Një letër LDK-së

Një letër LDK-së
Një letër LDK-së

Rexhep Shahu

  • 30 August 2019 - 20:55

Kosovën nuk e udhëheqin individët që fitojnë më shumë vota por forcat politike, partitë politike që fitojnë më shumë vota në zgjedhje. Partia fituese mund të emërojë kryeminister cilindo dhe jo detyrimisht atë që merr më shumë vota. Ai që merr më shumë vota të bëhet kryetar i grupit parlamentar, por askush nuk merr vota jahte partisë politike ku aderon. Nëse do të zgjidhej presidenti nga populli le të garojë Albini.

Kosovën as nuk e udhëheqin pakicat, as mbushësit e plotësuesit e koalucioneve, në kushte normale, po flas, se në kushte anormale e imorale politike, edhe një deputet i vetëm i ndonjë partie të vogël qe i vlen vota të kushtëzon për më ta marrë zv kryeministrin siç ka ndodhe ne Kosove. Këmbëngulja e Albinit për të qenë kryeminister u shpalos si këmbëngulje për pushtet personal, dhe ra gjetja se duhet largu ky pushtet e u shpalos ik ti te vij unë me çdo kusht. Por edhe nëse do të delte VV parti e parë me vota në Kosovë e jo Albini individ i parë me vota, ai nuk duhet të bëhet kryeminister i Kosovës.

Albin Kurti nuk është i lirë ti vere kufirin të thana Serbisë, ti veje kushte e t'ia heqë petkat e viktimës.Të bëjë radikalin e të pabindurin si Ramush Haradinaj që nuk iu nënshtrua Thaçit dhe Edi Rames as në Berlin. S'është i lirë te ndaloje islamizmat radikale në Kosovë se i japin edhe vota e pushtet veç xhamiave. S'është i lirë të fshijë enverizmin dhe luan me enveristet e kukullat marksiste. Kundër pushtetit të së djathtës ai ngre edhe të vdekurit në protesta, kundër pushtetit të të majtëve nuk bën asnjë protestë. Ne mos Albini vetë, njerëz pranë tij janë më shumë për me e ndihmue PDK e "çlirimtareve" me ndenjt në pushtet për shkak të rrënjëve që ka fute kudo si kanceri e haterave që kanë bere se sa me ndihmue e me lidhë aleancë me "titistat" e LDK. Ende i dhemb krahu ambasadores amerikane në Prishtinë nga protestat e Albinit... Për këto Albini s'duhet të jetë kryeminister por VV duhet të jetë në pushtet me frymën e saj, duhet të ketë shumë pushtet ekzekutiv, ministra, drejtues të lartë institucionesh pasi në VV ka shumë djem e vajza të reja që nuk do të lejonin kurrë më të poshtrohej Kosova, të poshtroheshin prindërit e tyre nga serbët, të shaheshin prindërit e tyre nga serbët. Isa Mustafa e LDK nuk mund ta përdorin nesër pretekst se vallahi na fiku Albini se na i fitojshim zgjedhjet.

LDK në të cilën ka edhe eufori edhe frikë bashkë, nuk i mjaftojnë eksponentët aktive e rioshe të saj, ajo duhet të shtrijë dorën e pajtimit e kërkim ndjesës e të therrase autoritetet morale të Kosovës, te cilëve u duhet sqaruar se LDK nuk është çeta i Isa Mustafes, por LDK është shpresa që mund ta shpëtojë Kosovën nga Serbia, nga copëtimi, nga krimi, nga shprazja, nga radikalizmat islame, nga tërheqjet e njohjeve të saj. Nëse PDK gjen e nxjerr në tribuna për idhuj me u ndjeke këngëtare me bythe të medha, LDK parti e mendjes, le të ftojë në tribuna shkrimtarë që flasin me prani dhe s'kanë bythe me tundë e më shite. LDK nuk bën ta udhëheqin të majtët në pushtet siç ndodhi kur ishte ne pushtet me Thaçin.

(Kosova Sot Online)