ballkan. Po të veprohej ndryshe, sipas mësimeve historike të Rilindjes Kombëtare Shqiptare(Vaso Pashë Shkodrani, Sami, Abdyl dhe Naim Frashëri, Gjergj Fishta, Fan S. Noli e shumë tejrë), Shqipëria Etnike qëmoti do të ishte e bashkuar, lirë, e pavarur nga të gjithë “agallarët” e saj kolonialistë serbosllavë.

Mirëpo, mjerisht, përderisa të sundojë logjika e ineteresave parciale e injorancës së latifundistëve dhe kolaboracionistëve shqiptarë, të cilët për shkak të biznisit të tyre lukrativ me Serbinë si gjatë okupimit, ashtu edhe pas mbarimit të luftës, realisht nuk mund të llogarisim se së shpejti do të kthjellohet gjendja politike dhe ekonomike në Kosovë. Pra, derisa të mbizotërojë kapitali dhe interesi i huaj serbosllav në Kosovë dhe në trevat e tjera të Shqipërisë Etnike, pavarësia e plotë e Kosovës (njohja nga OKB), do të jetë vetëm një “ëndërr e bukur” dhe e shkretë. Në atë moment, kur çdo lidhje ekonomike, tregtare dhe politike të ndërpriten me Serbinë kolonizatore, pavarësia e Kosovës është e sigurt dhe e pandalshme, pavarësisht nga rezervat, dyshimi, animozitetet dhe paradokset e diplomacisë evrondërkombëtare ndaj saj.

Konkretisht, pa eliminimin dhe shpronësimin e ligjshëm të armiqve të brendshëm (mafiozëve dhe tuxharëve, të cilët janë pasuruar në rrugë ilegale, duke shfrytëzuar djersën dhe gjakun e derdhur të shqiptarëve liridashës), të cilët janë lidhur si mishi me kockën me Serbinë, nuk mund të pritet asnjë sukses pozitiv në avancimin e statusit politik të Kosovës (njohjes nga OKB-ja).

Në këtë drejtim, do të duhej të zhvilloheshin ngjarjet e fundit në Kosovë, e jo të vinte në shprehje konfrontimi direkt me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare, si dhe me djegien e pasurisë së tyre materiale.

-Nuk kanë qenë fajtore veturat e UNMIK-ut, as ato të KFOR-it për gjendjen e padurueshme në Kosovë, por politika miope dhe mafioze e aliazhuar me inetersin personal e grupor të kontrabandistëve proserbë, të cilët në emër të “çlirimit dhe të demokratizimit” të Kosovës, kursesi nuk po mund të shkëputen nga “dashuria romantike” e allisheverisheve tregtare me Serbinë kolonizuese. Pa zhdukjen e këtij fenomeni shemtues, është iluzore të luftohet përfundimisht sundimi kolonialist serbomadh nga Kosova dhe nga trojet e tjera të Shqipërisë Etnike.

Prandaj, nëse domosdo është dashur, që të vihet te një gjendje e tillë demonstruese në përmasa gjithëpopullore, atëherë e logjikshme dhe e pritshme ka qenë që në radhë të parë të digjeshin veturat dhe pasuria jolegale e agjentëve dhe e agjenturave kollaboracioniste shqiptare të Serbisë, të cilët qe pothuajse pesë vjet rresht janë infilturar në kokën dhe në zemrën e “politikës së lartë” të Kosovës, dhe po manipulojnë “si maca me miun” me fatin e saj, duke e shfrytëzuar popullin në format më të egra, më brutale dhe më poshtëruese, vetëm për t’i përmbushur ineteresat e tyre personale, që janë në funksion të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë të interesave dhe objektivave prioritare të politikës strategjike të Serbisë për nënshtrimin e mëtjemë të Kosovës shqiptare nën sundimin kolonial dhe imperialist serbomadh. Vërtet, në këtë rast është bërë gabim, por jo nga ana e popullit shqiptar të Kosovës, por nga politika drejtuese e tij, e cila për shkak të dobësive të saj të shumta, nuk ka qenë në gjendje, që të kontrollojë situatën e krijuar, sepse nuk ka qenë e pranishme me kohë gju më gju me popullin, ku me instruksionet e saj, pa dyshim do të ndihmonte në tejkalimin e krizës së provokuar nga ana e propagandës dhe e veprimeve vandaliste të agjitatorëve të KOS-it-bandave paramilitare serbe, të cilat në Çabrën e Mitrovicës u ndërlikuan në vrasjen makabër të tre fëmijëve të mitur shqiptarë në lumin Ibër.

Pra, me gjakftohtësi, në mënyrë të ekuilibruar, pa frustracione, pa anësi, pa oportunizëm, pa moralizime nga “brigjet e fildishta” të disa pretenduesve, të cilët po hiqen si “baballarë” ( që edhe në këtë rast të trazirave në Kosovë, e dëshmuan veten e tyre më tepër si “agallarë” të njëanshëm dhe të paprekshëm, e me të drejta ekskluzive ndaj monpolit të çështjes së Kosovës, përkatësisht të Shqipërisë Etnike) e jo, kursesi në rolin e “baballarëve” të urtë, demokratë dhe vizionarë të ardhmërisë së ndritshme të Kosovës, si dhe të gjithë të kombit shqiptar, duhet të hidhet dritë mbi zhvillimin e trazirave në Kosovë, më 17, 18 mars 2004, e jo ta kritikonin pa lidhje, dhe në mënyrë tejet subjektive popullin shqiptar të Kosovës, vetëm që t’ua bënin qejfin të gjithë armiqve të huaj pa dallim, në “stilin” e thënies fataliste popullore “për inati të resë, le të më vdes djali”.

-Jo, jo zotërinj “baballarë”, kjo është e tepërt, dhe e papranueshme në çdo aspekt (pavarësisht nga dhimbja dhe frika, për pasojat, që mund të na presin nesër a pasnesër), sepse ne nuk mund të jemi më të dijshëm dhe më largpamës se i gjithë populli shqiptar i Kosovës, i cili gjatë gjithë historisë së derisotme të tij, ai e ka ditur dhe, tani pa dyshim se e di më së miri, se ku i dhemb, dhe se ç’ është më e vlefshme dhe më e favorshme për të, e jo ne “nomadët”, të cilët kemi marrë botën në sy, e së largu, duke ndenjur “duarkryq” apo si thotë populli, duke “bërë sehir”, po pretendojmë t’i mbajmë “leksione edukative” se si duhet të jetë skofjar dhe mirënjohës ndaj miqëve të rinj. Jam plotësisht dakord se duhet të jemi mirënjohës, dhe, se populli shqiptar i Kosovës me krenari dhe me ndërgjegjën më të lartë njerëzore dhe miqësore i është mirënjohës Aleancës Perëndimore, (në veçanti SHBA-së, e cila i ka meritat më të mëdha për shpëtimin e shqiptarëve dhe të Kosovës nga hollokausti i regjimit fashist të Slobodan Milosheviqit) e ka çmuar lart gjithë kontributin e aleatëve tanë perëndimorë, që e dhanë për çlirimin e Kosovës nga regjimi gjenocidal çetniko-fashist i Serbisë së Milosheviqit.

Këtë askush nuk e ka mohuar, e as që mund ta mohojë ndokush, pavarësisht nga qëllimi apo interesat e politikës ditore, sepse faktet flasin vetë. Këtë të vërtetë, tanimë e ka mësuar tërë bota, përpos armiqve të përbetuar të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike. Mirëpo, nuk mund të pajtohem kursesi me kualifikimin e papeshuar e Ismail Kadares se gjoja “populli i Kosovës i bëri pabesinë më të madhe aleancës perëndimore” (2004).

Kjo është një akuzë e pakripë dhe, krejtësisht e paqëndrueshme, sepse në asnjë segment të saj nuk përkon me realitetin e ri në Kosovë. Për më tepër, ky denoncim në formë psherëtime, të dhimbjes politike, dhe të veprimit patetik të perceptuar keq, është pothuajse në “valë të njëjta” me tezën e politikës dhe të propagandës luftarake shpifëse të Serbisë, përkatësisht të paranojës kolektive serbe, me të cilën “pushteti demokratik”= Kisha Ortodokëse Serbe, qe 20 vjet rresht i akuzon shqiptarët se “janë aleatë të panatyrshëm të perëndimit, duke i quajtur dinakë, vandalë, të paqytetëruar, pa tradita demokratike,të cilët nuk dinë të udhëheqin kurrfarë shteti, dhe janë faktori kryesor i destabilkizimit të Ballkanit”.

Në të vërtetë, të gjitha këto akuza dhe anatema vulgare dhe të paqëndrueshme në adresë të shqiptarëve të Kosovës, dhe më gjerë, nuk kanë të bëjnë me virtytin ose me traditën shqiptare (qoftë njerëzore, politike, historike a kombëtare), por përbëjnë thelbin e nocionit politik të racizmit dhe të fashizmit serbomadh, të ngulitur me dhunë, me pastrime etnike, me gjenocid, dhe me luftëra të përgjakshme ekspansioniste në truallin etnik shqiptar në Ballkan.

Po qe se, vërtet, duam t’i qasemi sinqerisht, me objketivitet dhe në mënyrë të peshuar gjithanshmërisht kësaj “teme të nxehtë” politike, kombëtare dhe ndërkombëtare të Kosovës, atëherë, assesi nuk mund t’i bishtnojmë përgjegjësisë personale, profesionale, etike, politike dhe kombëtare, sepse edhe diaspora shqiptare është pjesë e pandashme e Kosovës, përkatësisht e Shqipërisë Etnike.

Prandaj, edhe intelektualët e diasporës shqiptare me t’u qasur temave të këtilla jetike me karakter historik gjithëkombëtar shqiptar, duhet të tregohen tejet të matur dhe parimorë, duke pasqyruar në radhë të parë etikën e ndërgjegjës njerëzore dhe të përgjegjësisë politike e kombëtare, si dhe etikën profesionale (sepse pa profesionalizëm nuk ka etikë, dhe pa etikë nuk ka profesionalizëm). Në këtë kontekst, kur shkruhet dhe flitet për temat e këtilla, sidoms kur është fjala për drejtimin e kritikave vehemente dhe me “sy autokritik” negativ në adresë të së veçantes a të përgjitshmes, (me keqardhje, duhet të pranojmë gabimin, përkatësisht prepotencën) ne intelektualët nga diaspora këto i bëjmë, pothuajse gjithmonë në vetën e tretë (njëjës dhe shumës) të mënyrave dhe të kohëve të ndryshme të foljes së “gramatikës politike” të sotme.

Një fenomen i këtillë absurd, duhet të flaket nga përdorimi, sepse në thelb priret, që të tjerëve t’ua qepë përgjegjësinë dhe fajin, në mënyrë që ta amnistojë dhe tjetërsojë veten e parë, (me vetëdije apo pa vetëdije) si “tepricë teknologjike” apo e huaj. Arsyeja themelore pse ne, duhet t’i shmangemi këtij të ashtuquajtur “lapsus calamis”, është kjo: pavarësisht nga “huqet” dhe sukseset e politikës kombëtare shqiptare në Shqipërinë Etnike (Kosovë, Tiranë, Tetovë, Preshevë, Tuz, Ulqin etj. në këtë 30-vjeçarin e fundit të shekullit XX dhe XXI), edhe ne inlektualët nga diaspora shqiptare (jo duhet të ndajmë), por e ndajmë të njëjtën përgjegjësi morale, politike, profesionale dhe kombëtare, apo ndonjë meritë a a rezultat konkret pozitiv në kuptimin e interesit të përgjithshëm kombëtar(qoftë drejtpërdrejt, qoftë tërthorazi), sepse jemi pjesë e pashkëputshme e Kosovës, përkatësisht e Shqipërisë Etnike.

Me një fjalë, pavarësisht nga tendenca e frikës dhe filozofia sepkuluese e mbrojtjes së interersit personal, që të “humbin fshisën dhe lopatën” nga padronët e brendshëm apo të jashtëm, si dhe të humbasim përgjithmonë robërinë kolonialste shekullore sllave, edhe ne intelektualët e diasporës shqiptare në mbarë botën, e gëzojmë të drejtën e shprehjes së lirë të mendimit, dhe të fjalës sonë të shkruar (sepse kjo është abetarja e demokracisë në teori dhe në praktikë) në shfaqjen e sugjerimeve dhe të kritikave për rrethanat dhe për problemet e ndryshme me të cilat është duke u ballafaquar kombi shqiptar si brenda në Kosovë, në Tiranë, përkatësisht në Shqipërinë Etnike, ashtu edhe në mbarë diasporën shqiptare në tërë botën.

Mirëpo, të gjitha këto, duhet të bëhen në mënyrë objektive dhe me argumente të bazueshme për problemet e trajtuara qoftë politike, ekonomike a kombëtare etj. Për mendimin tim kjo nuk është fare e diskutueshme, por e diskutueshme dhe e papranueshme është depërtimi dhe “përqafimi” blanko i fenomenologjisë së negativizmave, që është bërë një nga “fabrikat” më të pashteruara të kritikave të egra dhe diletnate (imorale, apolitike dhe antikombëtare) dhe e vlerësimeve shabllonizuese të paekuilibruara (të çifligarëve të dikurshëm dhe të sotshëm me “pasurinë” e tyre ekonomike dhe tregtare, me prejardhje të konrabandës serbosllave apo të grupeve të caktuara të interesit politik antikombëtar) ndaj problemeve ekzistuese të kombit shqiptar si brenda, ashtu edhe jashtë atdheut.

Thënë troç, pozicionet tanimë janë krejtësisht të qarta për të gjithë ata të cilët ende janë “me dy mendje”, se nuk mund të ketë edhe liri, edhe robëri me Serbinë?!

Kjo dihotomi e çoroditur, me çdo kusht, duhet të operohet nga teoria dhe praktika e deritashme e bartësve të çdo ideologjie a politike shqiptare (qoftë në shkallë vertikale a horizontale) si në Kosovë, ashtu edhe në tërë Shqipërinë Etnike.

Për të mos krijuar dilema, keqkuptime dhe panik të panevojshëm në opinionin publik vendor dhe në atë ndërkombëtar, duhet të ritheksojmë si më sipër, se zhvillimi i ngjarjeve të politike fundit në Kosovë ( 17 dhe 18 mars 2004) shkak dhe pasojë kishte këta tre faktorë thelbësorë: (1) Terrorizmin kolonial serbomadh; (2) Politikën dështuese zyrtare shqiptare të Kosovës dhe (3) Vonesën e diplomacisë së bashkësisë ndërkombëtare, e jo kursesi “pabesinë” e popullit shqiptar të Kosovës ndaj aleatëve perëndimorë siç pati deklaruar në “afekt” Ismail Kadare nga Parisi, se “populli i Kosovës i bëri pabesinë më të madhe aleancës perëndimore” (2004)?!

“Buldozeri” i diplomacisë amerikane Richard Holbrooke e pati vlerësuar drejt shpërthimin e trazirave në Kosovë (mars 2004)

-Vetëm pasqyrimi i argumentuar dhe objektiv i veprimit dhe i koherencës së tërësisë organike të këtyre tre faktorëve, mund të ndikojë pozitivisht në evitimin e interpretimit të ngushtë dhe sofistikues të trazirave politike në Kosovë (17 dhe 18 mars 2004). Lidhur me pikëpamjet dhe me qëndrimin e deritashëm të bashkësisë ndërkombëtare ndaj çështjes së Kosovës, si dhe me shfaqjen e e trazirave të theksuara në Kosovë, Richard Holbrooke (ish-ambasador i administartës së presidentit Bill Klinton, dhe i dërguar special për Ballkanin), deklaroi: “Trazirat e fundit në Kosovë pasqyrojnë dështimin e politikës ndërkombëtare në Kosovë. Ngjarjet në Kosovë ishin të pashmangshme. (Balkanweb, 20 mars 2004).

Së fundi, për t’iu shmangur me sukses provokimit të terrorizmit kolonial serb, i cili është shkaktari, pasoja dhe gjeneratori kryesor i të gjitha të këqiave dhe i vatrave të krizave si në Kosovë, ashtu edhe në mbarë hapësirat e tjera të Shqipërisë Etnike, politika zyrtare e Kosovës dhe ajo e bashkësisë ndërkombëtare (OKB-ja, SHBA-ja, NATO-ja dhe BE-ja) ), pa vonuar, duhet të ndërmarrin hapa të rinj dhe vendimtarë në përshpejtimin e zgjidhjes së drejtë të statusit përfundimtar të Kosovës. Në këtë kontekst, të gjitha kushtet dhe rrethanat politike dhe ligjore janë plotësuar që Kosovës t’i njihet e drejta e vetëvendosjes si shtet i pavarur dhe sovran.

Për artikulimin e këtij objektivi të pashmangshëm, politika dhe institucionaet përkatëse të Qeverisë së Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me OKB-në dhe me SHBA-në, BE-në dhe NATO-n, nevojitet që sa më parë të jetë e mundur, të organizojnë shpalljen e Referendumit, ku populli shqiptar i Kosovës në mënyrë të ligjshme dhe demokratike, do të deklarojë vullnetin e tij për shtet sovran dhe të pavarur.

Ndryshe, të gjitha kalkulimet e tejra zvarritëse të shtyrjes për më vonë të njohjes së Kosovës nga OKB-ja, ashtu siç është duke kërkuar, propaganduar, lobuar dhe dirigjuar strategjia dhe taktika e politikës dhe e diplomacisë së regjimit serbomadh të Serbisë me trojkën e tanishme, Aleksandar Vuçiq (president), Ivica Daçiq (ministër i Jashtëm) dhe Ana Bërnabiq (kryeminstre) në krye, ekziston rreziku që të passjellin trazira dhe konflikte të reja në Kosovë.

(Kosova Sot Online)